E dini çfarë kishin të përbashkët Kleopatra dhe Kasanova? Të dy ishin të dhënë pas ushqimeve afrodiziake.Karkaleca te gjallë e të lagësht i përpinin direkt nga guacka. Mëlçi rose qe shkrihej direkt ne gjuhen e tyre. Haviar e midhje te kripura qe hovnin ne dhëmbët e tyre. Këto ushqime të mrekullueshme që ndezon dëshirën për eros, kanë edhe cilësi të tjera të mrekullueshme, si p.sh. forcojne imunitetin, dhe janë shumë të pasura me Vitamina B dhe E të cilat rrisin mirëqënien fizike dhe përmirësojnë pamjen. Në fund të fundit, tërheqja fizike, a s’është e lidhur drejtpërdrejt me mirëqënien e cila vjen si pasojë e një ushqimi të mirë?
Le të zbulojmë 10 ushqimet më të mira që ndezin dëshirën dhe pasionin e të dashurës/ dashurit tonë.
1.Asparagus. Çështjet e dashurisë lidhen me këtë anëtar te familjes se Zambakëve, këtu e qindra vjet më parë. Asparagus ‘ndez dëshirën si tek meshkujt edhe tek femrat’ shkruan erboristi anglez Nicholas Culpepper në shekullin e 17.Në shekulloin e 19 në Francë është përdorur gjerësisht në dreka e në festa mondane.Me sa duket ka një arsye të mirë.Asparagu gjithashtu është shumë i pasur me potas, fibër, vitamin B6, A,tiamin dhe acid folik. Së fundmi thuhet se nxit prodhimin e histaminës, e nevojshme që të dy partnerët të arrijnë orgazmën.
2. Bajamet. Edhe pse nuk duken shumë të veçanta (megjithëse forma e tyre si sy është padyshim e tillë) ato në lashtësi kanë qenë gjithmonë simbol i fertilitetit. Aroma e tyre ndez shume pasion. Shkrimtari francez Aleksandër Dyma (Autori i Konte Monte Kristos) hante supë me bajame çdo mbrëmje para se të takonte mikeshën e tij.Samsoni i vardisej Dehlila’s duke e joshur me këto fryte aromatike e të shijshme. Përveç këtyre cilësive, bajamet përmbajnë shumë Vit E, magnez dhe fibër, ulin kolesterolin dhe përmirësojnë gjendjen fizike, kështu që ne mund të hamë vazhdimisht prej tyre… pa fund!
3. Avokado. Përveç formës së tyre erotike (dhe këtu mund të përmendim thënien e Rorschach – pa bërthamë avokadoja duket si ****). Ky frut lidhet edhe me seksualitetin mashkullor. Në lashtësi pemën e avokados e quanin Ahuacuatl, "pema e testikujve." Por jo të gjithë e pëlqenin këtë fakt. Në Spanjë, prifti katolik e ndaloi rritjen dhe kultivimin e kësaj peme. Në ditët e sotme mund të përfitojme pa problem të gjitha të mirat e këtij fruti. Vetitë e tij anti-kancerogjene janë të pamohueshme, i pasur me acid folik, Vitaminë B6, potas, Omega-3, acid oleic, e falë këtyre yndyrnave të pangopura lufton koleterolin dhe rrit testosteronin.
4.Bananet. Ky frut jo vetëm ka formë të veçantë, por është baraz me një vakt të tërë. Ai përmban minerale dhe enzimen ‘bromelain’ , të cilat ndezin epshet tek meshkujt. Ndoshta për këtë arsye në Amerikën qendrore, pijnë lëng të bananes së kuqe si Afrodiziak ndërsa Hindutë e mbanin si simbol të fertilitetit. Në kopshtin e Eden’it ishin mbjellë plot të tilla. Sipas një miti Islam, Adami dhe Eva ishin te mbuluar me gjethe bananesh jo me gjethe fiku.
5. Borziloku. Kjo bimë e familjes së mentes ka një aromë shumë ndjellëse. Në fakt, është aq e mirë kjo aromë sa mund të kurojë edhe dhimbje koke, të gjitha llojet. Grekët e quanin ‘Bima Mbretërore’. Kjo bimë ka efekt qetësues dhe lëmues të lëkurës, nxit edhe qarkullimin e gjakut. Në itali, të dashuruarit mbajnë borzilok.
6. Çokollata. Përse çokollata na bën aq të lumtur? Është diçka kimike, ‘Ushqimi i Zotave’përmban ‘theobromine’, e cila është po aq stimuluese sa kafeina. Çokollata e ndihmon trurin të prodhojë ‘serotonin’. Sigurohuni të konsumoni çokollatë në ngjyrë të errët, përmban sasi të paimagjinueshme anti-oksidantësh.
7. Vezët. Kjo është një nga simbolet më të vjetra të fertilitetit. Vezët përmbajnë shumë Vitaminë B6 e B5, të cilat ndihmojnë në balancimin e hormoneve dhe luftojnë stresin. Vezë pule te freskëta, nëse konsumohen para të bërit seks, shtojnë dëshirën, dhe energjinë.
8. Fiqtë. Thuhet se kanë qenë ushqimi më i preferuar i Kleopatrës. Ky frut është i pasur si në formë ashtu edhe përbërje. Për arsye të dukshme, në literaturën erotike ky frut ka simbolizuar organin femëror. Grekët e lashtë thoshin se ‘fiqtë janë më të çmuar se ari’ dhe shumë kultura e kanë lidhur këtë frut me fertilitetin.
9.Mëlçi rose. Një nga ushqimet më luksoze dhe më të kushtueshme. Njësoj si diamantet, gëzofët dhe shampanja, është e lidhur ngushtë me mënyrën e shtrenjtë të jetesës.
10. Karkalecat dhe midhjet. Këta janë Afrodiziakët më klasikë. Karkalecat janë shumë të pasur me zink, kjo ndikon në shtimin e spermatozoideve, testosteronit dhe epsheve. Njësoj si disa lloje peshku, karkalecat përmbajnë Omega-3 e cila rrit mirëqënien e përgjithshme dhe lufton stresin. Ato janë edhe burim ‘dopamine’. Jo më kot Kasanova hante 50 të tillë në ditë.
No comments:
Post a Comment