Monday, October 26, 2015

Harta e fytyrës

FYTYRA JUAJ MUND TË TREGOJË PËR SHËNDETIN TUAJ


Material nga: Eneada Stavri.

Ka shkenca si Refleksologjia, që studiojnë hartën e trupit, në funksion të mbaresave nervore të këmbëve. E dini që është e mundur bërja e një harte të fytyrës për të përcaktuar gjendjen e shëndetit tuaj?


Mjekësia tradicionale kineze beson në mënyrë të patundur që fytyra jonë tregon më shumë për trupin sesa mendojmë ne. Mien Shiang do të thotë fjalë për fjalë leximi i fytyrës ose harta e fytyrës.


Sipas kësaj doktrine, çdo zonë e fytyrës përfaqëson një organ në veçanti, të trupit tonë. Kur lindin probleme shëndeti në disa zona, p.sh. në mjekër, kjo na tregon ekzistencën e një të keqeje e cila kërkon zgjidhje.

Çdo ç'ekuilibrim në lëkurën tuaj, si aknet, gropëzimet e lëkurës, ndjeshmëria e saj, inflamacionet, skuqjet, rrudhat dhe njollat (pigmentimi), mund të jetë një tregues i një problemi të nënkuptuar.

1. VESHËT ( PËRFAQËSOJNË PROBLEME NË VESHKA)

Shkaku: Teprimi me kripën, mungesa e ujit dhe teprimi me konsumimin e erëzave dhe konsumi i kafeinës mund të prekë këtë zonë.

Zgjidhja: Pini më shumë ujë dhe ulni konsumin e kafeinës, kripës dhe erëzave.

2. BALLI  (PËRFAQËSON FSHIKËZËN E URINËS, ZEMRËN DHE  ZORRËN E HOLLË)

Shkaku: Ushqimet e yndyrshme çojnë në një sistem tretës të ngadaltë dhe të mbingarkuar. Konsumi i tepërt i alkoolit, fjetja në orët e vona dhe konsumi me tepricë i sheqerit gjithashtu shmang tretjen e duhur dhe shkakton kaos kur bëhet fjalë për të mbajtur shëndetin e lëkurës. Kapelet e ndotura, produkte të shumta për kujdesin e flokëve dhe stresi gjithashtu mund të shkaktojnë probleme të tilla.

Zgjidhja: Hani ushqime shëndetshme të gjalla, pini shumë ujë sepse ju pastron, shmangni alkoolin dhe mundohuni t’i jepni trupit pushimin dhe gjumin e natës që i duhet.

3. ZONA MES DHE ANASH VETULLAVE  (PËRFAQËSON MËLÇINË)

Shkaku: Ndoshta jeni alergjik ndaj disa ushqimeve, si gruri ose mishi. Gjithashtu mund të tregojë që aparati tretës po punon tej mase shumë dhe nuk po merr pushimin e duhur që i nevojitet.

Zgjidhja: Kur bëhet fjalë për të përmirësuar këtë gjendje shëndetësore, rekomandohen zgjidhjet e mëposhtme: ajër i freskët, qetësi, ushqime të shëndetshme dhe të freskëta, ushtrime (si joga p.sh.), ecjet e lira dhe meditimi.

4.  ZONA RRETH SYVE (PËRFAQËSON VESHKAT)  

Shkaku: Teprimi me alkoolin dhe duhanin.

Zgjidhja: Shmangni alkoolin, kafeinën dhe pijet me sheqer. Pini shumë ujë. Kontrolloni shpesh nëse jeni mjaftueshëm  i hidratuar. 

5. ZONA E HUNDËS (PËRFAQËSON ZEMRËN)

Shkaku: Fryrje, kapsllëk, mostretje, gazra dhe qarkullimi i keq i gjakut. Gjithashtu edhe presioni arterial i lartë mund të shkaktojë probleme në këtë zonë të fytyrës.

Zgjidhja: Kontrolloni presionin e gjakut për t’u siguruar që është brenda parametrave të pranueshëm. Çaji i gjelbër organik ndihmon në eliminimin e helmeve, por edhe ushtrimet fizike të përditshme në nivel të moderuar ndihmojnë në përmirësimin e këtyre kushteve.

6. PJESA E POSHTME E FYTYRËS (PËRFAQËSON MUSHKËRINË)

Shkaku: Astma, duhan pirja dhe ndotja janë faktorë që ndikojnë këtë zonë. Në këtë zonë gjithashtu mund të bëhen rrathë të zinj.  

Zgjidhja: Sigurohuni të rrini larg nga vendet me ndotje të ajrit, tymi, ndotja etj. mundohuni të qëndroni në vende me shumë oksigjen. Nëse pini duhan mundohuni ta lini atë. E rekomandueshme është gjithashtu aktiviteti fizik në ajër të pastër. Mbani mend të mos konsumoni ushqime pikante dhe të yndyrshme. 

7. FAQET  (PËRFAQËSOJNË MUSHKËRITË DHE STOMAKUN)

Shkaku: Stresi, dietat e pashëndetshme, probleme me stomakun, mostretje, duhan pirja, teprimi me sheqerin ose alergji të mundshme.

Zgjidhja: Duhet të eliminoni disa ushqime nga regjimi juaj ushqimor dhe sigurohuni të përdorni produkte kozmetike natyrale cilësore, të përshtatshme për lëkurën tuaj. Materialet, si p.sh. këllëfët e jastëkut dhe celularët, gjithashtu mund të bëhen shkaktarë. Sigurohuni që çdo gjë që prekni të jetë e pastër.

8. ZONA E GOJËS (PËRFAQËSON ZORRËN)

Shkaku: Një dietë (regjim ushqimor) e pasur me yndyra, sheqer dhe stimuluesit, si kafeina dhe alkooli. Kjo zonë është me e prekura nga ushqimet e stinës.  Edhe ndenjja deri natën vonë zgjuar dhe stresi mund të çojnë në ç'ekuilibrim hormonal.

Zgjidhja: Një dietë për largimin e helmeve do ju ndihmojë të pastroni trupin dhe të mbani ekuilibrin. Hani shumë perime me ngjyrë të errët dhe pini sasi të mëdha uji. Nëse problemet vazhdojnë konsultohuni me mjekun.

9. NOFULLA, MJEKRA, QAFA ( PËRFAQËSOJNË HORMONET, PROBLEMET GJINEKOLOGJIKE) 

Shkaku: Kjo mund të nënkuptojë që trupi juaj po lufton kundër bakterieve, stresit dhe stilit të jetesës ose ndryshimeve në ditë.  

Zgjidhje: Merrni ajër të pastër dhe bëni aktivitet fizik. Joga dhe meditimi gjithashtu ndihmojnë shumë.


No comments:

Post a Comment