Çfarë është konkretisht "The 7 skin method" dhe pse duhet ta praktikojmë ?
Sekreti i femrave koreane për të trajtuar
fytyrën po sjell një ndryshim të madh në tregun kozmetik dhe po përhapet me
shpejtësi në perëndim dhe amerikë.
"The 7 skin method" është pikërisht teknika që konsiston në shtresëzimin e tonikut 7 herë rrjesht. Kjo teknikë po qarkullon shumë në këshillat e bukurisë dhe parashikohet të jetë vetëm në ngjitje.
Ta shtjellojmë pak më tej këtë metodë?
Pas pastrimit të kujdesshëm të lëkurës, duhet të aplikosh në fytyrë 7 herë
radhazi esencën e luleve në trajtë toniku dhe më pas të aplikosh kremin
hidratues. Pra shtresëzimi i tonikut duhet bërë pas pastrimit dhe para
hidratimit me krem.
Duket shumë e thjeshtë, po ku qëndron përfitimi i këtij sekreti?
Të aplikosh tonikun
7 herë duke e masazhuar lehtë fytyrën, lëkura do të përfitojë një hidratim të
jashtëzakonshëm. Nëse ne aplikojmë një shtresë të hollë të tonikut vetëm një
herë dhe direkt pas tij kremin, lëkura nuk do të përfitojë shumë prej tij pasi
një pjesë do të avullojë apo do të humbasë nga aplikimi i menjëhershëm i kremit.
Duke e aplikuar disa herë me përqëndrim dhe përkushtim të plotë, lëkura do të përthithi
dhe përfitojë sa më shumë që të jetë e mundur prej tij. Ajo do të jetë gjithashtu
edhe më e gatshme të pranojë kremin hidratues duke na dhuruar hidratimin dhe
shkëlqimin më perfekt që ekziston në një lëkurë të shëndetshme.
Dhe
ta bësh këtë gjë, është po aq e lehtë sa ç’duket kur e lexon.
Pasi pastroni makeupin, lani mirë e mirë me shkumë fytyrën. Më pas vendosni
tonikun e luleve duke e përhapur me një pambuk në fytyrë dhe qafë. Vazhdoni
duke aplikuar nga pak tonik me pëllëmbët e duarve nëpër fytyrë dhe qafë, me
goditje shumë të lehta si shuplaka, në mënyrë që të nxisni sa më mirë
qarkullimin e gjakut.
Nëse
përtoni ta aplikoni 7 herë që në fillim, atëherë mësohuni gradualisht duke
filluar me 2, 3, 4 e me radhë deri në 7.
Duke shkruar këtë artikull neve na pushtoi pak frika duke menduar se
sa e sigurt është të aplikosh 7 herë në fytyrë një produkt kështuqë kontaktuam
dermatologun Joshua Zeichner në New York, për një mendim të specializuar. Ai
tha pikërisht kështu: “Kjo metodë është plotësisht e sigurt për aq kohë sa
toniku nuk përmban alcohol dhe kimikate. Me një tonik të tillë lëkura do të
stresohej dhe acarohej jashtë mase shumë. Sekreti qëndron në zgjedhjen e një
toniku tërësisht natyral nga esenca e luleve dhe bimëve”.