Detoks nëpërmjet lëkurës së trupit.
Material i përgatitur nga: Bimë Mjekësore
Rigjenerim, çlodhje, detoksifikim.
Për të rikthyer shkëlqimin dhe vitalitetin pas stinës së nxehtë që sapo kaluam, kemi nevojë për nje detoks të mirë me produkte natyrale. Baza e këtij detoksi janë; Argjila jeshile, Algat e detit dhe Xheli i Aloe Verës (sigurisht ai natyral i marrë direkt nga gjethet e bimës).
Kjo do të bëhet nëpërmjet mbështjelljes së trupit (Body wrap), e cila do të shtojë efikasitetin e këtyre përbërësve për të rigjallëruar trupin.
Argjila Jeshile përbëhet nga copëza të lashta vullkanike me cilësi të thella terapeutike. Ajo ka aftësinë të përthithi papastërtitë, metalet e rënda, kimikatet e të gjitha llojet e toksinave, të cilat fshihen nën lëkurën tonë. Kur përzihet me ujë argjila jeshile çliron mineralet e saj të cilat trupi do t'i përdori më së miri.
Algat e detit (seaweed, chlorella, spirulina) janë purifikuese dhe detoksifikuese natyrale. Ato mirëmbajnë balancën ekologjike të detit dhe, në lëkurën tonë, ato bëjnë pak a shumë të njëtjën gjë - eliminojnë toksinat, helmet e rënda dhe balancojnë strukturën natyrale kimike. Algat konsiderohen si përbërësit më të pasur me Minerale e Vitamina, për të trajtuar problemet e lëkurës. Përveç detoksifikimit nëpërmjet poreve të lëkurës, ato rrisin elasticitetin e saj, e lëmojnë, tonifikojnë dhe balancojnë pH.
Algat janë fantastike për të trajtuar celulitin dhe aknet. Jodina që përmbajnë algat e detit, i bën këto proçese edhe më të lehta. Po ashtu edhe Amino Acidet dhe Kripërat e detit, kanë një rol shumë të rëndësishëm në rinimin dhe rigjenerimin e lëkurës.
Aloe Vera jep një ndjesi freskie dhe rinimi të menjëhershëm.
Para se të bëni këtë trajtim, bëni patjetër një dush dhe eksfolim (skrab) në të gjithë trupin. Kjo sigurisht që do të ndihmojë lëkurën të përthithi më mirë dhe më efektivisht cilësitë e përbërësve.
RECETA:
1/2 filxhan çaji me argjile jeshile.
1 filxhan çaji me alga deti në formë pluhuri seaweed, chlorella, spirulina. Për të blerë algat Kliko këtu
2 lugë gjelle me kripë deti.
2 lugë gjelle me ujë të ngrohtë.
1/2 filxhan çaji me xhel aloe vera (të marrë direkt nga gjethet e freskëta).
plastmas kuzhine për të mbështjellë trupin.
peshqir të ngrohtë
disa pika vaj esencial të Livandos, Rozmarinës, Mentes, Eukaliptit apo Sherebelës për më shumë efekt mbi lëkurën dhe efekt Aromaterapie.
UDHËZIMET:
Përzieji mirë të gjithë përbërësit derisa të bëhet një masë kompakte dhe e qëndrueshme.
Aplikojeni maskën në të gjithë trupin.
Pasi të keni mbaruar me këmbët, bustin dhe krahët, atëherë filloni të mbështillni të gjitha këto pjesë me plastmas e më pas mbulohuni me peshqirin e ngrohtë. Qëndroni shtrirë për 30 minuta. Mund të ndjeni pak kruarje ose acarim por kjo është normale. Pas 30 minutash bëni një dush të shpejtë dhe hidratoni trupin me një vaj ose krem bimor 100% natyral. Gjatë kësaj kohe mund të pini shumë ujë, lëngje frutash apo smoothie të përgatitur më parë.
REZULTATET:
- Kjo praktikë është shumë relaksuese, e shëndetshme dhe e sigurt.
- Detoksifikon nëpërmjet stimulimit të metabolizmit.
- Tonifikuese.
- Balancon pH e lëkurës së trupit.
- Hollon pjesë specifike të trupit si; belin, barkun, ijët, kofshët. (mos neglizhoni 30 - 60 minuta biçikletë apo ecje në ditë).
- Ky proçes nuk krijon dehidratim.
- Zbut dhe lëmon lëkurën.
- Ndihmon në pakësimin e celulitit (shoqëruar me ushtrime energjike).
- Rigjeneron dhe rinon lëkurën pasi ndihmon në stimulimin e kolagjenit.
KUJDES!
Ky trajtim nuk duhet praktikuar nga:
1. Personat që kanë variçe (pasi mbështjellja dhe nxehtësia nuk i favorizojnë).
2. Personat që vuajnë nga klaustrofobia (nëse keni këtë problem atëherë trajtoni vetëm pjesën e këmbëve, nëse keni celulit).
3. Personat që vuajnë nga tiroidja.
4. Gratë shtazëna.
Të tjerët, provojeni dhe na shkruani përshtypjet tuaja. Ne do t'i mirëpresim :)
No comments:
Post a Comment