Bimë Mjekësore ofron Këna të Cilësisë së Parë e cila vjen direkt nga India.
Këna e Kuqe (Lawsonia Innermis) 100 gramë - 10 mijë lekë të vjetra.
Foto nr 1.
Ina i ka lyer flokët me Kënanë e kuqe për 4 javë rrjesht (1 herë në javë). Ajo ka dashur një ngjyrë të thellë intensive dhe për këtë arsye e ka mbajtur për rreth 4 - 5 orë maskën. Ja ka arritur më së miri pasi ngjyra e saj natyrale është kafe e errët.
Foto nr. 2
Vajza në këtë foto ka dashur një ngjyrë dhe refleks të lehtë. Për këtë arsye ajo e ka mbajtur maskën vetëm 30 minuta. Rezultati pas lyerjes me këna duket qartë që është shumë i lehtë. Ngjyra pothuajse është e njëjtë me foton para lyerjes, vetëm se ka më shumë shkëlqim dhe pak rekfleks.
Foto nr 3.
Jona flokët e saj natyrale i ka të verdhë. Ajo e ka mbajtur maskën tërë natën dhe rezultati është ngjyra portokalli. Jona është gjithashtu shumë e kënaqur me shkëlqimin dhe rigjenerimin që ka floku nga lyerja e tyre me këna.
Provoni dhe ju lyerjen e flokëve me këna të kuqe dhe na dërgoni foto me rezultatin e arritur. :)
No comments:
Post a Comment