Wednesday, January 20, 2016

Si të bëjmë vaj Monoi


Vaji Monoi është një produkt natyral i cili përbëhet nga petalet e një lloj gardenia tipike nga Tahiti ose Maui të ishujve Hawai dhe vaji tropikal i kokosit. Kjo mënyrë origjinon nga Polinesia dhe përdoret gjerësisht për trajtime bukurie, masazhe, për hidratimin e lëkurës pas dushit, madje edhe si parfum. Pra vajin original të monoit mund ta gjeni në Tahiti ose Hawuai duke qenë se edhe ajo lule tipike rritet në ato vende. Por nëse nuk e keni këtë mundësi, ju mund të provoni varjantin tuaj në shtëpi. 



Gardenia nga Tahiti

Merrni petale të lules gardenia të sapoçelura, dhe përziejini me vaj kokosi organik.  Vaji i kokosit është I vetmi vaj natyral që ekstrakton alkolin terpenik  dhe esencën vajore të petaleve të gardenias.Çfarë na duhet?

Petale të lules gardenia
Vaj Kokosi
Shishe e gjerë qelqi e sterilizuar

Këpusni ose blini mjaftueshëm lule gardenia sa për të mbushur shishen që zgjodhët. Lajini me shumë kujdes për t'i pastruar nga pluhurat, e më pas lërini të thahen mbi një kartpecetë.

Gardenia Hawaiane dhe arrë kokosi

Pasi të thahen, hidhini në shihen e sterilizuar. Mbusheni plot por pa i shtypur petalet. Shtoni më pas vaj kokosi por bëni kujdes të keni blerë atë më të mirin. Pasi ta keni mbyllur mirë shishen, caktoni një vend tek dritarja ku ta zëri dielli të paktën 4 orë në ditë. Përziejeni vazhdimisht dhe lëreni ashtu për 15-20 ditë. Pasi të jeni bindur që janë përmbushur ditët, filtrojeni këtë vaj dhe ruajeni në një shishe qelqi të mbyllur mirë. Përdoreni për qëllimet tuaja kozmetike duke filluar që nga masazhi për trupin, për flokët, apo thjesht për hidratim të lëkurës tani në dimër. Aroma e saj fantastike dhe shumë intensive do t'ju kënaqë dhe do t'ju dhurojë ndjesi çlodhjeje dhe relaksi.  


Lule gardenia dhe arrë kokosi


Vajin e kokosit të Cilësisë më të mirë e gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore

Na vizitoni.

No comments:

Post a Comment