Secili prej nesh mund ta bëjë jetën intime më të bukur dhe me interesante. Të rinj të dashuruar apo martuar prej vitesh, nuk ka rëndësi, secili dëshiron të japë dhe të marrë kënaqësi. Ne mund ta zbukurojmë marëdhënien duke përdorur disa magji të vogla e të thjeshta, Afrodiziakët. ‘Afrodiziak’ vjen nga emri i Perëndeshës greke Afërditë, perëndesha e dashurisë seksit dhe bukurisë. Afrodiziak mund të jetë gjithçka duke filluar që nga ushqimi, aromat, lulet, ose çdo gjë tjetër e cila stimulon dëshirë seksuale. Afrodiziakët kanë fuqi të jashtëzakonshme të cilat çlirojnë kimika të posaçme në mendjen e njeriut duke stimuluar në këtë mënyrë organet përkatëse. Madje afrodiziakët janë përdorur edhe në probleme të ndryshme keq funksionimi, dhe janë shumë efikase në shtimin e epsheve si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Pjesa më e madhe e Afrodiziakëve, veprojnë nëpërmjet shikimit, nuhatjes, shijes, prekjes dhe dëgjimit. Shumë të rëndësishme janë edhe lulet, ato e bëjnë aktin dashuror shumë më të këndshëm, shtojnë dëshirën dhe pasionin në çift.
Ja disa nga lulet më të rëndësishme:
Hisbiscus
Kjo lule e kuqe e mrekullueshme, me origjinë nga India por e lehtë për ta gjetur edhe Angli e vende të tjera. Aroma e saj i jep gjallëri trupit dhe ka një efekt shumë relaksues. Çaji i saj, i bën shumë mirë zemrës dhe gjakut.
Karafilat
Aroma e tyre e ëmbël ka cilësi të mahnitshme afrodiziake, është shumë efektive nëse konsumohet në formë pudre e përzier me mjaltë.
Aloe Vera
E mban trupin të ri e të fresket, duke stimuluar dëshirë në mënyrë shumë natyrale. – keeps the body young by restoring the natural cycles of desire.
Zambakët e ujit
Një lule tepër exotike. Edhe pse rritet në liqene ose këneta ajo ka një pamje magjepsëse dhe cilësi të mrekullueshme. I jep energji trupit dhe shëndetit në përgjithësi. Aroma nuk ka ndonjë efekt të veçantë, por e pirë si çaj është një nga Afrodiziakët më të mirë sepse përmirëson shëndetin seksual.
Vanilja
Kjo ka një aromë të ëmbël dhe të fuqishme, është përdorur gjerësisht si afrodiziak në Amerikën e lashtë.
Jasemin
Është përdorur në Indi ndër shekuj. Çiftet e sapo martuara e dekoronin dhomën e gjumit me të tilla lule të kombinuara me trëndafila. Ajo balancon energjinë femërore, duke i dhuruar asaj paqe dhe qetësi. Për një takim romantik dhe sensual, dhuroni një tufë me 16 lule të tilla natyrale. Maksimumin e tyre ato e japin në fund të vjeshtës, duhet të priten para se të agojë përndryshe 20% e aromës së tyre humbet. Vaji esencial i tyre përdoret për masazhe trupi.
Zambak uji blu
Emri botanik i tyre është ‘Nymphaea Nauchali’. Egjiptianët e lashtë e përdornin për të joshur gratë e tyre. Aroma a tyre nxit qarkullimin dhe hovin e gjakut dhe përdoret edhe kundër plakjes.
Trëndafili
Përdoret në tërë botën si lulja e joshjes. Aroma e tyre është e ëmbël dhe mjaft romantike, eshte idhulli i Romanticizmit dhe idealja për të shprehur dashurinë, thuhet se ndryshon përsosmërisht gjendjen shpirtërore dhe erotike. Petalet mund të hahen dhe janë tepër të shijshme nëse serviren me Luleshtrydhe dhe Shampanjë.
Lulet janë Afrodiziakët më të mirë sepse e bëjnë jetën dashurore të magjishme. Zbukurojeni shtëpinë me lule, dekoroni dhomën e gjumit, rrethohuni ngado me lule aromatike e shmëngjyrëshe. Ndizni pasionin nëpërmjet Aromave formave e ngjyrave hyjnore të luleve. Bukuria e tyre nuk do të kalojë pa u vënë re.
No comments:
Post a Comment