Përse kjo traditë kaq e lashtë e Mesopotamisë, është kthyer në trendin më të ri të bukurisë në këto kohë moderne?
Trëndafili, eliksir bukurie në të gjitha kohërat, ka qenë për gratë një nga simbolet kryesore të dashurisë dhe bukurisë. Dhe jo më kot. Ato që kanë vlera nuk janë vetëm aromat e trëndafilit, por edhe vetitë e tij për lëkurën dhe shëndetin të cilat njerëzit e hershëm i kanë ditur mirë. Që nga mbretëresha Kleopatra e derit tek Mikelanxhelo (të cilët thuhet se pinin një filxhan çaji me ujë trëndafili), kjo lule magjike ka bërë një rrugë shumë të gjatë. Në lashtësi pirja e ujit të trëndafilit shërbente për të larguar stresin, dhimbjet e kokës, të përzierat në stomak apo edhe tretjen e ngadaltë.
Sot në kohët moderne, trëndafilin jemi mësuar ta dëgjojmë në tonikë fytyre, locione për trupin, apo kremëra të ndryshëm. Lista e të mirave fillom me trajtimin e akneve e mbaron me skuqjet e acarimet e lëkurës, djegien nga dielli, rinimin dhe hidratimin e saj.
Si ta përgatisni?
Mjafton të zhytni disa petale trëndafili në një enë me ujë të ngrohtë dhe t'i lini atje për 15-30 minuta, të mbuluar mirë.Trëndafilat duhet të jenë aromatikë (jo trëndafila të kultivuar në mënyrë artificiale). Pasi të ketë kaluar minutazhi, filtrojeni ujin dhe përdoreni sipas dëshirës suaj. Nëse do ta pini, shtoni pak mjaltë dhe pak akull.
Nëse doni ta përdorni për lëkurën atëherë lyeni tamponë pambuku dhe aplikojeni direkt në lëkurë. Ruajeni në shishe qelqi të mbyllur mirë, në frigorifer, për ta përdorur edhe në ditët në vazhdim.
Për kremëra fytyre dhe trupi me vaj esencial Puro të petaleve të trëndafilit, ju mirëpresim në dyqanin Bimë Mjekësore.
No comments:
Post a Comment