Vetëmasazhi sipas teknikave kineze.
Përkthyer dhe përgatitur nga: Eneada Stavri
1) Pika e akupunturës “Dan Zhong” = Në mes të kraharorit
Emri në gjuhën
kineze: Dan Zhong
Emri në
anglisht: Chest Center
Qarkullimi i gjakut i sistemit kardiovaskular përqendrohet në këtë pikë. Më të ndjeshëm janë personat e prekur nga sëmundjet e zemrës të cilët do ndjejnë dhembje dhe bllokim në këtë zonë. Teoria e mjekësisë kineze thotë se kjo pikë lidhet ngushtë me humorin dhe ndjenjat tona. Në gjuhën kineze ky veprim bëhet për të lehtësuar tensionin shpirtëror dhe për të zhbllokuar energjinë jetësore “chi” në kraharor, kjo sipas teorisë Taoiste. Për këtë, çdo ditë, mund të bëhen 30-50 goditja të lehta.
2) Pika e
akupunturës “Yong Quan” = Meridiani i veshkave
Emri në gjuhën
kineze: Yongquan
Emri në
anglisht: Gushing Spring
Në dimër jo pak persona kanë problemin e këmbëve të ftohta gjë e cila
shpjegohet me qarkullimin jo të mirë të gjakut në pjesët që ndodhen larg
zemrës. Kjo gjë bëhet shkak edhe për pagjumësinë. Pika Yong Quan ndodhet në
mesin e këmbës, siç tregohet në figurën 1 dhe quhet ndryshe pika e meridianit
të veshkës. Masazhi në këtë pikë mund të nxiti qarkullimin e gjakut,
qendrueshmërinë emocionale, rregullojë ritmin e rrahjeve të zemrës, etj.
gjithashtu mund të aktivizojë funksionet e lidhura me veshkën, duke mbajtur
energjinë jetësore në këtë organ dhe duke u sjellë ngrohtësi këmbëve. Përveç
këtyre të mirave, masazhi në këtë pikë mund të forcojë lidhjet mes dy organeve
shumë të rendësishme siç janë zemra dhe veshka, dhe të vonojnë plakjen e
trupit.
Fillimisht është e nevojshme që këmbët të mbahen rreth 20 minuta në ujë
të ngrohtë para se të fillohet masazhi i cili bëhet në këtë mënyrë: Qëndrojmë
ulur dhe vendosim këmbën që do masazhojmë (p.sh. të djathtën) sipër gjurit të
këmbës së majtë. Me pëllëmbën e majtë fërkoni dhe shtypni, jo fort, pikën Yong
Quan të këmbës së djathtë.
Mjekët kinezë
sugjerojnë masazhe të shpeshta te këto pika për të forcuar shëndetin, pasi këto
pika janë të lidhura me organet e trupit dhe sëmundjet që mund t’i prekin ato
(fotoja më lart).
P.sh. dora e djathtë lidhet me mëlçinë, zorrën e hollë, stomakun,
tiroidet, ndërsa dora e majtë lidhet me
trurin, veshkat, shtyllën kurrizore, etj. Duke bërë masazh në pikat që tregohen
në figurë do kemi lehtësim në ato zona. Është shumë i vlefshëm për personat që
kanë artrit apo ata që punojnë me orar të zgjatur në kompjuter. Largon
dhembjen, përmirëson qarkullimin, eviton acarimin e nervave, harmonizon lëvizjen
e duarve. Masazhi bëhet kështu: Vendosni kremin apo vajin tuaj të preferuar dhe
bëjmë lëvizje me nga pëllëmba deri te gishtat, fillimisht lehtë e më pas duke
ushtruar pak presion. Pastaj bëjmë lëvizje rrethore me gishtat e mëdhenj mbi
kurrizin e dorës, lehtë dhe më pas pak me forcë. Kalojmë te pëllëmba, duke
vendosur mollëzat e gishtit të madh në mes të saj, duke ushtruar pak presion
për 5 sekonda. Pastaj vazhdohet me gishtat.
Masazhi te
gishtat aktivizon dhe rregullon funksionet tretëse, qarkulluese, të
frymëmarrjes dhe nervore. Gishtat janë të lidhur si me organe të trupit ashtu
edhe me gjendje emocionale. P.sh.
gishtat e mëdhenj kanë lidhje me stomakun dhe krahun, shqetësimin dhe
emocionin. I korrespondon elementit tokë. Gishti tregues lidhet me zorrën e
trashë dhe mushkëritë. Ka lidhje me depresionin, trishtimin dhe mërzitjen. I
korrespondon elementit mendor. Gishti i
mesit lidhet me zorrën e hollë, sistemin e frymëmarrjes dhe të qarkullimit të
gjakut si edhe me zemrën. Lidhet me emocionet si impulsiviteti dhe padurimi. I
korrespondon elementit zjarr. Gishti i katërt lidhet me tëmthin, sistemin
nervor dhe mëlçinë; emocioni që dominon është inati. I korrespondon elementit
të drurit. Gishti i vogël lidhet me
veshkat dhe frikën. I korrespondon elementit ujë.
Masazhi te gishtat bëhet si më poshtë: Fillohet masazhi te mollëzat e
gishtit me ndihmën e gishtit tregues dhe të madh të dorës tjetër. Kapet si
pinca me këta dy gishta dhe bëhen lëvizje rrethore pa i shkëputur gishtat, por
duke uhstruar presion. Përfundohet çdo gisht deri te baza e tij, lidhja me
pëllëmbën. Është një masazh që mund të bëni kurdo dhe kudo.
No comments:
Post a Comment