Material i përkthyer nga: Eneada Stavri
Burimi: Dr. Joseph Mercola
Patatja: Zhardhoku i artë
Emri shkencor: Solanum
tuberosum
Qoftë pure, e pjekur në
furrë, e zier, e gatuar në avull ose e skuqur, patatja është një ushqim bazik
në të gjithë botën. Ky zhardhok i rrënjës është pjesëtar i familjes së Solanaceae,
tek e cila bëjnë pjesë edhe perime si patëllxhani, specat dhe domatet. Nëse
lihet të rritet plotësisht, bima e patates mund të prodhojë një fryt që nuk
hahet dhe që ngjan me domaten.
Patatja e ka origjinën nga
Amerika e Jugut, veçanërisht në zonën malore të Andeve. U sollën në Evropë nga
eksploruesit spanjollë në shek. XVI. Në
shumë udhëtime të tyre, spanjollët përdornin pataten si burim të vitaminës C për
të luftuar skorbutin (një sëmundje e cila krijohet kur në trup nuk ka mjaftueshëm
vitaminë C). Në ditët e sotme, kjo bimë kultivohet në të gjithë botën dhe është
kultivimi i katërt më i madh i botës, me shtetin e Idaho-s si prodhuesit më të mëdhenj.
Ka rreth 100 lloje patatesh, secila që ndryshon në formë, madhësi, ngjyrë, shije dhe përbërje/vlera ushqyese. Tipat më të njohur kanë lëkurën ngjyrë të bardhë/verdhë dhe ngjyrë të kuqe ose rozë.
Patatet e zakonshme ndryshojnë
nga patatet e ëmbla, pavarësisht ngjashmërive të mëdha. Patatet e ëmbla mund të jenë në disa ngjyra,
duke përfshirë ngjyrë kremi, të verdha, portokalli, rozë dhe të purpurta. Nga
ana tjetër, patatet e zakonshme kanë tul ngjyrë të verdhë të zbehtë ose të
bardhë me lëkura ngjyrë kafe, të kuqe ose të verdhë.
Profilet e vlerave ushqyese
të tyre ndryshojnë gjithashtu nga njëra-tjetra. Patatet normale janë të pasura
me amidon, ndërsa patatet e ëmbla kanë një sasi të madhe fibrash. Shumë e
konsiderojnë pataten e ëmbël si alternativën më të shëndetshme, meqë ka nivele
më të larta të vlerave ushqyese si vitaminat A dhe C.
Disa varietete patatesh, veçanërisht
nëse janë të skuqura, janë si një “mallkim” për shëndetin. Megjithatë, sasitë e
moderuara dhe mënyrat e shëndetshme të gatimit mund të maksimizojnë përfitimet
e tyre. Për më tepër, patatja e zakonshme gatuhet në shumë mënyra në kuzhinë
dhe janë shumë ekonomike, me çmim të leverdishëm.
Përfitimet shëndetësore nga patatja
Në ditët e sotme, patatet
shiten dhe konsumohen zakonisht në formën e patateve të skuqura me shumë yndyrë
ose patate të prera shumë hollë dhe të pjekura në furrë (patatinat). Këto
produkte të përpunuara industrialisht janë një burim i yndyrnave të
pashëndetshme të njohura si yndyrna trans, i përbërësve të tjerë të përpunuar
dhe konservantët kimikë (janë lëndë kimike që u shtohen ushqimeve të përpunuara
për t’u përmirësuar shijen dhe cilësinë, si edhe për të shtuar jetëgjatësinë e
tyre). Konsumimi i tepërt i patateve të përpunuara mund të çojë në një sërë
sëmundjesh dhe problemesh shëndetësore, si mbipesha, probleme me zemrën, përfshi
dhe kancerin.
Duke hequr vajin dhe
yndyrnat e pashëndetshme, patatet kanë nivele të ulëta kalorish dhe kanë në
përbërjen e tyre fibra dhe disa vlera ushqyese. Në sasi të ekuilibruara, mund
të ofrojnë një farë mbrojtjeje ndaj kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Lëkurat e patateve janë një burim fibrash të tretshme dhe të patretshme, dhe
kjo mund të ndihmojë në parandalimin e kapsllëkut dhe uljen e kolesterolit të
dëmshëm (LDL). Fibrat e patates mund të ndihmojnë në tretjen dhe përthithjen e
sheqernave të thjeshta.
Patatet janë një burim i
bollshëm vitaminash të kompleksit B, veçanërisht të vitaminës B6 ose
piridoxina, tiamina, niacina, acidi pantotenik dhe acidi folik. Gjithashtu është një burim i
mineraleve si mangani, fosfori, bakri, kaliumi, magnezi, dhe hekuri.
Fitonutrientët me efekte
antioksidante, të tilla si flavonoidet,
karotenoidet dhe acidi kafeik, gjithashtu mund të gjenden te patatet. Patatet e
kuqe dhe rozë kanë përqendrime të mjaftueshme të vitaminës A, si karoteni dhe
zeaxantina.
Tabela e vlerave
ushqyese të patates Sasia: 299
gramë patate
Karbohidrate
|
64 gr
|
Natrium
|
21 mg
|
Fibra të tretshme
|
6 gr
|
Proteina
|
6 gr
|
Sheqer
|
4 gr
|
Studimet mbi pataten
Një studim i realizuar nga
shkencëtarë të Institutit të Hetimit të Ushqimeve zbuloi se patatet ofrojnë përbërës të quajtur kukoamine, që
ndihmojnë në uljen e presionit arterial. Më parë, kjo besohej e gjendej vetëm
te një bimë ekzotike kineze e quajtur Lycium chinense, që përdoret në
infuzionet kineze të mjekësisë popullore. Kërkuesit e kësaj fushe treguan se si
patatja ashtu edhe Lycium chinense i përkasin së njëjtës familje bimësh, dhe po
këta përbërës me veti pozitive për shëndetin u gjendën edhe te domatet.
Receta të shëndetshme me
patate: Frittata me kërpudha dhe brokoli
Përbërësit:
6 vezë
2 filxhanë brokoli ose
lulelakër, të ziera në avull dhe të grira
4 patate mesatare, të ziera
në avull dhe të grira
1 qepë e vogël, e grirë
6 kërpudha mesatare, të
prera në feta
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 filxhan djathë i grirë (sipas
zgjedhjes suaj)
Përgatitja:
Zieni në avull patatet dhe
brokolin / lulelakrën. Lërini mënjanë.
Skuqni për pak minuta dhe
me pak vaj qepët dhe kërpudhat. Lërini mënjanë.
Rrihni vezët dhe përziejini
mirë në një tas të madh me patatet, brokolin, qepën dhe kërpudhat. Hidhini në
një tigan skuqjeje.
Gatuajini në zjarr të ulët
– mesatar për 15 minuta derisa frittata të jetë gati, por pak e qullët në mes.
Hidhni sipër djathin e
grirë dhe vendoseni grilën e sobës derisa djathi të marrë ngjyrë kafe të lehtë.
Lëreni të ftohet pak dhe shërbejeni.
Patatet e ziera në avull
dhe të pjekura në furrë (me gjithë lëkurë), janë varjantet më të shëndetshme.
Një patate e pjekur çliron 22 loj amino acidesh esenciale për shëndetin tonë, por këtë fakt nuk e përmend askush.
Një patate e pjekur çliron 22 loj amino acidesh esenciale për shëndetin tonë, por këtë fakt nuk e përmend askush.
Të dhëna të tjera interesante për pataten
Duke u kthyer pas në fundin
e viteve 1800, patatet ishin aq të vlefshme sa edhe vetë ari për shkak se
përmbanin vitaminën C. Megjithatë, gjatë viteve 1500, eksploruesit spanjollë
nuk arritën ta mësonin këtë dhe u përqendruan në kërkimin e arit dhe argjendit
kur arritën në Amerikën Jugore. Patatet u përdorën si racione bazike për
pushtesit, dhe si ushqim për bagëtinë. Në 1899, gjatë “etheve të gjetjes së
arit” minatorët filluan të vinin re vlerën ushqyese të patates dhe i
shkëmbyen arin për t’i blerë ato.
Në tetor 1995, patatja e
bardhë u shndërrua në bimën e parë të kultivuar jashtë hapësirës tokësore. Ky
ishte një projekt i NASA dhe i Universitetit të Wisconsin, Madison. Invetiguesit
gjetën teknologjinë për të ushqyer
astronautët nëpër udhëtimet e tyre të gjata në hapësirë, me shpresën se do ta
bëjë këtë gjë edhe me kolonitë hapsinore të së ardhmes.
Përmbledhje
Në kohën e pushtuesve spanjollë, patatet ishin të
preferuara për vlerat e tyre ushqyese, për mënyrat e shumta të përgatitjes në
kuzhinë dhe për çmimin e ulët të tyre.
Këta zhardhokë vijnë nga një varietet formash, madhësish,
ngjyrash dhe shijesh.
Patatet janë të pasura me vitaminat A dhe C dhe vitaminat
e kompleksit B, si edhe disa lloje mineralesh. Disa varietete përfshijnë edhe
fitonutrientë që kanë veti antioksidante.
Edhe pse japin një sërë përfitimesh, patatet duhet të
konsumohen në sasi të moderuara, sepse janë të pasura me amidon.
Patatet e
përpunuara, si ato të skuqura dhe patatet e pjekura sipas mënyrës franceze, duhen
shmangur, meqë përmbajnë yndyrna jo të shëndetshme dhe përbërës sintetikë që
mund të dëmtojnë shëndetin tuaj.