Saturday, June 30, 2012

Si te kurojme djegien nga dielli

1. Beni dush ose banje te ftohte, evitoni sapunet e locionet e trupit se e acarojne me keq lekuren.

2. Eshte me mire te beni banje ne vaske pasi dushi ka shume presion dhe ajo gjithashtu e acaron me keq lekuren.

3. Mos perdroni peshqir per t'u thare, por prisni sa te thaheni vete.

4. Provoni te lyeni lekuren me leng domateje ose kastraveci, domatja permban aciditet por nuk acaron, ndihmon ne heqjen e skuqjes.

5. Hidhni sode buke ose uthull molle ne vasken e banjes. Nese nuk keni vaske, mbushni nje ene me uje (masa 1 uje + 1 uthull) dhe lyeni lekuren.

6. Provoni kajsite. Prisni ne copa te vogla 4-5 kajsi, perizeji ne mixer dhe aplikoje ne lekure. Mbaje 15 min. Eshte fantastike.

7. E bardha e vezes. Ndaje te verdhen nga e bardha, te bardhen perzieje mire ne mixer dhe lyej lekuren. Vish pizhamat dhe shko te flesh. Te nesermen bej nje dush, dhe do shohesh nje ndryshim te madh.

8. Vaj Esencial te Kamomilit, Livandos, Eukaliptit, Trendafilit, jane nje tjeter metode Fantastike. Aplikojini direkt ne lekuren e djegur, ose hollojeni vajin esencial me nje vaj natyral. Gjithashtu, disa pika te vajrave esenciale qe permendem, mund t'i hidhni ne vasken e banjes. Permiresimi i lekures do jete i pabesueshem.

9. Aplikoni xhel te Aloe Veras.

10. Provoni Vajin e Kokosit ose Shea butter. Jane nga qetesuesit me te mire.


No comments:

Post a Comment