Monday, April 6, 2015

Shkenca vërteton se lulet kanë ndjenja & telepati

Përgatitur nga: Bimë Mjekësore


Lulet ndjejnë frikë, dhimbje, madje kanë telepati dhe përcjellin energjinë e tyre tek njeriu. 

I pari që studjoi lidhur me këtë ishte Cleve Backster në 1960'ën (specialist interrogator i CIA's).
Ai lidhi sensorë tek disa bimë dhe zbuloi që ato reagonin ndaj veprimeve të dëmshme po ashtu edhe ndaj mendimeve negative drejtuar atyre. Backster ngjiti disa elektroda poligrafike në gjethet e palmës në zyrën e tij. Më pas e ujiti atë që të shihte si do të reagonte. Duke e parë që palma reagoi ndaj këtij veprimi ai vendosi të vazhdonte më tej duke menduar ta ''kërcënonte'' duke ndezur një shkrepëse. Këtu ndodhi diçka që atij i ndryshoi ditët dhe orët. Lulja reagoi direkt pas mendimit të tij pa pritur të ndizej shkrepësja. Pas studimeve të mëtejshme ai zbuloi se ishte pikërisht qëllimi i tij që solli reagimin e palmës, jo vetëm mendimi. Backster ka vërtetuar gjithashtu se lulet janë të vetëdijshme dhe të ndjeshme ndaj njëra-tjetrës. Ato mbajnë zi për vdekjen e çfarëdolloj gjallese (edhe vdekjen e ndonjë bakterieje gjatë ujitjes).
Ato urrejnë me shumë forcë njerëzit që dëmtojnë lulet qoftë edhe gjatë një eksperimenti shkencor. Lulet janë shumë të dhëna dhe i kujtojnë mirë njerëzit që kujdesen për to, dhe i rrisin. Ato i kujtojnë dhe çlirojnë energji ndaj këtyre njerëzve të dashur, edhe kur ata janë shumë larg. Bimët dhe lulet reagojnë në çast ndaj një ngjarjeje të caktuar. Ato madje kanë edhe veti profetike / paralajmëruese ndaj ngjarjeve negative, edhe nëse diçka po ndodh qindra milje larg, përfshirë këtu edhe motin. Në ngjarje të rrezikshme apo kërcënuese lulet bien në gjendje depresioni, mpirjeje.
Kjo u ka hapur një problem shumë të madh shkencëtarëve të pakujdesshëm pasi në raste të tilla lulet nuk reagojnë ashtu siç duan ata. 

No comments:

Post a Comment