Monday, May 21, 2012

Tonik me Petale trëndafili për fytyrën dhe qeskat poshtë syve:



1. Mblidhni disa trëndafila të freskët dhe me aromë të theksuar. Në pamundësi të kësaj mund të blini petale të thara në farmaci. Përgatit një tenxhere me një litër ujë natyral dhe vëre të ziejë.


2. Ndërkohe, këpusni petalet (nëse morët trëndafila të freskët), ose përgatisni ato të blerat. 40 gramë petale hidhini në një tenxhere tjetër, shtoni aty ujin që valoi dhe lëre për 30 minuta. Filtrojeni dhe eliminoni të gjitha petalet. Lëreni të ftohet dhe filloni të bëni trajtimin me të. Merni kompresa dhe vendosini tek sytë, mbajeni për 20 minuta. Mund ta aplikoni këtë mënyrë disa herë në ditë.


3. Tonikun e trëndafilit mund ta përdorni edhe për të larë fytyrën, trupin ose zona të irrituara duke e lyer me pambuk ose komprese (gjithmonë pas pastrimit klasik me sapun). Nëse do e përdorni si tonik, duhet ta ruani në frigorifer në shishe qelqi.

No comments:

Post a Comment