Wednesday, September 7, 2016

Përse mjekësia moderne nuk e këshillon këtë bimë?


Përkthyer nga: Bimë Mjekësore 

Burimi: Livestrong.com


 Kjo bimë lufton rreth 14 lloje kancerash dhe 13 lloje infeksionesh të ndryshme. Atëherë përse mjekët nuk e rekomandojnë?


Allium sativum L. Familja: Liliaceae - Hudhra.

Nëse vuani nga kanceri, ndoshta keni dëgjuar se të konsumosh shumë fruta e perime (sigurisht të pastra biologjikisht), luftojnë kancerin, pasi ato i japin organizmit mbështetjen ushqimore për të cilin ka nevojë. Një bimë në veçanti - Hudhra - përmban substanca të cilat janë veçanërisht të fuqishme kundër kancerit, thekson ''American Institute for Cancer Research''. Pra të përfshish hudhrën në dietën e përditshme ushqimore, mund të ndihmojë në kurimin e kancerit.

Hudhra njihet si një bimë ekstremisht efektive e cila mund të sigurojë një numër të pafund të mirash shëndetësore. Lista e sëmundjeve që hudhra mund të luftojë është e gjatë dhe këtu përfshihen:
  • Candida (Myku) infeksion
  • Rritje dhe shtim kërpushash në zgavrën e gojës.  
  • Mycotoxin-associated aflatoxicosis
  • Stafilokokun
  • Infeskionin HIV-1 
  • Tuberkulozin
  • Herpesin 
  • Group B Streptokokun etj etj.
Këto janë vetëm një pjesë e vogël e sëmundjeve të cilat hudhra mund të luftojë falë cilësive të larta antibakteriale.

Kjo perime e mrekullueshme është përdorur për të kuruar kancerin, në shekuj. Madje edhe Hipokrati e ka rekomanduar konsumimin e lartë të hudhrave të shypura, si një kurë kundër kancerit. 

Hudhra është përdorur në vende të ndryshme të botës që në vitin 1500 para erës sonë, e me siguri edhe më herët.

Egjiptianët, romakët dhe grekët e lashtë, kinezët dhe indianët, persët dhe izraelitët, të gjithë ishin të vetëdijshëm për vlerat hyjnore dhe cilësitë shëruese të kësaj bime të pazëvendësueshme. Në kohën e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, një sasi hudhrash blihej me 1600 pllaka argjendi, të barazvlefshme me 30 mijë dollarë. 


1 comment: