Pastrimi i lëkurës në mënyrë të ëmbël dhe në të njëjtën kohë në thellësi të poreve të saj, bëhet nëpërmjet aplikimit të avullit.
Për të shmangur harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, ju mund t’i evitoni takimet me estetisten. Pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni dhe ju vetë në shtëpine tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë. Ky sistem mund të përdoret për të gjithë trupin. Kjo lloj teknike pastrimi është përdorur që në kohën e romakëve.
Të mirat primare janë: hapja dhe pastrimi i poreve, pakësimi i qelizave të vdekura, përmirësimi qarkullimin e gjakut, të lejon një pastërti në thellësi të lëkurës dhe është efikase për aknet dhe pikat e zeza. Avulli, përveç të tjerash ndihmon në aksionin e trajtimeve vijuese estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyrale përthithen më lehtë nga lëkura. Produktet eksfoliante (skrabet) dhe masazhi me vajrat apo kremin bimor, japin rrezultat më të mirë pasi është bërë avulli i fytyrës.
Avulli ndihmon edhe në lehtësimin e rrugëve të frymëmarrjes, gjendjet gripale, në lehtësimin e dhimbjeve të kokës e migrenës, qetësimin nervor dhe parandalimin e pagjumësisë.

Por si ta bëjmë avullin?
Për fytyrën mjafton ujë i ngrohtë, disa pika vaj esencial (ose bimë të thata) dhe një peshqir.
1. Mbushni një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë.
2. Hidhni brenda Bimë ose vajra esencialë sipas nevojës.
Bima e Livandos, e përshtatshme për çdo lloj lëkure, ka cilësi antibakteriale, antifungale, shërben për pikat e zeza dhe akne, gjithashtu shërben edhe si qetësues nervor dhe lehtësim të rrugëve të frymëmarrjes.
Lulet e Kalendulës dhe Kamomilit, të përshtatshme për lëkura delikate e të ndjeshme, kanë cilësi antibakteriale, kalendula në veçanti stimulon kolagjenin.
Sherebela shërben për pikat e zeza dhe lëkura mikse, shërben për të lehtësuar edhe dhimbjet kronike të kokës.
Rozmarina shërben për lëkurat e lodhura dhe për të stabilizuar lëkurat e yndyrshme.
Eukalipti shërben për të lehtësuar rrugët e frymëmarrjes, bllokimin e hundëve dhe gjendjet gripale etj.
Trumza (thymus) shërben për lëkura të acaruara.
Bari i bletës për qetësim nervor dhe qetësim të lëkurës. Nëse keni nevojë për qetësim nervor e gjumë të qetë, bëni avull para se të flini.
Bimët dhe vajrat esencialë gjithashtu shërbejnë edhe për rinimin, rigjenerimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ato rrisin elasticitetin dhe mirëqënien e saj. Duke u përthithur nga lëkura, vajrat esencialë ndikojnë në zbutjen e rudhave dhe lëmimin e lëkurës. Ajo merr një pamje të mëndafshtë dhe butësi të admirueshme.
Nëse jeni mbi 40 vjeç lëkura juaj quhet e pjekur (mature), dhe para se të bëni avull lyeni pak pjesët më delikate me vaj lajthie (zonën e syve, qafës, dhe anash buzëve).
Nëse përdorni Vajrat Esencialë të Livandos, Rozmarinës, Sherebelës, Eukaliptit, të
Kur fytyren e bejme me distilat livandoje nuk duhet ta shpelajme apo jo?
ReplyDeleteKur fytyren e bejme me distilat livandoje nuk duhet ta shpelajme apo jo?
ReplyDeleteJudiola, jo nuk eshte e nevojshme ta shpelash :)
ReplyDelete