Saturday, June 30, 2012

Si te kurojme djegien nga dielli

1. Beni dush ose banje te ftohte, evitoni sapunet e locionet e trupit se e acarojne me keq lekuren.

2. Eshte me mire te beni banje ne vaske pasi dushi ka shume presion dhe ajo gjithashtu e acaron me keq lekuren.

3. Mos perdroni peshqir per t'u thare, por prisni sa te thaheni vete.

4. Provoni te lyeni lekuren me leng domateje ose kastraveci, domatja permban aciditet por nuk acaron, ndihmon ne heqjen e skuqjes.

5. Hidhni sode buke ose uthull molle ne vasken e banjes. Nese nuk keni vaske, mbushni nje ene me uje (masa 1 uje + 1 uthull) dhe lyeni lekuren.

6. Provoni kajsite. Prisni ne copa te vogla 4-5 kajsi, perizeji ne mixer dhe aplikoje ne lekure. Mbaje 15 min. Eshte fantastike.

7. E bardha e vezes. Ndaje te verdhen nga e bardha, te bardhen perzieje mire ne mixer dhe lyej lekuren. Vish pizhamat dhe shko te flesh. Te nesermen bej nje dush, dhe do shohesh nje ndryshim te madh.

8. Vaj Esencial te Kamomilit, Livandos, Eukaliptit, Trendafilit, jane nje tjeter metode Fantastike. Aplikojini direkt ne lekuren e djegur, ose hollojeni vajin esencial me nje vaj natyral. Gjithashtu, disa pika te vajrave esenciale qe permendem, mund t'i hidhni ne vasken e banjes. Permiresimi i lekures do jete i pabesueshem.

9. Aplikoni xhel te Aloe Veras.

10. Provoni Vajin e Kokosit ose Shea butter. Jane nga qetesuesit me te mire.


Sunday, June 24, 2012

Pastrues fytyre me esence Livandoje

Per kete na duhen:                           www.facebook.com/Orjent.Line
* 6 luge gjelle me vaj te farave te rrushit
* 10 pika Vaj esencial te Livandos
* 5 pika Vaj esencial trendafili
* 1 luge gjelle me sheqer te kuq

Pregatitja:
Hidhni vajrat esenciale dhe sheqerin e kuq ne nje kavanoz te erret te paster, ruajeni ne nje vend te fresket. Perziejeni mire para çdo perdorimi, aplikojeni ne fytyre me nje masazh te lehte. Shpelajeni me uje te vakur pastaj te ftohte. Ky skrab do e beje lekuren shume te lemuar, dhe do e mbroje nga plakja.


Parandaloni rudhat mbi buzen e siperme

Rudhat mbi buzen e siperme, jane vertete shume te padurueshme dhe te pakendshme.
Megjithate, po ju japim disa keshilla si ti parandaloni:

1. Perdorni mbrojtes diellor.
2. Mos pini duhan.
3. Perdorni nje hidratues (anti-rudhe ose anti-moshe) te mire, dite dhe nate.
4. Pastroni mire makiazhin para se te flini.
5. Hani shendetshem ne menyre qe lekura te marri te gjitha vitaminat qe i duhen.
6. Flini mjaftueshem ne menyre qe edhe lekura te çlodhet.
7. Beni ushtrime ose masazhe te rregullta jo vetem per trupin, por edhe per fytyren.


Rudhat e zones se ballit


Shmangeni kete pozicion sa me shume qe te jete e mundur. Ne diell perdorni syze te mira mbrojtese dhe kapele, perndryshe kjo rudha ne mes te ballit do behet definitive. 
Mundohuni qe edhe mimikat gjate te folurit te jene sa me te pakta, nese jeni shume shprehes mundohuni te keni nje vete-kontroll dhe te arrini te jeni me pak te tille. 
Kontrollojini  shpesh para pasqyres dhe nese dalloni ndonje rudhe te re, mundohuni ta eliminoni me ndihmen e masazhit e cila mund te behet me nje krem te mire hidratuees dhe ushqyes ose vajra bimore. 


Thursday, June 14, 2012

Si të zvogëlojmë djersitjen



Nëse keni probleme me djersitjen, atëherë dijeni se në shumë situata kjo sjell siklet. Djersitja sidomos paraqet probleme tek ata persona që ushtrohen shumë.
Djersa vetvetiu nuk ka aromë, por ndikon në zhvillimin e bakterieve, të cilat në mënyrë krejt natyrale shfaqen në lëkurën tuaj. Këto bakterie krijojnë acide të yndyrshme që krijojnë aromë jo të këndshme.
Me ndihmën e disa këshillave, mund të zvogëloni djersitjen. Ja disa prej këtyre këshillave.
1. Bëni dush dy herë në ditë
Në mënyrë që të shmangni aromën jo të këndshme, duhet që të bëni dush së paku dy herë brenda ditës dhe pas ushtrimeve dhe këtë me sapunë kundër bakterieve. Përkujdesuni që të thaheni mirë para se të visheni. Detyrimisht pastroni dhe ndërroni të gjitha rrobat që keni veshur paraprakisht.
2. Vishni rroba të përshtatshme
Vishni rroba të përshtatshme, prej materialeve natyrale, siç është pambuku. Mëndafshi po ashtu është material natyral, por djersa mundet ta dëmtojë këtë material të ndjeshëm, kështu që nëse vuani prej djersës së tepërt shmangeni veshjen e mëndafshit.
3. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet
Ushtrimet mund ta përmirësojnë qarkullimin e përgjithshëm të gjakut që ndikon në atë që trupi juaj të qëndrojë më i “ftohtë“. Janë yndyrnat ato që ndikojnë në rritjen e temperaturës së trupit, prandaj nëse filloni të ushtroni rregullisht dhe të konsumoni ushqim të ekuilibruar me pemë dhe perime, atëherë do të keni më pak probleme me djersitjen.
4. Shmangini pijet energjike
Kafeina, alkooli dhe pijet energjike stimulojnë sistemin nervor dhe mund të ndikojnë në shtimin e djersitjes. Provoni që sa më pak të konsumoni këto pije dhe brenda ditës të konsumoni dy kafe apo çaj, jo më shumë.
5. Konsumoni sa më shumë ujë
Rreth dy litra ujë brenda ditës, sidomos nëse djersiteni tepër, sepse uji do ta parandalojë dehidratimin e trupit.
6. Relaksohuni
Ankthet mund të shkaktojnë djersitjen, prandaj do të ishte e udhës të filloni me aplikimin e teknikave të relaksit, me jogë për shembull. Punoni më shumë në përmirësimin e vetëbesimit, që të mos brengoseni për gjërat që nuk ia vlen.
7. Përdorni pudër bebesh
Djersitja e tepërt mundet të shkaktojë dhimbje, prandaj në hapësirat e ndjeshme, pas dushit, vendosni pudër foshnjash pluhur. Ai ju ndihmon që lëkurën ta mbani më të butë dhe më të thatë.
8. Deodorantët
Deodorantët mund të jenë mjaft efikase në zvogëlimin e djersitjes dhe në maskimin e aromës. Nese keni problem dhe nuk doni te perdorni pordukte me kimikate, atehere per anti-djerse mund te perdorni vaj Kokosi Natyral, ai nuk do te lere arome dhe as ngjyre mbi rrobat tuaja.
9. Mos u tensiononi
Nga ndonjë arsye nervat aktivizojnë djersitjen, por nëse qetësohemi atëherë gjithçka qetësohet kur të shtrihemi. Gjatë kohës së ditëve të ngrohta ju nevojiten disa minuta që të rrini shtrirë në temperaturë të ftohtë.

Monday, June 11, 2012

Si te pregatisim ne shtepi dylle per depilim

Me disa perberes shume lehte per t'u gjetur, dhe me çmim mjaft te arsyeshem, ne mund te pregatism vete dylle per depilim ne shtepi. Do te jeni dyfish te kenaqur, duke qene edhe se qimet do te dalin me ngadale.

Per kete na duhen:
Nje termometer kuzhine
1-2 shirita (copa pambuku)
Nje spatul druri
Receta 1:
2 filxhane me sheqer
1/4 filxhan me leng limoni
1/4 filxhan me uje

Receta 2:
1 filxhan me sheqer
1 filxhan me mjalte
leng nga gjysem limoni

Hidhini perberesit e recetes 1 ose 2 (varet cilin deshironi), ne nje ene qe duron nxehtesi. Perziejini mire dhe verini ne temp te nxehte 250 grade. Kur te filloj te nxehet shume uleni pak nxehtesine, dhe trazojeni vazhdimisht. Hiqeni nga zjarri kur te kete marre pamjen e duhur.

Si ta aplikojme?
Lahuni mire para se ta aplikoni kete, lekura s'duhet te kete shenja deodorantesh, parfumesh, kremerash.
Filloni te shperndani ne lekure masen e pregatitur. (masa duhet aplikuar kur te kete marre temp e dhomes, pra jo e nxehte).
Lereni mbi lekure per nje minute, pastaj terhiqeni me copen e pambukut, sigurisht ne drejtim te kundert te qimeve. Nese eshte nevoja, aplikoni perseri nga kjo mase, per t'u pastruar plotesisht nga qimet.
Ndoshta ju dhemb pak, por me 2-3 here dhimbja fillon e duket me e vogel.


Keshilla!
1.Copat mund t'i lani per t'i perdorur perseri.
2. Duhet te evitoni vendet  e lekures nese keni shenja, plage, smaliatura, (kujdes zonen e syve nese depiloni fytyren), kujdes cdo lloj shenje qe mund te keni mbi lekure.
3. Masen qe tepron ruajeni ne nje kavanoz qelqi te mbyllur mire (ne frigorifer).
4. Nese eshte shume e trashe, dhe ju nuk e doni keshtu mjafton te shtoni pak uje duke i dhene nje vale. (perdoreni te ftohte si heren e pare).





Larja e Furçeve te Make-up'it


  Përgatitur nga: Bimë Mjekësore

1 here ne muaj furçet duhet te lahen patjeter.

Mikrobet qe ato mbledhin shkaktojne shume akne, puçra, acarime, e te tjera probleme lekure. Ato duhet te ruhen ne vend te mbyllur e te paster. 

Mos perdorni te njejten furçe per hijet lehta dhe te erreta.
Pasi t'i lani, jepini formen e tyre dhe lerini te thahen.
Si t'i lajme?
Futini ne nje ene me keta perberes, ferkojini lehte, me pas shpelajini mire me uje te rrjedhshem.

# 1/2 filxhan uje te vaket
   1/4 uthull molle


# 1 filxhan uje te vaket
   1 luge gjelle me shampo bebesh


#  1 filxhan uje te vaket
    1 luge gjelle me sapun te lengshem

Nese jane shpupurisur duhet t'i zevendesoni me te reja




Sunday, June 10, 2012

Shampo kunder zbokthit

Perberesit:
85 grame sapun te lengshem (CASTILE te Dr. Bronner)
15 pika vaj esencial Limoni
6 pika vaj esencial Rozmarine
9 pika vaj esencial Livandoje
Perziejini bashke te gjithe perberesit ne nje kuti shampoje. Perdoreni si shampot e zakonshme, shpelajini mire floket pas larjes.



Friday, June 8, 2012

Maske anti-moshe

Merrni 3 kokrra rrushi dhe shtypini mire, perziejini mire me 1/2 Avokado bashke me 1 luge gjelle xhel te Aloe Veras (nga bima direkt). Perzieji derisa te behet si krem, aplikoje ne fytyre dhe mbaje per 20 min. Shpelajen me uje te vaket pastaj te ftohte.