Thursday, August 18, 2016

Të lexuarit rrit inteligjencën


Për një jetë më të shëndetshme, gjeni një vend të qetë dhe lexoni libra.


A young girl reading. Painting by: Jean-Honoré Fragonard 

Të lexuarit lidhet me një sërë të mirash shëndetësore, jo vetëm mendore por edhe fizike. Në fakt një studim i ri publikuar në gazetën ''Social Science & Medicine'' parashtroi se lexuesit e librave jetojnë mesatarisht 2 vjet më gjatë se ata që nuk lexojnë. Njerëzit duhet të lexojnë të paktën 30 minuta në ditë në mënyrë që të jetojnë më gjatë dhe me një mendje më të shëndetshme. 
Studimi është bërë me njerëz të të gjitha racave, gjinive, nivelit edukativ, gjendjes ekonomike, punësimit etj. Pra tek të gjithë, të lexuarit funksionon njësoj.


Të lexuarit pakëson stresin, rrit aftësinë për kuptuar të tjerët dhe për t'i ndarë ndjenjat me ta.




Kërkimi i udhëhequr nga neuropsikologu David Lewis dhe kolegët e tij nga Universiteti i qytetit Sussex në Angli, paraqitën faktet se të lexuarit është një antistres i fuqishëm. Të lexuarit vepron shumë më mirë se alternativa të tjera si muzika, të biseduarit apo një filxhan çaji. 
Nivelet e stresit ulen me 68% pas të paktën pas 6 minuta leximi. Të humbasësh veten në një libër është antistresi më i mirë.

Ndërkohë që lexoni mendja juaj është plotësisht e shkëputur nga jeta e përditshme, shqetësimet dhe problemet tuaja e sidomos e shkëputur nga ankthi, ndërkohë që muskujt kanë tendencën të qetësohen dhe mendja imagjinon atë çka lexon.
Studjuesit shtojnë se të lexuarit përmirëson funksionimin e trurit dhe kjo gjendje vazhdon edhe disa ditë pasi keni lexuar. 

Dr. Gregory S. Berns,  drejtor i  ''Emory University's Center'' për neurologjinë, tregoi për ''Huffington Post'':
"Minimumi mund të themi se të lexuarit e historive narrative, rikonfiguron lidhjet e trurit për të paktën disa ditë. Kjo tregon sesi historitë qëndrojnë me ne për disa kohë. Kjo mund të ketë ndikim të madh tek fëmijët dhe roli i të lexuarit në formimin e trurit të tyre është shumë i fuqishëm.

Gjithashtu të lexuarit, na zgjeron një aftësi që njihet si ''teoria e mendjes'', e cila është aftësia për të kuptuar gjendjen mendore të të tjerëve dhe rrit empatinë.
Një studim i prezantuar në ''Pediatric Academic Societies'' shpalosën se çfarë i ndodh trurit të fëmijëve kur ju u lexoni atyre libra.

Duke përdorur skanera për trurin, kërkuesit gjetën se t'u lexosh libra fëmijëve që në moshë fare të hershme, aktivizon disa zona të trurit përfshi këtu ''
occipital lobes'', e lidhur kjo me pamjet vizive (figurat dhe imagjinata) dhe ''parietal lobes'', të cilat i ndihmojnë ata në të kuptuarit e gjuhës. 
Rosa and Bertha Gugger 1883 by Albert Anker (1831-1910)

Dr. John S. Hutton, i cili punon në një qendër Spitalore fëmijësh në Ohio, tregoi për Reuter:

''Një nga aspektet më intriguese, aktivizimi më i madh ishte pjesa vizuale "occipital lobe'' … Një pjesë shumë të rëndësishme luan imagjinata se ç'po ndodh me historinë. 
Këta fëmijë kanë më shumë eksperiencë në të ''shikuarit çfarë po dëgjojnë''... Prindërit duhet domosdoshmërisht t'u lexojnë fëmijëve madje edhe duke diskutuar historinë me ta e duke shkuar edhe përtej asaj që shkruhet. Pra imagjinata luan një rol thelbësor.

Të marësh parasysh që të lexuarit nuk kushton fare ndërsa librat kushtojnë shumë pak, është një shtysë më tepër për t'i nxitur prindërit t'u lexojnë fëmijëve. Për më tepër është argëtuese dhe për ju. Kjo do t'i ndihmojë fëmijët në fazën parashkollore e më pas edhe në fillimet e shkollës, për të studjuar më mirë dhe për të qenë më të përqëndruar. Zakonisht, fëmijëve që u lexohet kur janë shumë të vegjël, kanë rezultate më të larta kur fillojnë shkollën e më tej pasi inteligjenca e tyre është shumë herë më e lartë. 

Të mira të tjera përfshijnë:

Zhvillon gjuhën dhe fjalorin (aftësinë për t'u shprehur më mirë, për të lidhur fjalitë dhe mendimet e tyre më mirë).

U sjell motivim, imagjinatë, kuriozitet dhe kujtesë më të mirë.

Të lexuarit i ndihmon shumë fëmijët t'i kalojnë më me personalitet gjendjet e stresit apo vështirësitë.

U dhuron fëmijëve një fjalor shumë të pasur që vështirë se mund ta gjesh në rrjete sociale apo faqe online.

I ndihmon dhe i mëson të dëgjojnë (pra të jenë të duruar ndërkohë që dëgjojnë).

U rrit përqëndrimin.


No comments:

Post a Comment