Wednesday, September 30, 2015

Si të interpretojmë për çfarë ka nevojë trupi në çdo neps që kemi

Përgatitur nga: Eneada Stavri

E keni pyetur ndonjëherë veten se pse keni aq shumë dëshirë për të ngrënë diçka specifike? Edhe pse nepset zakonisht lidhen me shtatzëninë, të gjithë kemi i kemi pasur disa herë. Kjo ndodh, sepse trupi na flet dhe shijet janë një nga gjuhët e tij.
Edhe pse e mendojmë nepsin si një dobësi ndaj ushqimit, ai është një informacion shumë i vlefshëm që trupi po na dërgon. Specialistët tregojnë që krijohet nga mungesa e ushqyesve të domosdoshëm për organizmin; ndaj dhe truri dërgon mesazhe që individi i merr në formën e nepseve. Për këtë, nëpërmjet nepsit është e mundur të njohim si jemi dhe cilat zhbalancime duhet të ekuilibrojmë.

Për t’iu përgjigjur kësaj kërkese (nepsit), mund të zëvendësoni nepsin tuaj me ushqime të shëndetshme që përmbajnë ushqyesit për të cilët trupi ka realisht nevojë. Nëse mësoni si të dëgjoni këto sinjale dhe t’i interpretoni, mund të kuptoni se çfarë fshihet pas çdo kapriçoje të menjëhershme, ta deshifroni dhe të pyesni veten se çfarë dëshironi për t’u mbajtur i shëndetshëm.



1. Nëse keni neps për çokollatë



 Nëse keni neps për çokollatë ka mundësi të keni mungesë magnezi, kromi ose vitaminat e kompleksit B.

Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm që ndihmon në forcimin dhe ekuilibrimin e sistemit imunitar, parandalon inflamacionin, ndihmon në kontrollimin e ankthit, vepron si qetësues muskular dhe parandalon dobësimin e kockave. 
Kakaoja përmban një sasi të lartë magnezi, si edhe antioksidantët si kalcium, hekur dhe krom. Gjithashtu bën që trupi të prodhojë serotoninë, që funksionon si rregullator i humorit natyral. Për i kombinuar me sheqer dhe miell shndërrohet në një ushqim të dëmshëm. Ndaj, për ta zëvendësuar në mënyrë të shëndetshme mund të zgjidhni fara luledielli ose një banane.


2. Nëse keni neps për bukë

Nëse ndieni se keni dëshirë për të ngrënë bukë, me shumë mundësi trupi juaj po ju informon se ka nevojë për fibra, energji dhe glukozë. 

Provoni të hani në vend të saj një grusht me fruta të thata në vend të bukës.





3. Nëse keni neps për diçka të ëmbël    





Ky neps është një tregues që trupi juaj po kërkon magnez, krom ose ujë

Për ta shuar, përfshini në dietën tuaj frutat që ju pëlqejnë më shumë, dhe për më tepër do ju japin të gjithë ushqyesit për të cilët keni nevojë pa miell, sheqer apo yndyrna. Bananet e gatuar me vanilje, kanellë dhe arrë janë një zëvendësues shumë i shijshëm dhe i shëndetshëm.
Kini parasysh gjithashtu që, kur konsumoni sheqer të rafinuar ose karbohidrate nivelet e sheqerit në gjak bëhen si bombë, duke gjeneruar një tepricë energjie në kohë shumë të shkurtër dhe edhe pse do ju bëjë të ndiheni mirë në fund do përfundojë i grumbulluar si dhjamë, duke gjeneruar kështu nevojën për ta konsumuar sërish. 

4. Nëse keni neps për ushqime të skuqura 
Nëse keni këtë neps, trupi juaj ka nevojë për yndyrë të shëndetshme ose kalcium. Në vend që t’i përgjigjeni menjëherë me ushqime me sasi të madhe vaji, provoni të konsumoni avokado që përmban të gjithë ushqyesit që trupi po ju kërkon.  


5. Nëse keni neps për diçka të kripur   

Kur trupi kërkon një ushqim të kripur, më e zakonshmja është që i nevojitet ujë dhe natrium, të nevojshëm për të rregulluar presionin arterial dhe për të riekuilibruar sistemin nervor dhe të qarkullimit të gjakut. Përfshini në ushqimin tuaj të radhës, në vend të snacks të paketuar ose ushqimit të shpejtë, perime. Dhe pini shumë ujë!  


No comments:

Post a Comment