Në antikitet mund të ketë pasur shumë femra të bukura, por ajo që dallonte ishte pikërisht Kleopatra. Ajo ishte e para qe kishte një regjim të rregullt trajtimesh bukurie, pikërisht për këtë ajo ka shkruar një libër me sekretet e saj.
Zbutësi -Trupi dhe fytyra e saj duhej te zbuteshin çdo ditë me vajra të bimëve, duke filluar që nga vaji i luleve hibiskus, basani, vaj kastori, vaj te farave feni grek, dhe dhjam kafshësh te tretur.
Tonifikimi - Maska të ndryshme përfshiheshin në trajtimet e saj të bukurisë. Maskat përbëheshin nga qumësht, mjaltë, kastravec, maja dhe argjil.
Mbrojtja e lëkurës-Egjiptianët, si burrat edhe gratë e dinin mirë vlerën e pudrës ‘Kohl’ (e cila pregatitej me minerale te tokës), ajo bllokonte rrezet e dëmshme të diellit dhe mbante larg insektet.
Parandalimi i rudhave –Balsami i Mekës, i pregatitur me Dyllë të Bletëve, vaj lulesh dhe bar qitroje, aplikohej çdo ditë në fytyrën e saj për ta mbajtur lëkurën të re dhe pa rudha. (E përdorur gjerësisht edhe nga grekët e lashtë, romakët dhe arabët-ndryshe njihej si ‘Balsami Mbretëror’).
Kleopatra dhe egjiptianët, jo vetëm që i dhanë kontribute të jashtëzakonshme e të panumërta qytetërimit modern, por ishin të parët që filluan të bënin kozmetika për mirëmbajtjen e lëkurës.
Nuk ishte dhe aq e lehtë t’ja dilje mbanë në nxehtësinë e shkretëtirës, megjithatë, Kleopatra i fitoi aftësitë dhe materialet e duhura, për ta mbajtur lëkurën e saj të re e të bukur.
Nuk ishte dhe aq e lehtë t’ja dilje mbanë në nxehtësinë e shkretëtirës, megjithatë, Kleopatra i fitoi aftësitë dhe materialet e duhura, për ta mbajtur lëkurën e saj të re e të bukur.
Ajo nuk ishte vetem simbol i bukurisë femërore, me një shumëllojshmëri parfumesh, parukesh e aksesorësh, por ajo ishte tepër e dhënë pas ndjekjes së bukurisë. Ajo bënte banjë çdo ditë me qumësht dhe mjaltë, me bimë Aromatike e vajra Esencialë. Lëkura dhe pamja e saj ishin më të shtrenjta se çdo produkt natyror. Të gjitha ishin në shërbim të saj. Të gjitha këto i dhuruan asaj një bukuri Hyjnore.
Ja disa sekrete te vogla për mirëmbajtjen:
Pastrimi i lëkurës - Për ta mbajtur atë të freskët ajo e lante shpesh fytyrën me vaj dhe leng limoni, me uthull molle dhe ujë bënte shpëlarje të vazhdueshme. Majltin e përdorte çdo ditë si anti-bakterial dhe ushqyes të lëkurës.
Eksfolimi - Për ta mbajtur lëkurën të lëmuar dhe te shkëlqyeshme, ajo bënte dhjetëra lloje skrabesh , ne veçanti skrabet me kripë të detit.
Zbutësi -Trupi dhe fytyra e saj duhej te zbuteshin çdo ditë me vajra të bimëve, duke filluar që nga vaji i luleve hibiskus, basani, vaj kastori, vaj te farave feni grek, dhe dhjam kafshësh te tretur.
Tonifikimi - Maska të ndryshme përfshiheshin në trajtimet e saj të bukurisë. Maskat përbëheshin nga qumësht, mjaltë, kastravec, maja dhe argjil.
Mbrojtja e lëkurës-Egjiptianët, si burrat edhe gratë e dinin mirë vlerën e pudrës ‘Kohl’ (e cila pregatitej me minerale te tokës), ajo bllokonte rrezet e dëmshme të diellit dhe mbante larg insektet.
Parandalimi i rudhave –Balsami i Mekës, i pregatitur me Dyllë të Bletëve, vaj lulesh dhe bar qitroje, aplikohej çdo ditë në fytyrën e saj për ta mbajtur lëkurën të re dhe pa rudha. (E përdorur gjerësisht edhe nga grekët e lashtë, romakët dhe arabët-ndryshe njihej si ‘Balsami Mbretëror’).
Mbretëresha Kleopatra, ndoshta nuk ka qenë e bukur prej natyre, por ajo ishte këmbëngulëse dhe kujdesi që tregonte e renditi atë ndër më të bukurat. Karizma dhe Sensualiteti i saj buronin nga një inteligjencë e brendshme.
e famshme eshte edhe banjo e saj me qumesht per nej lekure te bute! eh...fiks trajtim mbretereshe!
ReplyDelete