Për më shumë këshilla vizitoni faqen tonë Zyrtare: Bimë Mjekësore
Natyra na ofron një tërësi zgjedhjesh dhe shumëllojshmërie. Në fakt, na ofron aq shumë sa ne nuk kemi nevojë të zgjasim duart e të blejmë ushqime të gatshme të cilat në pjesën dërrmuese, janë më shumë të dëmshme se të dobishme.
Kësaj radhe do të mësojmë qumështin e Kokosit.
Ofrojani këtë mundësi vetes dhe fëmijëve jo vetëm për vlerat kurative dhe ushqyese por edhe për shijen ekzotike.
Na merr vetëm 5 minuta kohë.
Ofrojani këtë mundësi vetes dhe fëmijëve jo vetëm për vlerat kurative dhe ushqyese por edhe për shijen ekzotike.
Na merr vetëm 5 minuta kohë.
Mënyra 1.
Merrni një arrë kokosi të freskët (gjendet në supermarkete shqiptare).
Duhet pak forcë për ta bërë në copa të vogla por si fillim ndajeni përgjysëm me një sopatë. Pasi ta keni ndarë përgjysëm bëjeni në copa të vogla. Hiqni lëvoren, dhe copat e kokosit (tulin) hidheni në blender.
Shtoni ujë në varësi të intensitetit të shijes që preferoni (1-4 filxhanë çaji me ujë).
Përziejeni mirë blenderin derisa uji të bëhet i bardhë. Në fund kullojeni me një napë dhe ja ku është gati për t'u shijuar.
Mënyra 2.
Mënyra e dytë është me pluhur Kokosi. Një filxhan çaji me pluhur kokosi hidheni në blender. Shtoni 1-4 filxhan çaji me ujë dhe veproni si në mëynrën e parë. Kullojeni dhe është gati. :)
Vlerat janë të panumërta.
Ne i kemi shpjeguar të gjitha tek Vaji i Kokosit. Idealja është që në mëngjes të pini një gotë me qumësht Kokosi, Bajamesh apo Tërshëre, ose të përgatisni Smoothie.
Siguron kocka dhe dhëmbë të fortë për fëmijët dhe të rriturit.
Shpejton metabolizmin.
Redukton kg e tepërta.
Ul Kolesterolin.
Në postimet e ardhshme do t'ju mësojmë si të bëni shampo me qumësht Kokosi, si edhe receta të shumta për trajtime estetike & bukurie.
Mirëpresim komentet & përshtypjet tuaja :)