Keni enderruar ndonjehere te flini si perandoret, mbretereshat apo thjesht si te pasurit,
rrethuar ngado me mendafsh?!
Epo ndonje arsye do ta kene perderisa e preferojne kaq shume.
rrethuar ngado me mendafsh?!
Epo ndonje arsye do ta kene perderisa e preferojne kaq shume.
Ja pse mendafshi eshte kaq i lakmuar.
Nuk na lejon te plakemi shpejt.
Te kesh carcafe dhe jasteke mendafshi, lejon qe lekura jone te mos krijoje rudha gjate gjumit. Mendafshi permban nje proteine natyrale dhe 18 lloje amino acidesh te cilat ngadalesojne procesin e plakjes se lekures dhe qetesojne sistemin nervor.
Mendafshi gjithashtu permban nje albumine qelizore natyrale e cila ndihmon te shpejtoje metabolizmin e qelizave te lekures sone - duke ngadalesuar keshtu procesin e plakjes.
Ndryshe nga pambuku, mendafshi nuk e perthith lageshtine e lekures ose kremrat qe ne vendosim para gjumit. Pra ai lejon qe kremerat te veprojne me mire e te sigurojne mbrojtjen dhe hidratimin e duhur gjate nates.
Ndryshe nga pambuku, mendafshi nuk e perthith lageshtine e lekures ose kremrat qe ne vendosim para gjumit. Pra ai lejon qe kremerat te veprojne me mire e te sigurojne mbrojtjen dhe hidratimin e duhur gjate nates.
Rregullator i temperatures
Mendafshi eshte nje stabilizues i temeperatures se trupit. Ai nuk shkakton vape ne ditet e nxehta dhe me e bukura eshte se ne ditet e ftohta ruan ngrohtesine. Kjo ben qe lekura dhe muskujt te mos stresohen por te qetesohen gjate oreve te gjumit. Mendafshi eshte zgjidhja ideale edhe per ata qe djersiten shume gjate nates.
Te mirat shendetesore
Mendafshi eshte hipoalergjik natyral duke e bere nje "must have" per ata qe vuajne nga alergjite dhe kane lekure delikate, ekzema apo kruarje. Eshte i dobishem gjithashtu edhe per ata qe vuajne nga astma.
Per floket
Specialistet e flokeve keshillojne vetem kellefe prej mendafshi. Kjo do te parandaloje hollimin e flokeve, majat dyshe dhe elektrizimin apo ngaterrimin e tyre. Mendafshi stimulon hidratimin duke na dhuruar floke te derdhur e plot shkelqim. Ai gjithashtu pakeson prodhimin e sebumit duke bere qe te mos vuajme nga floket e yndyrshem.
Mbuloni syte me nje maske mendafshi
Mbuloni syte me nje maske mendafshi
Te perdorim serum apo krem bimor per zonen rreth syve, sigurisht qe eshte nje nga menyrat me te mira per parandalimin dhe pakesimin e rudhave. Por para se te fleme, eshte mire te mbajme nje maske mendafshi pasi bllokon driten dhe keshtu mund te na zeri gjumi shume shpejt. Maska e mendafshit sic theksuam edhe me lart, do te ruaje lageshtine e lekures dhe nuk do te perthithi kremin apo serumin nga lekura jone. Erresira qe krijon maska e gjumit, prodhon nje lloj lende kimike natyrale e cila ne bashkeveprim me serumin apo kremin qe kemi aplikuar, do te ndihmoje ne parandalimin e rudhave.
Ja pra, pertej zgjedhjes luksoze te mendafshit, fshihen keto sekrete.
Besoj se ky informacion ishte goxha interesant, apo jo vajza? ;)
hahah
ReplyDelete