Friday, March 27, 2015

Si të bëjmë qumësht tërshëre

Për më shumë këshilla vizitoni Faqen tonë Zyrtare:  Bimë Mjekësore 

Pasi kemi mësuar dy lloje qumështi të mrekullueshme (atë të bajameve të ëmbla dhe lajthive), do të mësojmë edhe qumështin e tërshërës.

Ushqeni nervat me qumësht tërshëre - Tërshëra ka një ndikim të thellë në qetësimin nervor.
Është i preferuar nga shumë persona kur ndihen poshtë dhe kanë nevojë për një ushqyes të fuqishëm. Tërshëra është një nga bimët (drithërat) më të mira për sistemin nervor pasi është e pajisur me të gjithë përbërësit organikë të nevojshëm, që nga Vitamina B deri tek Kalciumi dhe Magnezi të cilat forcojnë dhe ushqejnë nervat e lodhura dhe të dobësuara. Farat e tërshërës gjithashtu shtojnë libidon, rregullojnë sistemin hormonal, luftojnë ankthin, stresin dhe konstipacionin.

Ja vlen sepse nuk përmban shumë yndyrë, nuk përmban kolesterol, i pasur me Kalcium & Magnez, përmban 2 herë më shumë Vitaminë A se qumështi i lopës. Pra gjithsej përmban 10 Minerale dhe 15 lloje Vitaminash.

Përbërësit
1 filxhan (çaji) me tërshërë
3 ose 4  filxhanë (çaji) me ujë të pastër
Mjaltë dhe kanellë (sipas dëshirës).

Hapi 1. Zhyteni tërshërën në ujë për 2 orë (mund t'i lini edhe gjithë natën).


Hapi 2. Pasi të jenë zbutur mirë farat e tërshërës, hiqini nga uji dhe shpëlajini (është e rëndësishme t'i shpëlani).

Hapi 3. Pasi t'i keni shplarë hidhini në blender bashkë me 3 filxhanë (çaji) me ujë. Por kjo mund të jetë edhe sipas dëshirës suaj pasi sa më pak ujë të shtoni aq më kremoz del qumështi, sa më shumë ujë aq më i hollë. Lëreni blenderin për 10 sekonda.


Hapi 4. Pasi të shihni që uji është bërë plotësisht i bardhë, kullojeni me një napë dhe qumështi është gati.


Mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe kanellë, ose mund të shtoni pak kripë himalajane (varet nga shija dhe preferenca juaj).


Shijojeni :)


   

No comments:

Post a Comment