Saturday, October 17, 2015

Dieta e dorës


Material nga: Eneada Stavri.


E keni provuar dietën e dorës? –  Forma më e shpejtë dhe e sigurt për të rënë në peshë




Ideja është shumë e thjeshtë, ndoshta kjo është edhe arsyeja që shumë institucione, dietologë dhe shoqata për parandalimin e mbipeshës po e ndjekin këtë metodë. 

Ata që e mbrojnë këtë dietë, publikuar në portalin e “Guard your health”, sigurojnë që aktualisht personat hanë më shumë seç duhet të konsumonin dhe racionet e ushqimeve çdo ditë shtohen në sasi. Shtohet këtu edhe mendësia për ta lënë “pjatën e pastër”… kështu që disa hanë deri në pesë herë më shumë se sasia e rekomanduar.
ZBULONI NJË ALTERNATIVË TJETËR PËR TË KONTROLLUAR PESHËN
Kjo dietë ka të bëjë me përdorimin e duarve tona si udhëzuese për të llogaritur madhësinë e racioneve dhe ka mundësi që kjo sasi të jetë shumë më e vogël se ajo që ju mendoni se duhet të hani. Kështu, pëllëmba e dorës është masa e racionit të proteinave shtazore, një grusht na shërben për të vendosur sasinë e orizit, makaronave dhe drithërave të tjera që duhet të konsumojmë.


  • Perimet: si të gatuara edhe të gjalla, duhet të zënë hapësirën që përfshijnë të dyja duart bashkë në formë tasi.
  • Karbohidratet: ky grup ushqimesh përfshin makaronat, orizin, pataten dhe bukën, dhe sasia që i përkon është sa grushti i mbyllur.
  • Proteinat: kur i referohemi një filetoje mishi apo peshku, duhet ta zgjedhim sa madhësia  e pëllëmbës së dorës, që shkon që nga kyçi i dorës deri te gishtat. Trashësia e filetos duhet të jetë pak a shumë sa e gishtit të vogël.
  • Bishtajoret: përmbajtja ushqyese e tyre dallon për proteina të cilësisë biologjike edhe pse janë një burim i mirë karbohidratesh, ndaj mund ta llogaritni si një kontribut proteinash ose karbohidratesh.
  • Frutat: sa mban një dorë e hapur në formë luge.
  • Djathrat: një copë djathë nuk duhet të jetë më e madhe se madhësia që zënë, si në gjerësi dhe në gjatësi, gishti tregues dhe ai i mesit bashkë.
  • Yndyrnat dhe sheqernat: proporcioni i yndyrnave  (gjalpë dhe vaj) dhe sheqernave duhet të kufizohet në madhësinë e  falangës së parë të gishtit tregues (segmenti i parë ku gishti përthyhet për herë të parë). 
  • Akulloret:  grushti i mbyllur tregon dyfishin e madhësisë që duhet të hani: madhësia e grushtit përgjysmë.
  • Shoqërojini sallatat tuaja me vaj dhe uthull, por të dominojë uthulla në vend të vajit. Një lugë e vogël vaj ka 35 kalori, ndërsa një lugë gjelle 135 kalori. Një lugë e madhe vaj në ditë do i sjellë organizmit 6 kilogramë më tepër në vit. 
 Objektivi i dietës së dorës nuk është dobësimi, por rikuperimi i një ushqyerje të duhur. Por është mëse e kuptueshme që për personat e mësuar të konsumojnë racione të bollshme, aplikimi i kësaj metode të thjeshtë do ketë si pasojë një rënie në peshë. E thënë me pak fjalë: Zgjidhjen e kemi në pëllëmbë të dorës ;)



No comments:

Post a Comment