Thursday, October 30, 2014

8 lulet më të mira për të pastruar ajrin brenda shtëpisë

Material nga:  Bimë Mjekësore


Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko direkt  Bimë Mjekësore

Të gjithë i duam lulet, ngjyrat dhe aromat e tyre të mrekullueshme, por ky informacion ndoshta do t'ju shtojë dëshirën për ta pasuruar akoma më shumë ambjentin e shtëpisë suaj me sa më shumë lule dhe bimë.

1.  Begonia semperflorens

Kjo lule çel gjatë verës, ka nevojë për shumë diell dhe dritë. Lulet e saj janë në ngjyrë të bardhe, të kuqe dhe rozë.  Është shumë efikase në pastrimin e ajrit nha benzina apo nga kimikat të tjera që prodhohen nga  'toluene'.




2. Nephrolepis exaltata

Kjo bimë i ka gjethet si pupla dhe është një nga bimët më të mira për pastrimin e ajrit. Thuhet se kjo bimë mund të largojë edhe arsenikun dhe mërkurin nga dheu. Ka nevojë për shumë lagështi dhe hidratim.




3. Azalea (Rhododendron simsii)

Kjo lule kaq e bukur ka nevojë për shumë dritë diell që të mbijetojë. Por duhet vendoru në në vend të freskët si p.sh dritare. Kjo lule e pastron ajrin nga 'formaldehyde' - një lloj gazi që gjendet në disa lloj solucionesh.




4. Gerbera jamesonii

Kjo lule është perfekte për t'u mbajtur në dhomë gjumi ose ambjente pastrimi kimik (apo në dhomën / ambjentin ku lani rrobat tuaja). Largon  'trichloroethylene' (e cila gjendet në produktet / detergjentët që përdoren për pastrim kimik). 



 5. The Lady Palm (Rhapis excelsa)

E lehtë për t'u rritur dhe shumë e bukur. Kjo bimë largon amoniakun, një përbërës shumë i dëmshëm ky që ndodhet në detergjentë dhe pastrues, ngjyrosës flokësh e pëlhurash. Duhet pak kohë derisa të marri formën që shohim, por sapo rritet dhe kalon kjo fazë, ajo bëhet e mrekullueshme edhe për të zbukuruar shtëpinë.  



 6. The snake plant (Bima gjarpër)

Bima gjarpër ose 'Sansevieria trifasciata' ka nevojë për dritë dhe ujë. Kjo bimë fantastike përthith dioksidin e karbonit dhe çliron oksigjen gjatë natës. Nëse e mbani në dhomë së bashku me një lule/bimë tjetër e cila çliron oksigjen gjatë ditës, ju do të siguroni një cikël perfekt për 24 orë. 


 7.  Zambaku i paqes (Spathiphyllum)

Një nga lulet më të përshtatshme jo vetëm për pastrimin e ajrit por edhe për dekor. Kërkon vend të freskët dhe hije. Por kini kujdes. Kjo lule është helmuese për kafshët shtëpiake.


8. Aloe Vera

Aloe Vera. Kjo bimë e jashtëzakonshme jo vetëm per cilësitë kurative por edhe për të pastruar (detoksifikuar) ambjentet brenda shtëpisë. Kjo bimë ka një sistem shume të veçantë. Ajo pastron ajrin nga kimikatet e dëmshme që perdorim, duke shfaqur njolla kafe tek gjethet (pra nëse mbani nje bimë të tillë brenda shtëpise dhe gjethet e saj kanë njolla si ne foto, tregon se Aloe ka perthithur një dozë të mirë kimikatesh) në vend që t'i perthithnit ju!





No comments:

Post a Comment