Bimë Mjekësore gjithmonë sjell për ju informacionet më të veçanta dhe praktike.
Kësaj radhe po ju mësojmë si të bëni vetë karamele kundër kollës dhe fytit të acaruar. Këto janë mbi të gjitha shumë të përtshtatshme për fëmijë të cilët e dimë sa shumë i urrejnë shurupërat, çarjat apo mjaltin, nëse ua jep ashtu siç janë. Ja si t'i bëni të ndërrojnë mendje.
Këtë gjë mund ta bëni të gjitha pa përjasjtim në shtëpi me shpenzimet e zakonshme.
Receta:
1 filxhan kafeje me sheqer të kuq (jo të bardhë)
3/4 filxhan me mjalt organik
1/4 ujë ose çaj (çfarëdolloji çaji që është i mirë kundër gripit/kollës/ftohjes: xhinxher, gjethe delli etj).
1 lugë gjelle me vaj kokosi (e gjeni tek Bimë Mjekësore)
Shtoni edhe 2-3 lugë gjelle me lëng limoni të freskët, pak kanellë, xhinxher të grirë imët.
Në fund fare shtoni 5 pika vaj esencial menteje, eukalipti ose rigoni.
Përgatitja:
Si fillim në një tenxhere të vogël përzieni sheqerin me ujin / çajin dhe mjaltin. Vëreni në ngrohëse shumë të avashtë (duhet shumë kujdes me ngrohtësinë pasi mjalti në nxehtësi i humbet vlerat).
Gjithashtu kujdesuni që sheqeri të tretet mirë dhe e gjithë masa të bëhet kompakte. sapo ta shihni që e keni arritur këtë, hiqeni nga zjarri. Pasi ta keni hequrnga zjarri shtoni limonin, xhinxherin dhe pikat e vajit esencial.
Nëse doni t'i jepni formën e lëpirëses atëherë hidhni masa të vogla me lugë kafeje, në peceta të tilla letre.
Vendosini një shkop kur ajo të jetë ende e butë e më pas lëreni të ngrijë plotësisht.
Nëse doni t'i jepni formën e karameleve, hidhni masa të vogla në ngrirëse të tilla akulli. Vendosini tek ngrirja për disa minuta e më pas nxirrni nga format.
Kështu do të jenë të pranueshme jo vetëm për fëmijët por edhe praktike për të rriturit.
Mund t'i marim me vete në shkollë ose punë e t'i konsumojmë sa herë që duam.
No comments:
Post a Comment