Burkina Faso. Vendi ku rritet Shea butter dhe Mango.
Njëherë e një kohë në zemër të një kopshti të egër, një mbretëreshë e njohur për bukurinë e saj hyjnore rrëmbente një balsam aromatik nga arrat e një peme.
Pema e arrës Shea.
Veçanërisht e apasionuar pas kësaj peme të egër por të shenjtë, shekullore dhe zemërgjerë, mbretëresha vendosi ta pagëzonte këtë, si pemën e saj të ''Shenjtë''.
Shumë kohë më vonë, zbuluesit gjetën vendin magjik dhe sollën balsamin e çmuar të quajtur gjalpi Shea.
Të mirat e gjalpit Shea.
Gjalpi shea ka qenë ndër shekuj universal dhe i pazëvendësueshëm për vetë cilësitë e tij ultra-kurative.
Ai zbut, ushqen e hidraton lëkurën dhe flokët, mbron dhe rigjeneron, rinon dhe rifreskon fytyrën dhe trupin. Shea është shumë e pasur me Vitaminë A, D, E, F dhe K. Më e veçanta e shea butter'it, është përmbajtja Natyrale e Keratinës - Rigjeneruesi thelbësor i flokëve dhe lëkurës së dëmtuar. Të gjitha këto veçori e bëjnë Shea'n një ''must have'' për ritualet e përditshme të bukurisë.
Nga vjen Shea Butter?
Pema e arrës Shea rritet në mënyrë natyrale në Savanat e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore kryesisht në Burkina Faso, Mali dhe Sudan. Breza të ndryshëm shijojnë të njëjtën pemë misterioze e cila rritet mrekullisht e shëndetshme prej shekujsh.
Në brendësinë e saj arrat Shea përmbjanë gjalpin e mrekullueshëm balsamik, në ngjyrë të verdhë intensive.
Nëse ky gjalp nuk ka ngjyrë të verdhë të plotë dhe aromë të fortë, nuk është 100% natyral por i përpunuar.
Për të sjellë më të mirën tek ju jemi lidhur direkt me kultivuesit e gjalpit Shea.
I papërpunuar, me aromën karakteristike natyrale, gjendet në dyqanin tonë.
100 gramë - 13 mijë lekë të vjetra.
Në paketim qelqi, i vetmi paketim higjenik dhe super praktik.
Ju mirëpresim :)
No comments:
Post a Comment