Vizitoni Faqen tonë Zyrtare Bimë Mjekësore
Tashmë e dimë që të gjitha produktet ushqimore të gatshme, përmbajnë një listë të gjatë përbërësish të cilat organizmit tonë as nuk i duhen.
Nëse ne blejmë qumësht të gatshëm bajamesh, në listë do të jenë të paktën edhe 5 - 10 komponentë të tjerë ndër të cilat:
Aromatizues artificialë
Ëmbëlsues artificialë
Konservantë
Atyre u shtohet gjithashtu ''Vitamin A Palmitate'' i cili është varjanti SINTETIK i Vitaminës A. Vitaminat sintetike janë pasqyra kimike e vitaminave natyrale. Edhe sasia më e vogël e tyre është toksike prandaj duhen shmangur plotësisht pasi ato nuk treten (nuk asimilohen) njësoj si vitaminat natyrale, nga organizmi ynë.
Një tjetër përbërës shtesë i tyre është Vitamina D2.
Vitamina D përpunohet nga industritë ushqimore, e cila shkakton dhe ngacmon kërpudhat qelizore në organizëm (e cila është edhe një formë e candida's).Atëherë, përse të shpenzojmë paratë për diçka të tillë që sjell dëme në organizëm, kur mund të shpenzojmë para për të blerë thjesht bajame, dhe qumështin ta përgatisim vetë brenda pak minutave?!

Për të përgatitur qumësht bajamesh të ëmbla, veprojmë kështu.
* Së pari mbushni një tas me bajame, mbulojini me ujë dhe lërini ashtu gjithë natën. Bajamet bëhen më të buta dhe bymehen.
* Në mëngjes kullojeni ujin sepse nuk do t’ju hyjë më në punë.
* Sasinë e bajameve hidheni në blender bashkë me ujë të pastër, mundësisht ujë të pijshëm).
* Proporcioni është 1 masë bajame dhe 2 ose 3 masa ujë (varet sa kremoz e doni qumështin, sa më kremoz ta preferoni aq më pak ujë shtoni, personalisht preferoj masën 1+1).
* Lëreni 2-3 minuta blenderin derisa bajamet të grihen plotësisht dhe të shihni që uji që hodhët të marrë ngjyrë të bardhë.
*Më pas kullojeni me një napë ose pecetë të pastër.
*Ruajeni në shishe qelqi në frigorifer.
*Këshillohet të konsumohet brenda 24 orëve.
*Mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe pak kanellë.
Vlerat ushqyese që përmban ky qumësht organik i bajameve të ëmbla.
Një gotë me qumësht bajamesh e mbi të gjitha i freskët dhe 100% natyral, përmban 1 gram Fibër dhe Proteinë, 30-40 kalori dhe vetëm 2.5 - 3 gramë yndyrë plotësisht të shëndetshme.
Këto Vitamina Vitale e bëjnë këtë një pije perfekte për ata që kanë probleme me zemrën pasi ul rrezikun e atakut në zemër, dhe mbi të gjitha nuk rrit nivelin e kolesterolit. Proteinat në të e ndihmojnë trupin të rekuperojë (tek adultët) dhe të rritet i shëndetshëm (tek fëmijët).
Një gotë me qumësht bajamesh ka gjithashtu përmbajtje të lartë magnezi, seleni, manganezi dhe Vitaminë E.
Këto vlera ushqyese na ndihmojnë që ushqimin e konsumuar, ta kthejnë në Energji. Këto Minerale ndihmojnë gjendrat paratiroide të prodhojnë hormone të cilat sigurojnë kocka të forta.
Manganezi aktivizon enzimat që ndihmojnë tretjen. Ai gjithashtu është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Seleni forcon imunitetin dhe ka rol të rëndësishëm në mposhtjen e sëmundjeve. Fuqia e Vitaminës E dhe molekulat organike luftojnë radikalet e lira të cilat janë fajtore të plakjes.
Shijoni një gotë me qumësht të tillë çdo ditë, për vete dhe fëmijët tuaj. I freskët, i shijshëm dhe me fuqi të larta ushqyese.

No comments:
Post a Comment