Chlorella - phylum Chlorophyta
Çfarë është chlorella, çfarë të mirash sjell ajo në
organizmin dhe trupin tonë?
Chorella është Algë njëqelizore e veçantë, në ngjyrë
të gjelbër. Chlorella përmban pigmentin e gjelbër fotosintetik – Klorofilin – a
dhe b, në kloroplastin e tij. Nëpërmjet fotosintezës ajo shumohet lehtësisht
dhe me shpejtësi, duke pasur nevojë vetëm për dioksid karboni, ujë, dritën e
diellit dhe disa minerale.
Chlorella është një ushqim tepër i fuqishëm pasi është i pasur me Proteina dhe Vlera të tjera esenciale. Kur gjethet e saj thahen, vlerat e saj ushqyese shndërrohen në: 45% Proteinë, 20% yndyrë (yndyrë natyrale esenciale e dobishme
dhe e vlefshme për organizmin), 20% karbohidrate, 5% fibra dhe 10% Minerale dhe
Vitamina të cilat janë:
Beta-karotene (Vitaminë A), Vitaminat B Kompleks Vit B1 (thiamine), B2 (riboflavin), B3 (niacin ose nicotinic acid), B5 (Pantothenic acid), B6 (pyridoxine, pyridoxal, pyridoxamine), B7 (biotin), B9 (acid folic), B12 (cyanocobalamin ose methylcobalamin), si edhe Mineralet; Hekur,
Magnez, Zink, Selen dhe Amino Acide shumë të nevojshme për mirëqënien tonë.
Ja pse ai quhet
një Ushqim Perfekt dhe i lakmuar ose më saktë Super Ushqim.
Chlorella u zbulua në 1890-ën nga një mikrobiolog Hollandez, e më pas u studjua
nga shkencëtarët gjermanë dhe u vlerësua si një burim i fuqishëm Proteinash. Pas
luftës së dytë botërore NASA vazhdoi studimet lidhur me vlerat e saj dhe e
vlerësoi atë si një ushqim të rëndësishëm për astronautët.
Aktualisht ende po çudit të gjithë
studjuesit e botës për vlerat që mbart dhe të mirat e dobitë që sjell. Në
Angli përdoret për të ndihmuar të sëmurët me kancer. Ndërkohë për njerëzit e
shëndetshëm është një parandalues shumë i mirë sëmundjesh dhe fuqizues i organizmit.
Nadia Brydon, terapiste në një qendër të
grave të sëmura me kancer, shkruan: ''Shumë prej nesh konsumojnë ushqim të
shpejtë të dendur me kalori boshe dhe me mungesa vlerash ushqyese. Dhe nuk
është çudi që të jemi gjithë kohën të pafuqishëm, të lodhur e të sëmurë''. Nadia
Brydon e konsideron chlorellën si një ushqim tepër të rëndësishëm e të
domosdoshëm për mirëqënien shëndetësore.
Chlorella është një burim i shkëlqyer i magnezit.
Magnezi është një nga
Antidepresantët natyralë që na ndihmon të luftojmë stresin. Ai është i përfshirë
në 300 ''detyra'' të organizmit tonë. Magnezi ruan mirëfunksionimin e zemrës, muskujve,
nervave dhe kockave. Ndikon në
kontrollin e sheqerit në gjak, hipertensionit, dhe përfshihet në shndërrimin e
sheqerit në energji dhe proteinë. Mënyra më e mirë për të përfituar magnezin është
nëpërmjet klorofilit i cili gjendet tek perimet dhe algat e gjelbra, dhe chlorella ka
mjaftueshëm prej saj, thekson Nadia Brydon.
Eksperimentet kanë vërtetuar se ajo
shton probiotikët (bakteriet e mira), muret e saj qelizore përthithin
toksinat nga sistemi gastro-intestinal dhe inkurajon relaksimin e muskujve të
zorrëve duke parandaluar kështu konstipacionin. Në të njëjtën kohë parandalon edhe
depërtimin e toksinave në gjak (pra nuk lejon që gjaku të përthithi përsëri
toksina).
Por jo vetëm Mjekësia Alternative i
mbështet cilësitë e kësaj Alge çudibërëse.
Prof. Randall Merchant, Profesor i Neurokirurgjisë
dhe Anatomisë, në Universitetin e Commonwealth-it
në Virginia, është
përfshirë në studimet e tumoreve të trurit, pasojave nga traumat psiqike dhe hemoragjive
cerebrale. Në 1986-ën, ai filloi
kërkimet dhe studimet laboratorike për të vërtetuar nëse Chlorella vërtet
rriste imunitetin tek pacientët e prekur nga sëmundjet e lartpërmendura.
"Magjepsëse," është mënyra sesi ai i shpjegon rezultatet. Unë nuk i bëja
tumoret të zhdukeshin nga truri, pra unë nuk kuroja kancerin, por ajo
(chlorella) rriste imunitetin e pacientëve
e kështu i bënte më rezistentë ndaj infeksioneve të mundshme. Që atëherë, Prof. Merchant vazhdon studimet dhe
ka vërtetuar që Chlorella ndihmon në sëmundjet dhe problemet kronike si; fibromialgjia, koliti ulçeroz, përmirëson tretjen e ushqimit dhe ul masat
dhjamore, parandalon ftohjet, dhe kontrollon hipertensionin. Në provat e para
që bëri me pacientët, rezultoi një qetësi e menjëhershme e disave prej tyre. Lidhur
me hipertensionin rezultati ishte më i thellë. Rreth 50% e tyre, tensioni u ul
në mënyrë të ndjeshme. Po ashtu, në vitin 2008 ai vërtetoi se chlorella ul edhe
nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Pra ai kontrollon mrekullisht mirë
edhe diabetin.
Chlorella ka cilësi Antioksidative (antiplakje)
Ajo përmban Beta-karotene
(Vitaminë A), E , C, K, Zink dhe Selen të cilat veprojnë si antioksidantë dhe mbrojnë
qelizat e shëndetshme nga dëmtimet e radikaleve të lira. Radikalet e lira janë
molekula ose atome të paqëndrueshme që dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë plakje
duke ''vjedhur'' elektrone nga qelizat me të cilat vihen në kontakt. Ato formohen
kur oksigjeni ndërvepron me molekula të caktuara. Sapo formohen, këto radikale tepër
aktive fillojnë një aksion zinxhir. Rreziku i tyre më i madh, është kur ato fillojnë
të veprojnë me komponentë qelizorë të rëndësishëm si Adn-ja, ose membranat qelizore.
Qelizat mund të veprojnë ngadalë ose të
vdesin në raste të tilla. Prandaj organizmi ka nevojë të fuqizojë veprimin
mbrojtës të qelizave nëpërmjet Vitaminave A (beta-karotene), C, E, etj. Antioksidantët
neutralizojnë radikalet e lira duke u dhuruar atyre një nga elektronet e tyre,
por vetë antioksidantët nuk shndërrohen në radikale të lira pasi ato janë të
qëndrueshme në formën e tyre. Radikalet e lira sjellin edhe rrezikun e shumë
sëmundjeve si kancer, sëmundje zemre etj., prandaj është shumë e rëndësishme ta
mbrojmë organizmin tonë prej tyre e këtë mund ta bëjmë vetëm nëpërmjet
ushqimeve natyrale.
Chlorella,
ky super ushqim që shërben për detoksifikim.
A kemi nevojë ne për detoksifikim të organizmit?
Çdo ditë ne dëgjojmë të reja lidhur me ndotjen e ambjentit, ushqimit të përditshëm
dhe ambjentit modern që na rrethon në përgjithësi.
Lëndët kimike, metalet e rënda si edhe rrezatimet e
pajisjeve moderne, gjenden sot kudo. Pesticidet të cilat gjenden në pjesën më
të madhe të perimeve e frutave, ajri dhe uji të ndotura nga kimikatet, fluoridi e klori, si edhe mërkuri nga mbushjet me amalgam të dhëmballëve, të gjitha ndikojnë në
organizmin tonë. Nuk duhet shumë për të
kuptuar që jemi të rrezikuar nga të katër anët. Shumë sëmundje të shtuara vitet e fundit,
janë për shkak të mbingarkimit të trupit me toksina.
Ja disa nga sëmundjet që po rriten ndjeshëm në botë:
Alzaimeri
Autizmi
Problemet e dhjamosjes dhe paaftësisë për të tretur ushqimet
Depresioni
Ulja e riprodhimit si tek femrat ashtu edhe tek
meshkujt
Diabeti
Hipertensioni etj etj.
Mërkuri është një metal shumë i rrezikshëm që ndikon direkt
në tru, dëmton sistemin qëndror nervor dhe veshkat. Për shkak të mbushjeve të dhëmballëve të gjithë e ndjejmë praninë e mërkurit në organizëm.
Një nga planet më të mëdha që duhet të keni është Detoksifikimi i organizmit.
Ushqimet e gjelbra, shëtitjet në dhe sporti në ajër të pastër, duhet të jenë
prioritet. Gjenden 100 herë më shumë toksina në dhjamë sesa në gjak (prandaj
personat mbipeshë janë ata që kanë më shumë toksina në trupin e tyre). Ulja e peshës, tretja e dhjamit duhet të jetë prioritet për ta pasi kjo do të çojë në largimin e toksinave. Zgjedhja e
ushqimeve të duhura (natyrale) dhe një program stërvitor i përditshëm, duhet bërë
me kujdes.
Për sa i përket ushqimit, tashmë kemi në dorë një nga super ushqimet më të fuqishme për të larguar
toksinat nga organizmi. Chlorella largon nga organizmi ynë edhe metalet më të
rënda.
Filloni ta përdorni dhe ta shtoni në dietën tuaj të përditshme dhe lodhja,
këputja, pafuqia, dhimbjet e kokës, do të reduktohen ndjeshëm.
Si ta përdorim Chlorellën?
Është mirë që ajo të përdoret në mëngjes dhe një nga mënyrat më të mira është përgatitja e një Smoothie. Specialistët këshillojnë atë në fromë pluhuri në vend të kapsulave apo tabletave për arsyen e vetme që këto të fundit kanë edhe përbërje sintetike. Në formë pluhuri, e kombinuar me super ushqime të tjera, ajo do të bëjë vërtet mrekullira. Energjia juaj do të rritet, imuniteti do të forcohet, kështu do të jeni më të mbrojtur nga sëmundjet e problemet për të cilat folëm më lart. Tretja dhe metabolizmi do të jenë shumë më të mira, nuk do të vuani nga konstipacioni dhe as nga shëndoshja. Do të keni më shumë energji për të përballuar aktivitetin ditor dhe sportet, si edhe më shumë përqëndrim e mirëqënie.
Disa receta të thjeshta Smoothie të cilat mund t'i përgatisim në mëngjes e t'i pijmë
esëll:
Receta 1
1 gotë me lëng molle
1 banane
½ filxhan me
boronica ose fruta të tjera pylli
1 lugë çaji me chlorella - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë gjelle me vaj KOKOSI për ekstra energji, vlera
ushqyese dhe shije - për ta blerë --> Kliko këtu
Për më tepër sasi proteinike mund të shtoni 1 lugë
gjelle me FAROTEINË - për ta blerë --> Kliko këtu
Përzieji mirë në blender dhe pije.
Receta 2
¾ filxhan me lëng shege
1 lugë çaji me chlorella - për ta blerë --> Kliko këtu
1 gotë me qumësht bajamesh (të përgatitur vetë)
1 banane
2 lugë kafeje me vaj LINI për ekstra energji, vlera
ushqyese dhe shije - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me vaj SINAPI (ose mustarde siç njihet ndryshe) për të shtuar Vitaminën D - për ta blerë --> Kliko këtu
Pak ujë ose 2-3 copa akulli
Përzieji mirë në blender dhe pije.
Receta 3
1 gotë me qumësht kokosi (të përgatitur vetë)
½ filxhan me copa ananasi
1 avokado të vogël
¼ filxhan me kos natyral
4-6 gjethe borzilok ose gjethe menteje
1 lugë çaji me chlorella - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me Fara LINI - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë gjelle me vaj KOKOSI për ekstra energji, vlera
ushqyese dhe shije - për ta blerë --> Kliko këtu
1 lugë çaji me lëng limoni (e rëndësishme)
Pak mjaltë dhe pak kanellë - për ta blerë --> Kliko këtu
Përzieji mirë në blender dhe pije.
10-15 minuta më pas mund të pini kafenë e mëngjesit.
Në këtë mënyrë trupi dhe organizmi do të jenë më të
hidratuara gjatë ditës, më të mbrojtura dhe më rezistente. Një mënyrë e tillë
për të filluar ditën të rigjeneron dhe të rinon. Nëse je në moshë të re, do të
kesh rini më të zgjatur për më shumë kohë. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për
të qënë i shëndetshëm dhe i fortë. E gjithë kjo mirëqënie do të rrezatojë edhe në aparencën tuaj duke dhuruar lëkurë dhe flokë më të bukur.
Supermodelja e pasarelave Miranda Kerr ka treguar për revistën ''Cosmopolitan'' se sekretet e bukurisë dhe rinisë së saj janë: Joga, Chlorella dhe arra e Kokosit pa të cilat nuk kalon asnjë ditë.
Chlorellë të një cilësie shumë të lartë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore mundësuar nga Firma Arbëria.
Ajo është e Çertifikuar nga ''Organic Food Federation'' dhe është e pajisur me 5 vula çertifikimi të cilat e bëjnë këtë një produkt Super Cilësor. E gjeni vetëm në dyqanin Bimë Mjekësore nën logon Arbëria.
Chlorella që ofrohet në dyqanin tonë është e pajisur edhe me të dhënat e kontrolleve laboratorike mjekësore dhe në paketim do të shihni të gjitha vlerat ushqyese dhe kurative që ajo përmban.
Provoni dhe ju recetat e mësipërme dhe na shkruani përshtypjet.
Ju mirëpresim!