Përgatitur nga Arbëria
KUJDES!
Nëse lexoni në etiketat e përmbajtjes së shampove këta përbërës:
Sodium Laureth Sulfate, Ammonium Laureth Sulfate, Retinyl Palmitate, e shumë të tjerë, qëndroni larg pasi jo vetëm dëmtojnë e shkatërrojnë flokët me kalimin e viteve, çbalancojnë pH e skalpit (lëkurës së kokës) por janë përbërës kancer shkaktues, toksike për organet jetike dhe të gjithë organizmin. Mundohuni të gjeni shampo të cilat nuk i kanë këta përbërës në etiketë.
Të shtojmë Aloe Vera në shampon që përdorim.
Kjo është Aloe Barbadensis e cila është edhe më e përdorshmja. Gjethet e saj janë të plota dhe përmbajnë shumë xhel të Aloes. Xheli i Aloes nëse merret direkt nga gjethja mund të përdoret si suplement ushqimor, dhe për qëllime kozmetike.
E presim gjethen me shumë kujdes në vijë të drejtë.
Të mos harrojmë të falenderojmë e t'i jemi mirënjohës natyrën për të mirat që na ka dhuruar dhe njëhësisht lutemi që Aloe të bëhet akoma më e shëndetshme.
E shkëpusim përsëri me shumë kujdes gjethen që premë.
Shikoni sa vitale dhe e shëndetshme është në brendësi.
Kjo është pjesa e gjethes që shkëputëm.
Heqim me kujdes lëvoren. E qërojmë sa më hollë që të jetë e mundur.
Ky është xheli i Aloes dhe siç e shihni është krejtësisht transparent.
E presim Aloen në copa të vogla.
Nëse kemi flokë të thatë e të dëmtuar mund të shtojmë edhe vaj Suzami 100% Natyral. Kështu përftojmë akoma më shumë të mira edhe prej vlerave të suzamit i cili është i pasur me Minerale & Vitamina të shumta.
2-4 lugë gjelle me vaj Suzami janë të mjaftueshme për një kuti me shampo.
Më pas hedhim të gjithë shampon në tas atje ku kemi hedhur Aloen të prerë në copa të vogla dhe vajin e Suzamit.
I përziejmë të tre përbërësit me një grirëse elektrike nga ato që përdorim në kuzhinë.
Siç e shihni në foto shampoja bëhet më kremoze por edhe pak si e shkumëzuar. Nuk ka problem pasi kjo do të ndihmojë të përdorni sasi më të vogël shampoje për çdo larje.
Pas përzierjes e hedhim shampon në kutinë e saj dhe e ruajmë atje për larje frekuente.
Flokët nuk do të kenë nevojë fare për balsam, do të jenë më të shëndetshëm, më të butë.
Do të keni më pak rënie, më pak probleme me tharjen dhe më pak dëmtime të skalpit.
Për trajtime më intensive aplikoni maska para larjes me vajrat tuaj të preferuar sipas llojit të flokut.
Vajra 100% Natyralë, të Cilësisë së Parë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.
30 metra mbi Qendrën Stefan (përballë me Eurodenta). Ora 12:00-19:00.
Na shkruani për kërkesat, dëshirat, si edhe për rezultatet tuaja.
Ju mirëpresim :)
Cfare shampoje eshte ajo qe eshte perdorur ne kete rast, ju lutem?
ReplyDelete