Thursday, January 16, 2014

Pastrimi i qelizave të vdekura tek shputat

Duket pak e çuditshme por është e vërtetë dhe shumë e dobishme.
Në një legen me ujë të vakët, hidhni 1 lugë gjelle plot me kripë deti. Shtoni edhe 1/4 filxhan çaji me uthull molle dhe mbaji këmbët të zhytura atje për 10 minuta. Të gjitha qelizat e vdekura të shputave do të dalin në sipërfaqe, siç e shihni ne figurë.


Friday, January 10, 2014

Kastraveci, fantastik per lekuren.

Material i përgatitur nga: Bimë Mjekësore





Ky eshte nje frut qe rritet nga bima "cucumis sativus". Perdoret ne shume menyra, hahet i gjalle ose i pjekur, perdoret edhe per maska lekure. Prej ketij fruti mund te kemi shume perfitime shendetesore dhe kjo e ben kete nje nga frutat me te rendesishme, si per shendetin ashtu edhe per lekuren. Lekura, pervecse na sherben per te terhequr vemendjen e te tjereve, sherben edhe si 'mbulese' e organeve keshtu qe duhet te jete sa me e shendetshme.

1. Kastravec per zonen rreth syve:
Largon dhe redukton rrathet poshte syve. Ky eshte nje trajtim mbareboteror. Kastraveci, eshte trajtimi natyral me i mrekullueshem qe mund te perdorni per te larguar lodhjen dhe rrathet poshte syve. Perdorini ne menyre relaksuese cdo dite dhe do te keni rezultat shume te mire.

2. Kastravec per lekuren:
Nese doni nje lekure te lumtur, kastraveci eshte pergjigja. Lekura dhe kastraveci kane te njejtin Nivel Hidrogjeni (pH), prandaj eshte shume e lehte per kete frut te maskoje problemet e lekures. E zbut dhe e lemon lekuren dhe do t'ju qetesoje dhe clodhi ne cdo kohe. Me aq shume permbajtje dhe vitamina qe ka kastraveci, eshte bere shume i perhapur si ne maska fytyre, lengje dhe shume e shume produkte te tjera. Fale edhe vetise freskuese ai do te jete nje ndihmes magjik per shume probleme te lekures, si edhe per pastrimin e thelle te saj.

3. Maske per fytyren:
Merrni 4-5 gjethe nenexhiku (te fresketa)
Qeroni nje kastravec dhe grijeni.
Perzieji gjethet me kastravecin derisa te behet si pure.
Rrih nje te bardhe veze dhe pasi ta kesh rrahur mire perzieje me kastravecin dhe gjethet e nenexhikut.
Mbaje ne fytyre per 20 minuta, shpelaje me uje te vaket pastaj me uje te ftohte.

Shijoni rezultatin :)

Thursday, January 9, 2014

Ruani balancën Ushqimore, mos mbani Dieta.

Vizito Faqen tonë zyrtare duke klikuar  Bimë Mjekësore.


Material i përgatitur nga: Bimë Mjekësore





Prania e toksinave ne trup, e detyron organizmin te prodhoje dhjame te tepert per t'u vetembrojtur nga semundjet, por nga ana tjeter vete dhjami (sidomos i i barkut) shkakton nje sere semundjesh dhe anomalish sepse izolon organet jetike dhe nuk i lejon te funskionojne sic duhet.

Ja pse, sapo fillojme te pijme Vajin e linit cdo dhjame i tepert tretet dhe organizmi vepron ne menyre optimale.

Sepse vaji i Linit pastron toksinat, helmet, mikrobet e te gjitha llojeve, brenda ne organizem. Cliron qelizat nga papasterite.

Gjithashtu, dietat (mungesa e ushqimit te shendetshem) shkaktojne shtim te helmeve ne trup. Ja pse te gjithe ata qe mbajne diete shendoshen direkt pas dietave, dhe ne rastin me te keq u shfaqen disa lloje semundjesh.

Mos e sforconi organizmin. Ushqehuni cdo dite njesoj, gjate gjithe diteve te vitit.
Ushtrohuni te pakten 30 minuta ne dite, dhe hiqni dore perfundimisht nga ushqimet e gatshme. Nga te gjitha llojet e ushqimeve te gatshme. Biskotat, keket, embelsirat, hamburgerat, konservat, pijet e gatshme (limonatat, te gazuarat, lengjet e frutave te gatshme) etj etj. Jane plote me toksina, konservante, kimikate.

Konsumoni ushqime sa me natyrale, sa me te fresketa, te pregatitura vete.


Wednesday, January 8, 2014

Largoni Helmet nga organizmi. Jetoni Shendetshem.

Material i përgatitur nga: Bimë Mjekësore


Toksine quhet cdo substance helmuese qe gjendet ne “gjerat e gjalla”. Toxinat perhapen ne ushqim, ajer, uje dhe ne vende te tjera qe me pak i presim dhe qe as nuk i merr mendja. Normalisht njeriu mundohet me cdo kusht t’i shmangi por kurre s’ja arrin dot 100% (dhe te mendoni cfare ajri dhe papastertish kemi ne Tirane). 

Simptomat e njerezve qe kane sasi te madhe toksinash ne trup jane keto:
Tretje e ngadalte, qarkullim i keq i gjakut, lodhje e tepert, konstipacion (kapsllek), mungese energjish, alergji, shtim ne peshe, probleme me lekuren si pucra, njolla, akne, depozitim i ujit ne trup, sasi e larte e sheqerit ne organizem, koleterol, dhimbje e vazhdueshme koke, tiroide, dhe ne rastin me te keq toksinat cojne drejt kancerit dhe semundjeve te zemres.

Ja pse eshte rendesishme qe secili te beje detoksifikim te organizmit.
Kjo do te ndihmoje ne mireqenien dhe funksionimin me te mire te organizmit tone. Ushqimet e Shendetshme me origjine Natyrale dhe Bimore e ndihmojne njeriun te pastroje organizmin nga helmet dhe mikrobet e akumuluara. Nje diete detoksifikimi eshte mire te behet nje here ne vit. Kjo gje do t’ju lehtesoje dhe do t’ju beje te ndiheni te shendetshem. Ja disa nga rregullat qe duhet te ndiqni.

1- Eliminoni ushqimet e perpunuara dhe qe permbajne konservante dhe ngjyroses, kafeine, sheqer te perpunuar (embelsirat dhe limonatat e pazarit). Eliminoni gjithashtu edhe alkolin dhe duhanin.
2- Hani sa me shume fruta, pini lengje frutash te fresketa te pregatitura ne shtepi, hani perime te gjelbra, zarzavate, drithera, fibra, vitamina, proteina, minerale, perdorni sheqerin e kuq, makarona integrale, oriz kaf, buke te zeze, fasule, bishtajore te te gjitha llojeve, fara te ndryshme (lini, soje, fasule te kuqe te bardha).
3- Produktet Kozmetike: Gjeni per perdorimin tuaj personal prodhimet me te mira, vetem me baze bimore. Eliminoni sapunet, locionet, shampot, dhe cdo gje tjeter me permbajtje te demshme kimikatesh sepse nuk ju shkaterrojne vetem ne siperfaqe por edhe organizmin ne brendesi.
4- Pini caj jeshil, caj trendafili, caj limoni, ginger, dhe kamomil. Gjithashtu pini sa me shume uje gjate dites.
5- Pini rregullisht Vaj Lini ose Vaj te grurit te Zi ( i  gjeni ne dyqanin Bimë Mjekësore me porosi), te cilet mrekullisht largojne toksinat nga organizmi dhe luftojne te gjitha mikrobet. (kjo vlen edhe per ata qe kane konsumuar alkol dhe qe vuajne nga pagjumesia, dhimbja e kokes, dobesia, dhimbje stomaku, lodhje e tepert, acarim nervash, dhe mungese oreksi).
6- Merrni fryme thellesisht.
7- Transformojeni stresin ne mendime dhe energji pozitive.
8- Praktikoni Masazhe dhe Aromaterapi me Vajra Esenciale te zgjedhur dhe te paster (I gjeni ne dyqanin   porosi).
9- Perdorni furce te thata (te cilat jane posacerisht per kete gje) per trupin.
10- Dhe me e rendesishjma “USHTRIMET FIZIKE”, beni joga dhe hedhje me litar.

Disa rekomandojne 3-7 dite lengje te fresketa (te pish vetem lengje frutash dhe perimesh te fresketa dhe uje.) Nje menyre shume e mire per t’u cliruar nga toksinat.
Nje menyre antike qe praktikohet ne vende dhe kultura te ndryshme te botes eshte kjo; Nje dite ne jave te pish vetem uje.