Wednesday, December 7, 2016

Një veprim i vetëm për të parandaluar shumë probleme

Arbëria - Bimë Mjekësore
Orizi është një nga ushqimet më të përdorura në botë. Aziatikët e kanë pjesë ushqimore të përditshme. Në karaibe orizin e kombinojnë me fasule për të përfituar më shumë proteinë dhe shije. Edhe Amerika dhe Europa, e preferon dhe e përdor orizin në shumë gatime dhe receta, pothuajse të pafundme. Por problemi qëndron në faktin se, orizi i bardhë (ai i përpunuar), përmban kalori boshe të cilat nuk na japin asnjë vlerë ushqimore. Duke pasur kalori boshe dhe aspak vlera ushqyese, ai është i patretshëm për stomakun duke bërë kështu të shtojmë peshë dhe masë dhjamore. Përveç kësaj, ai është i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë edhe diabet.
 

Por si t'ja bëjmë që të ulim të paktën 50% të këtyre kalorive boshe që ai përmban?

Ja si veprojnë në Thailandë dhe vende të tjera ku gatimi është Art dhe Shkencë në të njëjtën kohë.

Ndërkohë që uji valon shtoni vaj kokosi të papërpunuar (100% natyral). Sasia e kokosit duhet të jetë rreth 3% e peshës së orizit që do të gatuani. Pasi uji të ketë valuar shtoni orizin dhe gatuajeni si gjithmonë. Pasi të ketë përfunduar gatimi, lëreni për 12 orë në frigorifer. Ju mund ta gatuani në mbrëmje dhe ta konsumoni të nesërmen. Në këtë mënyrë jo vetëm i kemi ulur 50% të kalorive të tij, por kemi shtuar vlera ushqyese falë cilësive të vajit të kokosit.Me këtë veprim kaq të thjeshtë gjithashtu do të parandalojmë diabetin, kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut të cilat shkaktohen nga ushqimet e rafinuara, të përpunuara e të denatyruara. Kaq është e gjitha.

Si funksionon kjo?


Që ta kuptoni këtë duhet të merrni vesh pak nga kimia ushqimore.

Disa drithëra janë shumë të tretshme për stomakun e disa të tjera më të vështira. Ato që treten shpejt kthehen në glukozë e më vonë në glikogjen. Por glikogjeni i tepërt bën që stomaku të fryhet nëse ne nuk i djegim kaloritë që marrim nëpërmjet ushqimit. Ndërsa ato drithëra që janë më të vështira për t'u tretur nuk shndërrohen në glukozë ose glikogjen sepse neve na mungon aftësia për t'i tretur. Mos tretja e mirë shkakton fryrje, shëndoshje, dhjamosje. Ndërkohë, nëse ne shtojmë vajin e kokosit gjatë përgatitjes së orizit, kaloritë e tij reduktohen ndjeshëm e gjithashtu ai bëhet më i tretshëm për stomakun.

Provojeni këtë për të paktën 1muaj dhe do të shihni se do të ndiheni shumë më mirë.


Vajin e kokosit të papërpunuar, cilësi të parë,
blije këtu.


2 comments:

  1. Nuk mund ta besoja se do të ribashkohesha ndonjëherë me ish të dashurin tim, isha aq i traumatizuar duke qëndruar vetëm pa një trup që të më qëndronte pranë dhe të ishte me mua, por isha aq me fat që një ditë takova këtë magjistar të Dr. Ediomo pasi i tregova per situaten time ai beri cdo gje qe te shihte te dashurin tim te kthehej tek une, faktikisht pasi beri magji ish i dashuri im u kthye tek une me pak se 48 ore, ish i dashuri im u kthye duke me lutur qe nuk do te rikthehej kurre. me ler perseri 3 muaj me vone u fejuam dhe u martuam nese edhe ti ke te njejten situate. Ai është shumë i fuqishëm në punët e tij;
    * dua magjinë
    * nëse doni që ish-i juaj të kthehet
    * Ndaloni divorcin
    *thyej obsesionet
    * shëron goditjet në tru dhe të gjitha sëmundjet
    * magji mbrojtjeje
    *infertiliteti dhe problemet e shtatzënisë
    Kontaktoni Dr Ediomo në emailin e tij: drediomo77@gmail.com
    faleminderit shume zoteri qe ma ktheve ish te dashurin tim emailin e tij: drediomo77@gmail.com ose telefono/whatsapp:+2349132180420
    +2348155926512

    ReplyDelete
  2. Kur bëhet fjalë për martesën, divorcin, ndarjen apo ndonjë problem marrëdhënieje, unë rekomandoj Nënën Ellen, ajo më ndihmoi të rregulloja martesën time në më pak se tre ditë, familja ime është e bashkuar dhe e lumtur, e gjitha kjo falë këshillave dhe magjive të fuqishme të Nënë Ellen. Nëse jeni duke u përballur me ndonjë problem marrëdhënieje ose problem infertiliteti, thjesht kontaktoni nënën Ellen dhe shpjegoni situatën tuaj, ajo me siguri do t'ju ndihmojë. Ky është informacioni i kontaktit të nënës Ellen Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp: +2349074881619

    ReplyDelete