Përkthyer nga Bimë Mjekësore
Mjalti riparon ADN'në.
Glyfosati, organofosfori dhe insekticide si chlorpirifos mund të shkaktojnë dëmtim të ADN'së dhe kancer, në personat e ekspozuar vazhdimisht ndaj këtyre pesticideve. Polifenolet të cilat gjenden tek frutat dhe perimet, janë parë si molekula antioksidative dhe mbrojtëse ndaj organizmit të njeriut. Mjalti i cili përmban polifenole (për shkak të ushqyerjes së bletëve nga bimët dhe lulet) është vlerësuar si një mbrojtës potencial kundër pesticideve që sjellin genotoksicitetin (helmimin dhe transformimin gjenetik).
Ekstraktet e mjaltit nga burime bimore mbrojnë njeriun nga shkatërrimi i AND'së madje e riparon atë në rast se është dëmtuar. Pesticidet dhe kimikatet ndërhyjnë dhe deformojnë gjenetikën njerëzore. Dëmtimi i gjentikës sjell dëmtim madhor në bronke dhe qelizat nervore (neuronet) e trurit të cilat trashëgohen nga brezi në brez. Në ekperimentet e bëra, mjalti ka përmirësuar dhe riparuar ADN'në tek njerëz të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj pesticideve në mënyrë kronike, të vazhdueshme. Pra konsumimi i mjaltit organik (të paktën 50 gramë në ditë për dy javë rrjesht) mbron njeriun nga kanceri i mushkrive, si edhe nga dëmtimi qelizor nervor. Mjalti riparon dëmtimin gjenetik dhe rikthen në gjendje normale ADN'në, dëmtim i cili vjen si pasojë e ekspozimit afatgjatë ndaj pesticideve dhe kimikateve.
Të gjitha
qelizat e trupit dhe organizmit tonë, mjalti i kthen në nivele normale të
paktën pas 2 javësh konsumim të majltit organik (mjaltë lulesh e bimësh).
Mjalti njihet për përmbajtjen e polifenoleve mbrojtëse të shëndetit tonë, duke
përfshirë flavonoide të ndryshme si: kempferol,
quercetin, luteolin dhe apigenin. Ai gjithashtu përmban një antioksidant unik shumë të rrallë siç është chrysin,
i cili është i përqëndruar tek poleni i luleve dhe nektari i tyre, dhe shumë i
vështirë të gjendet diku tjetër përveçse tek to. Përdorni mjaltin organik në
vend të çdo ëmbëlsuesi tjetër por sigurohuni mire që ai të jetë 100% natyral
përndryshe harrojini gjithë këto të mira.
US national Library of Health
National Institute of Health.
National Institute of Health.
No comments:
Post a Comment