Friday, April 24, 2015

Produkt i ri - Krem me vajin e Makadamias

Macadamia Day Elixir - Formulë autentike nga Firma Prodhuese ''Arbëria''
Ky produkt bën pjesë në Serinë Luksoze - Limited Edition

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar Bimë Mjekësore

Vaji i makadamias, për një lëkurë të re e të shëndetshme

Cilësitë kryesore vepruese të tij:

  1 – Ushqyes. Duke patur një përbërje të pasur me acide yndyrore të njëjta me ato të lëkurës, veçanërisht me acid palmitoleik, e ushqen lëkurën në mënyrë natyrale, me efektivitet shumë të lartë.
  2 – Hidratues (Siguron stabilitet të shkallës së hidratimit të lëkurës)
  3 – Elastizues
  4 – Ekuilibrues i çmuar i sekrecionit lipidik (yndyror) të lëkurës
  5 – Antimoshë
  6 – Zbutës
  7 – Depërtues shumë i mirë. Përthithet shpejt, nuk krijon shtresë yndyrore artificiale dhe nuk bllokon poret e frymëmarrjes natyrale të lëkurës.
  8 – Antizmaliaturë
  9 – Mbrojtës nga veprimi i diellit dhe i erës
10 – Stimulon mikroqarkullimin lokal (të gjakut në sipërfaqe të lëkurës)
11 – Ka cilësi cikatrizuese dhe lenitive (qetësuese të acarimeve në përgjithësi). Lëkurës i jep hieshi të admirueshme.

Kremi i përgatitur me vajin e makadamias, është një Eliksir Bukurie për të gjitha moshat. I përshtatshëm për të ruajtur freskinë e lëkurave të reja dhe për të rigjeneruar e rikthyer vitalitetin lëkurave të lodhura. 

Në bashkëpunim me dyllin e bletës, vetitë kurative dhe mirëmbajtëse të këtij kremi shumëfishohen, duke e bërë këtë krem një produkt të çmueshëm për të gjitha moshat dhe tipet e lëkurës. I pasur me phytosterole të cilat kanë ndikim të madh në lëkurë ky krem ka cilësi qetësuese dhe kuruese, ja pse e kryen në mënyrë perfekte funksionin mbrojtës ndaj lëkurës. Phytosterolet e ndihmojnë lëkurën të rekuperojë nga dëmtimet që mund të kenë shkaktuar produktet kozmetike kimike, mosha, apo aknet.  I përdorur për mirëmbajtje në moshat e reja ky krem do të ruajë gjatë freskinë, shkëlqimin dhe bukurinë rinore të lëkurës.

Vetëm me porosi individuale tek Bimë Mjekësore


*Macadamia day Elixir   - 9 000 lekë. 45 gramë. 

*Macadamia night Cure - 8 500 lekë. 45 gramë. 

Adresat: 
TiranëBimë Mjekësore. - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:30. 
DurrësSoho Lounge (përballë Torres) Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.
Ju mirëpresim :)

No comments:

Post a Comment