Përgatitur nga: Bimë Mjekësore
Gjunjët janë gjymtyrët më të rëndësishëm në trupin tonë duke qenë se ato kanë për detyrë të mbështesin qëndrimin e trupit tonë si edhe të gjitha lëvizjet e këmbëve ndërsa ecim, vrapojmë apo qëndrojmë. Me kalimin e viteve ne pësojmë dëmtime të llojeve të ndryshme të cilat i dobësojnë gjunjët. Për më tepër, këto dëmtime i bëjnë ligamentet dhe tendinat e gjunjëve më pak fleksibël pasi edhe lubrifikimi i tyre pakësohet.
Edhe pse ky proçes është mëse normal, ne duhet të bëjmë çmos t'i mirëmbajmë dhe të rrisim fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Ne ju isgurojmë një recetë shumë efikase e cila përmban vlera të mëdha ushqyese dhe forcuese jo vetëm për gjunjët por për të gjithë trupin. Receta është e pasur me Vitaminë C, Magnez, të cilat do të ndryshojnë gjendjen e fizikut tuaj.
Receta:
- 1 filxhan (250 ml) ujë
- 7 gramë kanellë pluhur
- 2 filxhanë me copa ananasi të prera
- 1 filxhan me tërshërë
- 1 filxhan me lëng portokalli të sapo shtrydhur
- 40 gramë bajame të grira (të bluara)
- 40 gramë mjaltë organik