Dëshironi buzë të lëmuara seksi dhe joshëse? Ato kanë nevojë për më shume sesa një shkëlqyes apo buzëkuq për të qenë të tilla.
Eksfolimi - Thojini lamtumirë buzëve të thata me këtë recetë të thjeshtë të cilën mund ta pregatisni në shtëpi.
Çfarë është Eksfolimi?
Ky është proçesi i heqjes së qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës.
Përse duhet ta bëjmë?
Buzët nuk kanë shtresë mbrojtëse, ja pse ato kane tendencën të jenë më të prekura nga të ftohtët apo vapa e madhe. Ja pse ato thahen apo plasariten aq kollaj. Ato kanë nevojë për kujdes të veçantë, edhe nëse doni që buzëkuqi i zgjedhur të rezistojë më gjatë.
Pse ta pregatisim vetë?
1. Do te harxhojme më pak para.
2. Gjithmonë i freskët.
3. Pa kimikate të dëmshme.
Receta - (për këtë ju duhen):
1 enë e vogël.
Pirun
1 lugë çaji me sheqer të kuq
½ lugë çaji me vaj ulliri ose kokosi
Furçe dhëmbësh te butë
Hapat që duhet të ndiqni:
Ne enën e vogël përzieni me pirun sheqerin dhe vajin derisa të lidhen mire. Më pas, me gishtin tregues përhapeni me kujdes tek buzët. Me lëvizje të lehta rrethore bëni masazh ne tërë hapësirën e buzëve për 10 sekonda. Për eksfolim më të avancuar përdorni furçen e dhëmbëve, por mos ushtroni shumë forcë. Lëreni skrabin për rreth 2 minuta në gjendje të qetë. Shpëlajeni me ujë të vakur. Menjëherë pas shpëlarjes aplikoni vaj të ullirit ose kokosit.
Kripë apo sheqer?
Edhe pse skrabet janë fantastike për lëkurën e trupit, nuk rekomandohet përdorimi i tij për buzët. Sheqeri është më i shijshëm, dhe mbi të gjitha nuk e irriton sipërfaqen e buzëve, pra është më delikat se kripa.
Kujdes! Mos bëni eksfolim më tepër se ç’duhet. Kjo duhet bërë vetëm një here në javë, pasi ato janë shumë delikate dhe sipërfaqja e tyre mund të dëmtohet.
kete do shkoj ta provoj menjehere, se i kam shume problem buzet e thata (ne cdo stine) dhe smund te ve asnje lloj buzekuqi :)
ReplyDeleteDhe duhet perdorur vazhdimisht mjalte per to :-)
ReplyDelete