Përdorimi i vajit për larjen dhe higjenën e gojës ka qenë një zgjidhje shumë
e mirë para se dentistët të ekzistonin. Thjesht disa lëvizje mekanike rutinë,
ndihmonin në mbajtjen pastër të gojës dhe dhëmbëve. Në ditët e sotme, dentistët
e vendeve perëndimore e këshillojnë këtë mënyrë krahas përdorimit të larjes së
dhëmbëve me furçe. Efektet janë çudibërëse.
Shumë studime konfirmojnë se larja e gojës me vaj lufton mikrobin
streptococcus
mutans (kontribues në prishjen e dhëmbëve). Ky mikrob gjendet tek gurëzat
dhe përshtyma. Kjo teknikë ka reduktuar për një - dy javë, mikrobin S. mutans nga gurëzat.
Për shëndetin e përgjithshëm.
Dr. Bruce Fife, i cili ka shkruar dhe rekomanduar larjen e gojës me vaj,
ngulmon që ta provoni.
Nëse vuani nga
astma, diabeti, artriti, migrena, mentruacione të vështira, ulçera, pagjumësia, apo
ndonjë sëmundje tjetër kronike.
Dhe nisur nga fakti që…..….. Të gjitha sëmundjet vijnë nga goja
Me anë të gargarës me vajra natyralë. kurohen dhe lehtësohen të gjitha!
Tashmë shkenca e konfirmon, gengivat
dhe
dhëmbët e sëmurë sjellin sëmundje zemre, diabet, dementia, artrit etj.
Teksti Ajurvedik
''Charaka Samhiti'' konfirmon se
kjo praktikë kuron rreth 30 sëmundje. Problemi është se shkenca dhe mjekësia
moderne nuk e lidhin dot plotësisht se si ndikojnë në shëndetin e përgjitshëm,
mikrobet që gjenden në gojë. Por, fakti është që këto mikrobe shkëputen nga
goja duke u përhapur në gjak e duke infektuar më pas organet jetike.
Dr. Karach, kuroi osteoartritin që e kishte prekur prej 30 vjetësh. Kur ai
paraqiti disa të dhëna në seminare me kolegët e tij, të gjithë e quajtën të
çmendur. Por ai nuk u ndal derisa shfaqi të dhëna të plota dhe fakte të
pamohueshme për kurimin e tij nëpërmjet kësaj metode të vjetër.
I gjithë sekreti sipas tij, qëndron tek thjeshtësia. Mjafton 1 lugë gjelle
me vaj luledielli, suzami apo kokosi para se të hani mëngjesin, dhe do të
ndodhin mrekullira. Gjatë proçesit, të gjitha toksinat
grumbullohen tek pështyma
(kini kujdes të mos
gëlltisni asnjë pikë) prandaj pas 15 apo 20 minutash sigurohuni të pështyni dhe
të shpëlani mire gojën. Ky lloj detoksifikimi ndihmon edhe në problemet e
gjakut, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, parandalon kancerat dhe tumoret, si
edhe trombozat.
Gargara me vaj këshillohet edhe pasi keni bërë ndonjë punë të rëndë fizike pasi
lehtëson dhimbjet muskulare, të këmbëve, krahëve dhe kurrizit.
Për të pasur rezultate sa më të mira nëpërmjet kësaj praktike, këshillohen
vetëm
vajra kurative të cilësisë së parë prodhuar me sitem të ftohtë të cilët mund t'i gjeni tek Arbëria - Bimë Mjekësore.
Këta janë
të vetmit që japin rezultat dhe ndihmojnë në detoksifikim të përgjithshëm.
Ndërkohë që bëni gargarën esëll në mëngjes,
mund të vazhdoni me punë të tjera dhe pas 10-20 minutash lani gojën me pastën e
dhëmbëve. Vazhdojeni për 2-4 javë, ose derisa të keni rezultatet që dëshironi.
KUJDES! Kjo praktikë nuk zëvendëson mjekimet apo këshillat e një mjeku
specialist. Për raste të rënda shëndetësore, kryeni vizitat e
nevojshme!