Përzgjedhur dhe përgatitur nga Bimë Mjekësore
Ne gjithmonë kemi pasur kënaqësinë të sjellim informacione të veçanta,
të panjohura e të padëgjuara më parë, për t'ju ardhur në ndihmë të
gjithëve.
Receta nga Lashtësia nga ku burojnë të gjitha Sekretet për mirëmbajtjen e shëndetit dhe bukurisë janë shkruar në libra dhe përcjellë në breza. Rituale nga më të ndryshmet të praktikuara në shekuj, kanë rezultuar shumë herë më efikase dhe bindëse se metodat moderne. Sepse në zemër të tyre qëndron vetëm NATYRA!
(Ancient Secrets)
Këtë herë do të sjellim një recetë nga vendet e Tibetit. Këtë recetë mijëravjeçare mund ta bëjmë të gjithë në shtëpitë tona, mjafton ta dimë që ekziston. Pa u zgjatur më shumë po vazhdojmë me informacionin.
Këtë herë do të sjellim një recetë nga vendet e Tibetit. Këtë recetë mijëravjeçare mund ta bëjmë të gjithë në shtëpitë tona, mjafton ta dimë që ekziston. Pa u zgjatur më shumë po vazhdojmë me informacionin.
KOLAGJENI
Kolagjeni gjendet në kockat tona, tek kyçet, lëkura, flokët, thonjtë dhe
kudo ndërmjet këtyre që përmendëm. Kolagjeni është një lloj proteine e cila
lidh indet e lëkurës, pra e mban atë elastike dhe të re. Epiderma dhe derma
janë plot me kolagjen. Kolagjeni gjendet në të gjithë trupin tonë dhe shërben
gjithashtu për të mbajtur të gjitha qelizat të lidhura me njëra-tjetrën, në të
gjitha organet, gjëndrat, kockat, truri, gjithashtu tek mëlçia dhe mushkritë.
15% e trupit tonë është vetëm kolagjen! Pa kolagjenin ne nuk do të jetonim, do shpërbëheshim.
Por me kalimin e moshës dhe viteve prodhimi i kolagjenit nga vetë organizmi, bie. Një tufë me probleme na vijnë nga rënia e prodhimit të kolagjenit duke filluar që nga dhimbja e gjymtyrëve, kockave, kyçeve, varje dhe rudhosje e lëkurës, celulit, strija (smaliatura) etj.
Kolagjeni në formë tabletash sinetetike nuk është i efektshëm. Në pjesën më të madhe ato nuk absorbohen nga organizmi duke u akumuluar në mëlçi e duke u kthyer në lëndë toksike. Po ashtu edhe kolagjeni kozmetik, nëse aplikohet në lëkurë nuk përthithet nga shtresat e thella të saj duke mbetur kështu vetëm në sipërfaqe. Pra metodat moderne janë automatikisht të pasuksesshme, thjesht komercializëm, fitim.
15% e trupit tonë është vetëm kolagjen! Pa kolagjenin ne nuk do të jetonim, do shpërbëheshim.
Por me kalimin e moshës dhe viteve prodhimi i kolagjenit nga vetë organizmi, bie. Një tufë me probleme na vijnë nga rënia e prodhimit të kolagjenit duke filluar që nga dhimbja e gjymtyrëve, kockave, kyçeve, varje dhe rudhosje e lëkurës, celulit, strija (smaliatura) etj.
Kolagjeni në formë tabletash sinetetike nuk është i efektshëm. Në pjesën më të madhe ato nuk absorbohen nga organizmi duke u akumuluar në mëlçi e duke u kthyer në lëndë toksike. Po ashtu edhe kolagjeni kozmetik, nëse aplikohet në lëkurë nuk përthithet nga shtresat e thella të saj duke mbetur kështu vetëm në sipërfaqe. Pra metodat moderne janë automatikisht të pasuksesshme, thjesht komercializëm, fitim.
Mënyra më e mirë për të zëvendësuar kolagjenin e humbur është USHQIMI!
Të zëvendësosh Kolagjenin me këtë SUPER- USHQIM
Xhelatinë kockash
Përbërësit kyç janë kockat e kafshëve.
Kocka pule (koka, qafa dhe këmbët), kocka viçi (mundësisht pjesët që
përmbajnë më shumë palcë), kocka derri (konkretisht pjesa e këmbëve / thundrave)
ose kocka / qingji. Është shumë e rëndësishme të jenë kryesisht pjesët e
kyçeve.
Përbërësit kryesorë të kësaj recete janë kockat e kafshëve dhe uji, të tjerat janë plotësuese:
1 kg kocka pule - pjesa e kokës dhe këmbëve (ose kocka qingji, viçi
apo derri siç thamë më lart).
1-1/2 qepë të qëruara dhe të prera në copa jo shumë të vogla.
3-4 karrota të qëruara
2 selino
Pakëz kripë deti
Pak piper i zi kokërr
2 lugë gjelle uthull molle duhen për kockat e pulës, ¼ filxhan kafeje me
uthull molle për kockat e viçit. 2 filxhan kafeje me uthull molle për kockat e
derrit. Uthulla e mollës nidhmon për të shkëputur kripërat minerale nga kockat. Uthulla duhet shtuar patjetër në mënyrë që të gjitha mineralet që përmbajnë kockat e kafshëve të çlirohen / zbërthehen gjatë gatimit.
Për këtë recetë na duhet një tenxhere e madhe e thellë, dhe një kullesë.
Përgatitja:
Vendosni kockat në tenxhere.
Shtoni karrotat, qepën, selinonë, kripën, piperin. Më pas shtoni
mjaftueshëm ujë të pastër (jo ujë çesme) derisa të mbulohen të gjitha. Shtoni edhe uthullën e mollës
sipas sasisë që kemi shkruar më lart në varësi pra të kockave që do të zgjidhni.
Lëreni të qëndrojë kështu për 30 minuta. Më pas vendoseni në sobë, në zjarr
shumë të avashtë, sipas udhëzimit në vijim:
Për kockat e pulës 8 - 24 orë
Për kockat e viçit 8 - 72 orë
Për kockat (këmbët e derrit) 8 - 24 orë.
Gjatë kohës që kockat ziejnë (shumë ngadalë, nuk duhet të valojnë
vrullshëm) disa njerëz i ndërrojnë perimet dy-tre herë për të rifreskuar
shijen. Pra hiqen perimet e para, dhe shtohet një sasi e re e tyre. Kjo bëhet
për ta pasuruar sa më shumë shijen e xhelatinës që do të përgatisim. Gjithashtu
shtoni ujë vazhdimisht pasi kuptohet qo do të avullojë here pas here, por
kujdes mos shtoni shumë ujë pasi masa që na duhet neve duhet të bëhet
xhelatinoze. Sa më xhelatinoze aq më e pasur me vlera. Por sigurisht që ne nuk
do të rrimë 24 orë pa gjumë, por do ta ndërpresim zierjen e tyre për ta
vazhduar të nesërmen. Mjafton të përmushen orët e duhura për zierjen sipas
udhëzimit të secilit lloj të kockave. Shkumën që do të dali në sipërfaqe gjatë
zierjes hiqeni vazhdimisht. Zierja duhet të ketë mbaruar plotësisht në momentin që kockat janë bërë aq të buta sa mund të shpohen me pirun.
Mund ta ruani në kavanoz qelqi të mbyllur mirë ose në kuba akulli tek
ngrirja në frigorifer.
Si ta përdorim?
Mund ta përdorim fare mirë në supëra çdo ditë, si edhe në çaj nëse do t'ju pëlqejë shija.
Çfarë vlerash ka kjo xhelatinë?
Mund ta përdorim fare mirë në supëra çdo ditë, si edhe në çaj nëse do t'ju pëlqejë shija.
Çfarë vlerash ka kjo xhelatinë?
Vlerat e saj bio-aktive janë të panumërta. Është një burim i
përsosur Mineralesh (kalcium, fosfor, magnez dhe potas) si edhe Amino Acide (glicin
dhe prolin) të gjitha shumë lehtë të përthithshme nga organizmi ynë. Burim
Kolagjeni dhe Indi kërcor. Kjo xhelatinë përmban gjithashtu sulfat dhe glukozamin,
përbërës këta që shiten si suplemente për të qetësuar dhimbjet e artritit dhe
reumatizmës.
Si përfundim, xhelatina e kockave përmban KOLAGJEN për të cilën ne kemi një nevojë jetësore dhe Acid Hyaluronic.
Si përfundim, xhelatina e kockave përmban KOLAGJEN për të cilën ne kemi një nevojë jetësore dhe Acid Hyaluronic.
Forcimi i kockave, kyçeve dhe gjymtyrëve do të vijë pas disa javë
përdorimi të vazhdueshëm.
Cilat janë përfitimet e
konsumimit të kësaj xhelatine kockash?
Prolina dhe Glicina janë të rëndësishme për pjesën e tretjes, riparimin e muskujve dhe rritjen, si edhe për balancim të sistemit nervor, por edhe për imunitet të qëndrueshëm. Forcimi i kockave dhe gjymtyrëve do të vijë pas disa javë përdorimi të vazhdueshëm. Për rreth 4 – 6 javë do të ndiheni më të rinj. Flokë më vitalë e të bukur, lëkurë më të shndritshme, kocka dhe thonj më të fortë.
Prolina dhe Glicina janë të rëndësishme për pjesën e tretjes, riparimin e muskujve dhe rritjen, si edhe për balancim të sistemit nervor, por edhe për imunitet të qëndrueshëm. Forcimi i kockave dhe gjymtyrëve do të vijë pas disa javë përdorimi të vazhdueshëm. Për rreth 4 – 6 javë do të ndiheni më të rinj. Flokë më vitalë e të bukur, lëkurë më të shndritshme, kocka dhe thonj më të fortë.
Pak më shumë detaje për Amino
Acidet:
Prolina:
Prolina:
Një lëndë kimike e rëndësishme të cilin trupi e
përdor për të prodhuar kolagjenin. Prolina e ndihmon trupin të shpërbëjë /
shndërrojë proteinat në kolagjen e cila gjithashtu përmirëson elasticitetin e
lëkurës. Shpesh rekomandohet edhe për mirëmbajtjen e arterieve të zemrës.
Glicina:
E nevojshme për unifikimin e ADN-së dhe për
mirëfunksionimin e sistemit tretës. I rëndësishëm për prodhimin e glutathione
– antioksidanti që parandalon dëmtimin e komponentëve qelizorë të cilat shkatërrohen
nga radikalet e lira, metalet, toksinat. Balancues i nivelit të sheqerit në
gjak dhe tretjes. Glicina përmirëson dhe riparon muskujt duke rritur nivelet e
kreatinës.
Arginina: Ndihmëse për
funksion sa më të mirë të veshkave por edhe të arterieve të zemrës. Më shumë po
studjohet për rëndësinë e saj.
Pak më shumë detaje për
Mineralet:
Të gjitha Mineralet që gjenden në kockat e
kafshëve (përveç fluoridit) quhen makro – minerale të cilat janë esenciale / rrënjësore
për ushqyerjen e duhur të cilat neve na nevojiten në sasi më të mëdha se 100 mg
për çdo ditë. I vetmi makro-mineral që mungon tek kockat është chlorine.
Mineralet kanë role të panumërta në organizmin tone përtej mirëmbajtjes së
kockave. Kalciumi është minerali më i bollshëm në trupin tonë dhe po ashtu
minerali më i bollshëm në përbërjen e kockës. 65% e masës minerale kockore përbëhet
nga kalciumi dhe fosfori – 2 mineralet kryesore nga të cilat përbëhen edhe
dhëmbët
Prania e Kalciumit ndihmon në përmirësimin e
disa problemeve shëndetësore si:
Dhimbje dhe infiamacione
Ngërçe
Dhimbje / dobësim muskular
Depresion
Ankth
Pagjumësi
Irritime nervore
Hipertension
Kolesterol i lartë
Alergji
Dobësim të thonjve e flokëve
Peridontiti dhe kavitetet
Artrit
Ostoporozë etj,.
Po tek dhëmbët si ndikon kjo
xhelatinë?
Mekanizmi që trupi përdor për rimineralizimin e dhëmbëve është prodhimi i pështymës. Sapo organizmi të jetë pasuruar me mineralet e duhura, edhe pështyma do të ketë mineralet e duhura që të bashkëveprojë me smaltin për të rimineralizuar dhëmbët. Kjo xhaletinë kockash siguron mineralet dhe kombinimet e duhura për ti bërë ato sa më të efektshme për organizmin.
Sipas mjekësisë Alternative Kineze, xhelatina
kockore ushqen / mirëmban veshkat dhe mbështet energjinë tonë vitale Ki (Chi)
dhe shton rruazat e kuqe në gjak, duke kuruar kështu aneminë.
Provojeni këtë recetë që përzgjodhëm për ju,
dhe na shkruani përshtypjet tuaja pas të paktën 2 muaj përdorimi.
Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
ReplyDelete* dua magjinë
* nëse doni që ish-i juaj të kthehet
* Ndaloni divorcin
*thyej obsesionet
* shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
* magji mbrojtjeje
*infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
+2348155926512