Thursday, November 19, 2015

Vaj kamomili nëpërmjet infuzit


Si të përgatisim vaj kamomili nëpërmjet infuzit. 

Material nga  Bimë Mjekësore


Vaji i kamomilit ka cilësi shumë të mira qetësuese.

Ai qetëson sistemin nervor prandaj përdoret gjerësisht në Aromaterapi.
Gjithashtu vaji i kamomilit shërben për çlodhje muskulare dhe fizike në tërësi. Një masazh me vaj kamomili do t'ju rigjenerojë dhe do t'ju riktheje energjitë. 


I përzier me vaj Kokosi cilësitë e tij terapeutike shumëfishohen. 

Me të mund të bëni pastrimin e makiazhit, masazh fytyre (në raste acarimesh dhe skuqjesh) dhe masazh trupi para se të flini për të pasur një gjumë më të mirë e të lehtë.

Vajin e kamomilit mund ta përdorni edhe për flokët (para dhe pas dushit). I mban shumë të butë dhe me shkëlqim, plot vitalitet.

Por si ta përgatisim vajin e kamomilit nëpërmjet infuzit?

Ja mënyra:

Si fillim sigurojmë lule kamomili të thara, më pas marrim vaj ulliri të pastër ose vaj bajamesh të ëmbla.


Vaji i bajameve këshillohet më shumë pasi nuk ka aromë të theksuar dhe mund të zbutet fare lehtë nga aroma e luleve të kamomilit. Aroma e luleve të saj do të shërbejë për të dhënë më pas efektin Aromaterapi.

Meqenëse lulet janë të thara, është mirë që vajin e bajames ta ngrohim pak në banjo mari (vaji nuk duhet të nxehet). Në një shishe të gjerë hedhim 1/4 lule kamomili, dhe 3/4 vaj bajamesh. E mbyllim mirë tapën e shishes dhe e ruajmë në një vend të errët e të thatë. E lëmë kështu për 1-2 javë pa harruar ta përziejmë herë pas here.

Pas 1 apo 2 javësh e kullojmë, e ruajmë në një shishe të errët dhe e përdorim për gjërat e mësipërme që shkruam më lart. 


Për të blerë Lule Kamomili, Vaj Bajamesh të ëmbla dhe Vaj Kokosi (Kliko këtu).


Provojeni dhe na shkruani përshtypjet tuaja :)


No comments:

Post a Comment