Burimi i rinisë nëpërmjet prekjes / masazhit.
Nxisni kolagjenin me ndihmën e masazhit dhe vajrave natyralë.
Merrni parasysh të gjitha dobitë që sjell praktikimi i masazhit. Ai mund të përmirësojë pamjen e lëkurës suaj pa qenë nevoja për kirurgji. Masazhi mbi të gjitha nuk ka efekte anësore. Me ndihmën e vajrave bimorë të cilësisë së lartë, vlerat dhe efektet e masazhit shumëfishohen. I vetmi sekret
është që duhet praktikuar rregullisht, pra duhet kthyer në regjim.
Masazhi në mënyrë shumë natyrale, bën shpërndarjen
e vlerave ushqyese nëpër qeliza.
Zbeh rudhat që shkaktohen nga tensioni pasi
largon tendosjen e muskujve, duke na dhënë një pamje të relaksuar e të çlodhur.
Detoksifikon trupin pasi përmirëson qarkullimin
e gjakut duke e bërë kështu më efektiv largimin e toksinave dhe mbetjeve.
Përmirëson drenazhin e sistemit limfatik, i cili
besohet se përmirëson sistemin imunitar – dhe një system i fortë imunitar mund
të luftojë sëmundje auto-imunitare si p.sh. Rosacea dhe Psoriazë.
Një
masazh i lehtë fytyre shpesh redukton rudhat, rrathët e fryrë poshtë syve (qeskat)
madje edhe rrathët e zinj.
Masazhi i muskujve të fytyrës ndihmon
në shtendosjen e tyre, dhe në përmirësimin natyral të elasticitetit dhe njëtrajtësim
të ngjyrës së lëkurës.
Nëpërmjet masazhit, shtresa e sipërme me
qeliza të vdekura të lëkurës, largohet lehtësisht.
Një
fakt i rëndësishëm është se masazhi duke qenë qetësues dhe rigjenerues, na bën
më të vetëdijshëm ndaj këtyre të mirave, dhe lëkura jonë e rinuar merr një pamje dhe shkëlqim
shumë të shëndetshëm.
Provoni
dhe praktikoni çdo natë para gjumit, teknikën e vetë-masazhit.
Do të ndjeni dhe do të shihni lëkurë më të re e të lumtur.
No comments:
Post a Comment