Friday, October 24, 2014

Si të krijojmë ambjent Spa & Aromaterapi në shtëpi

Për të vizituar faqen tonë zyrtare kliko: Bimë Mjekësore



Të gjithë kemi nevojë për një dozë të mirë relaksi e qetësie të paktën një herë në javë. Nuk ka rëndësi nëse kemi pasur një ditë shumë të lodhshme, të gjithë mund ta bëjmë këtë brenda mundësive të shtëpisë pa harxhuar shuma marramendëse.

1. Fikni celularin, Tv, kompjuterin. Përgatisni ambjentin me pak muzikë të lehtë dhe pijen e duhur. Një broke me ujë, feta portokalli, limoni, kiwi, lulshtrydhe dhe kastraveci, do të ishte një ide e shkëlqyer për të filluar trajtimin Spa. Lëre trupin dhe mendjen të qetësohen pa menduar për asgjë tjetër.

2. Bëni avullin e fytyrës. Pak ujë të ngrohtë të aromatizuar me bimë dhe vajra esencialë, është hapi i parë drejt trajtimit. Për të hapur poret dhe pastruar ato, qëndroni vetëm 10 minuta mbi avull dhe hidhuni për hapin tjetër.

3. Bëni skrab trupi & fytyre. Përdorni skrabin që doni më shumë. Eksofilimi pas avullit ndihmon të pastrohen pikat e zeza dhe lëkura është gati për një maskë ushqyese.

4. Bëni maskën e flokëve. Aplikoni në vaj të ngrohtë në flokë, vajin tuaj të preferuar dhe mbështilleni kokën me një peshqir. Është bukur t'i lesh flokët të qetësohen dhe hidratohen ndërkohë që ti vazhdon me hapin tjetër.

5. Vaska. Dekorojeni ambjentin sipas shijes suaj. Rrethojeni vaskën me lule dhe qirinj ndërkohë që muzika relaksuese vazhdon në sfond. Zhytuni në vaskën me ujë të ngrohtë ku të keni hedhur disa pika vaj bajamesh, vaj livandoje, por edhe bimë aromatike sipas preferencës suaj (eukalipt, kamomil, rozmarinë, trumzë, etj).  Qëndroni atje për sa kohë të dëshironi. Afër mbani shampanjën apo çajin për t'ju shoqëruar.




6. Kur ta shihni të arsyeshme bëni një shpëlarje të shpejtë në dush.

7. Maska e fytyrës. Një maskë sipas preferencës suaj, me mjaltë (Efira), Argjile apo maskë me fruta e ka radhën tani.

8. Mbështillni këmbët. Ndërkohë që keni maskën në fytyrë, trajtoni pak këmbët. Nëse keni probleme me themrat, pak mjaltë përzier me vaj kokosi apo suzami do t'i sjelli ato në gjendje shumë të mirë. Pasi t'i lyeni, mbështillini me një plastmas ose peshqir të ngrohtë për 10 minuta. Mos e anashkaloni këtë hap sepse është shumë i rëndësishëm.


9. Pas 10 - 15 minutash shpëlani fytyrën dhe këmbët. Në fund fare, bëni masazhin e fytyrës dhe trupit me vaj natyral apo krem bimor. Lëkura do ta përhithi plotësisht pas 5 minutash masazh. Pas këtij trajtimi Spa do të flini si fëmijë, gati për të pasur një ditë energjike të nesërmen.



No comments:

Post a Comment