Monday, December 23, 2013

Rëndësia e vitaminës Omega 3 për organizmin

Copyright'i i këtij Materiali i takon vetëm  Bimë Mjekësore


Shkëputur nga Libri 'Bimët Mjekësore dhe Shëndeti'. Ky material nuk mund përdoret pa autorizimin e 
Bimë Mjekësore


Acidet yndyrore kryesore të serisë Omega - 3

Acidet yndyrore omega – 3 i përkasin një kategorie acidesh shumë të pangopura si LCPUFA (Long Chain Polynsatureted Fatty Acids), që përmbajnë në zinxhirëzimin e tyre lidhje të ndryshme të dyfishta. 
Acidet yndyrore cilësohen esenciale sepse organizmi njerëzor nuk është në gjendje t’i prodhojë në mënyrë autonome, prandaj duhen futur në organizëm nga jashtë nëpërmjet ushqimit.
Burimet ushqimore të pasura me Omega – 3 janë vajrat e disa peshqve (salmoni, peshku shpatë, toni, sardelet, haringat, dhe mbi të gjitha i ashtuquajturi peshku i kaltërt), ndërsa burimet kryesore vegjetale (bimore) të Omega – 3 janë: farët dhe vaji i linit, leguminozet, arrat, vaji i sojes.
Acidet yndyrore kryesore shumë të pangopur (ose të pangopur të shumëfishtë) (poliinsaturi) omega – 3 janë: acidi alfa-linolenik (ALA), acidi eikosapentaenoik (EPA) dhe acidi dokosaexanoik (DHA).
Acidi alfa-linolenic (ALA)


Acidi alfa-linolenic (ALA) është pararendësi (precursor) sintetik i acideve yndyrore shumë të pangopura Omega – 3 me zinxhirëzim të gjatë. Është acid yndyror bimor dhe gjindet kryesisht në disa alga, në disa bimë leguminoze dhe në disa farëra, si p.sh. ato të linit. Nga farët e linit (Linum usitatissimum L.), nëpërmjet shtrydhjes me sistemin e ftohtë, përfitohet një vaj ngjyrë e verdhë-kashte, me arome të fortë arre, që karakterizohet nga një koncentrim i lartë me acid alfa-linolenik.
Kur hyn në organizmin tonë, ALA transformohet në EPA dhe DHA, që janë acide yndyrore biologjikisht aktive te mamiferët.
Zinzhiri karbonik i ALA përmban 18 atome karboni dhe 3 dopio lidhje, dhe, për shjeshtësi mund të tregohet me formulën C18:3n-3, ku numri që vjen menjëherë pas C tregon numrin e atomeve të karbonit të acidit esencial, ndërsa numri që vazhdon pas dy pikave tregon sa dopio lidhje janë prezente në këtë formulë.


Acidi eikosapentanoik (EPA)

Brenda organizmit tonë, ALA transformohet pjesërisht në EPA, me efekte më të drejtpërdrejta për fiziologjinë e trupit të njeriut.
EPA është pararendës i një klase molekulash (eikosanoidet e serisë 3) që përfshihen në proceset e flogozës (pezmatimit) ose të rritjes neoplastike (tumorale).
EPA mund të transformohet pjesërisht në acid dokosaexanoik, në qoftë se në organizëm është në dispozicion një sasi e mjaftueshme e acidit eikosapentanoik.
Zinxhiri karbonik i EPA – s përmban 20 atome karboni dhe 5 lidhje të dyfishta: (C20:5n – 3)

Acidi dokosaeksanoik (DHA)

Ky acid yndyror, falë një sërë reaksionesh enzimatike, sintetizohet nga acidi eikosapentaenoik.
Acidi dokosaeksanoik gjindet përgjithësisht në përbërjen lipidike të membranës qelizore, veçanërisht në lipidet e trurit, të spermës dhe të retinës (së syrit). Prezenca në sasi të mjaftueshme e DHA-së në qumështin e nënave, konsiderohet me rëndësi themelore për zhvillimin e trurit të fëmijës.
Acidi yndyror DHA mund të rikonvertohet në EPA nga të njëjtat enzima që përdoren përgjithësisht për të prodhuar DHA. Por ky proces është shumë i vështirë dhe pak efiçent dhe njëkohësisht është njëra nga arsyet që futja në organizëm vetëm e DHA (pa EPA) nuk ka efekt shumë të ndjeshëm mbi reaksionet inflamatore, siç ka futja në organizëm vetëm e EPA. Zinxhiri karbonik i DHA përmban 22 atome karboni dhe 6 lidhje të dyfishta: (C22:6n-3).
Si acidet eikosapentaenoike ashtu edhe acidi dokosaeksaenoik kanë një rëndësi të veçantë si pararendës të eikosanoideve.

Eikosanoidet

Përfaqësojnë një familje komplekse dhe të shumtë në numër të molekulave të përbëra nga 20 atome karboni, të prejardhura nga acide yndyrore shumë të pangopura. Këto substanca janë në gjëndje të modifikojnë disa përgjigje (reaksione) endokrine. Përfaqësohen nga familje të ndryshme substancash (prostaglandina, tromboxane, leukotriene, etj.).
Nga acidi arakidonik (AA)(Omega – 6), rrjedhin molekula të eikosanoideve, që hyjnë në një seri reaksionesh proinflamatore të implikuara edhe në reaksione alergjike, në shumimin qelizor, si dhe në bashkimin e pllakëzave (që bllokojnë enë-kalimet e gjakut).
Raporti ndërmjet acidit arakidonik (omega – 6 ) dhe acidit eikosapentaenoik (omega-3) rezulton të jetë shumë i efektshëm për të vlerësuar ekuilibrin ndërmjet mekanizmave të ndryshëm kontrastantë të veprimeve të kontrolluara nga eikosanoidet.
Eikosanoidet më të studiuar janë veçanërisht prostaglandinat.
Nga këto ekzistojnë më shumë se 30 lloje, të ndara në tre familje: familjet PG1 dhe PG2 rrjedhin nga acidet yndyrore omega – 6, familja PG3 rrjedh nga acide yndyrore shumë të pangopura omega –3.
Prostaglandinat PGE1 dhe PGE2 prodhohen duke u nisur nga acidi linoleik, që transformohet në acid gamma-linolenik (GLA) falë aktivitetit enzimatik të delta-6-desaturazës dhe të elongazës.
DLA nga ana e vet transformohet në acid diomogamma-linolenik (DGLA) falë një elongaze dhe pastaj në acid arakidonik si pasojë e veprimit të enzimës delta-5-desaturazë.
DGLA-ja transformohet në PGE1 dhe acidi arakidonik në PGE2.
Në mënyrë analoge nga acidi linolenik, falë elongazës (zgjatjes, shtirjes) dhe delta-6-desaturazës, formohet acidi eikoisapentenoik (EPA), që nga ana e tij, nëpërmjet
delta-5-desaturazës prodhon acid dokosaeksanoik (DHA).
Acidi alfa-linolenik prodhon prostaglandinat e serisë 3, që kundërshtojnë mekanizmin e flogozës (pezmatimit).

Prostaglandinat (PG1) mund të kryejnë funksionet e mëposhtme:

1- Ulin presionin e gjakut, duke shkaktuar lëvizjen e sodiumit e duke luftuar edhe mbajtjen e ujit në organizëm.
2- Parandalojnë bashkimin e pllakëzave (në enët dhe rrugëkalimet e gjakut), duke parandaluar formimin e trombeve (trombozën) dhe infarktet.
3- Pengojnë veprimin (procesin) inflamator.
4- Përmirësojnë veprimin e insulinës dhe mbajnë gliceminë (përqindjen e sheqerit në gjak) konstante.
5- Rregullojnë metabolizmin e kalçiumit.
6- Përmirësojnë funksionimin e sistemit nervor.
7- Përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.

Prostaglandinat PG2 mund të kenë efekte të ndryshme:
Shkaktojnë mbajtje të lëngjeve në organizëm, bashkim të pllakëzave, flogozë (pezmatim) dhe shtim të presionit të gjakut.

Veprime biologjike të omega – 3.

Qysh nga viti 1970, kur në mënyrë të qartë e të pakundërshtueshme u evidentua që populli Eskimez, edhe duke konsumuar një sasi të madhe yndyrnash, në kundërshtim me atë që pritej në bazë të kriteve të njohura shkencore të epidemiologëve të vendeve perëndimore, demostronte një shfaqje të vogël të ischemisë kardiopatike, u dukën qartë dhe në mënyrë të pakundërshtueshme efektet mirëbërëse që shkakton futja e shumtë në organizëm e Acideve Yndyrore Shumë të Pangopura (poliinsaturi) omega – 3 në patologji të ndryshme dhe veçanërisht:

Në Sistemin Kardiovaskular:
Në bazë të studimeve të kryera “in vitro e in vivo”, u evidentua që veprimet biologjike të acideve yndyrore omega – 3 i takojnë pakësimit të procesit të arteriosklerozës, zvogëlimit të presionit arterial, kanë efekt anti aritmik, pakësojnë kolesterolin dhe ulin përqindjen e sheqerit në gjak.

Në Shtatzaní:
Rëndësia, në profilin biologjik dhe fiziologjik, e përmbajtjes në organizmin e njeriut e një sasie të mirë acidesh yndyrore omega – 3, tashmë nuk ka më nevojë për vërtetime të mëtejshme.
Ato janë esenciale për formimin e qelizave të reja, sepse janë një përbërës i rëndësishëm për formimin e membranave, të cilat janë themelore për zhvillimin e retinës dhe të sistemit nervor qendror në periudhën e zhvillimit të fetusit. Që këtej del qartë rëndësia, se përse një nënë e ardhshme (grua shtatzënë) duhet të ushqehet në mënyrë korrekte me ushqim që të përmbajë edhe acidet yndyrore omega – 3.(Është vërtetuar gjithashtu që, nëse nëna ka mungesë të omega – 3 gjat shtatzanisë, kur fëmija të kalojë moshën 16-17 vjeç është shumë i predispozuar për t’u sëmurur me sklerozë mmultipla.)

Në Parandalimin dhe Mjekimin e Sindromave Degjenerative Cerebrale

Truri njerëzor rezulton që të jetë një nga konsumatorët më të mëdhenj të DHA. Truri i një njeriu normal, të rritur, përmban më shumë se 20 gram DHA. Nivele të ulëta të DHA, korespondojnë me nivele të ulëta të serotoninës, të cilat, nga ana e tyre korespondojnë me një nivel tëlartë tendence për depresion.
Përveç kësaj, studimet më të fundit në pacientë që vuajnë me demencën e Alzaimerit
(kufizim mendor, humbje e kujtesës), kanë vërtetuar një përmirësim të ndjeshëm në kualitetin e jetës së tyre, pasi në ushqimin e tyre janë shtuar acide yndyrore omega – 3.
Edhe pacientë me skizofrení, ose çrregullime bipolare duket se përfitojnë pozitivisht nga konsumimi i acideve yndyrore omega – 3.
Veprimi farmakologjik më i studiuar, fillimisht, ka qenë aftësia e tyre për të pakësuar trigliceridet në gjak.
Të tjera kërkime shkencore kanë evidentuar një gamë të gjerë vetish, të gjitha potencialisht të dobishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, si: efekti anti trombotik, anti arteriosklerotik dhe anti inflamator.

Në Sëmundje të Autoimunitetit:

Konfirmime të reja po dalin përditë për aktivitetin e acideve yndyrore omega – 3, në raport me sëmundjet inflamatore kronike, autoimune, si koliti ulçeroz, sëmundja e Crohn, psoriaza dhe artriti reumatoid.
Një seri studimesh eksperimentale ka vërtetuar që një konsumim acidesh yndyrore omega – 3, mund të reduktojë tendencën për trombozë edhe te kafshët, ndërsa studimet e kryra me njeriun kanë sqaruar se konsumimi i këtyre acideve yndyrore si shtesë në ushqimet e përditshme modifikon në mënyrë të favorshme shumicën e faktorëve të rrezikshëm që shkaktojnë ischemí kardiopatike. Përveç kësaj ato pakësojnë edhe presionin e gjakut, lipideminë dhe shfaqjen e aritmisë në rrahjet e zemrës.
Në vitin 1985, kërkuesit shkencorë hollandezë kanë publikuar studimin e parë prospektik të një popullsie në të cilën demostrohej, në një grup prej 850 personash, një pakësim i ndjeshëm i përputhjes së vdekjeve adresuar kardiopatisë iskemike, ndërmjet atyre që kishin konsumuar në mënyrë të moderuar peshk, në raport me ata që nuk kishin konsumuar.
Qysh nga ajo kohë, studime të shumta epidemiologjike kanë konfirmuar që një konsum i moderuar peshku të dhjamosur (të freskët) – dy-tre racione në javë – mjaftojnë për të penguar shfaqjen e kardiopatisë ischemike.
Studime të shumta vërtetojnë që omega – 3 janë në gjendje të ndryshojnë përbërjen lipidike dhe modulojnë strukturën e membranës qelizore.
Supozohet se efektet e shumta të acideve yndyrore i atribuohen rolit të tyre rregullues që përfshin, me mekanizma të ndryshëm, faktorë të panumërt pastrimi, midis të cilëve PPAR- ja (peroxisome proliferator receptors).
Faktikisht, së fundmi, në disa studime të ndryshme është vërtetuar efekti rregullues i acideve yndyrore omega – 3 mbi ekspresionin gjenetik, në lloje të ndryshme përbërjesh qelizore, si adopicitet, enterocitet dhe qelizat imunitare e nervoze. Disa studime në laborator, në qeliza endoteliale të inkubuara me acide yndyrore omega – 3, kanë demostruar edhe një efekt ndalues të TNF-së dhe të citokineve, të rëndësishme për rregullimin e molekulave të përfshira në procese të flogozës (pezmatimit) dhe në procese degjenerative.

Fakte mbi flokët që ndoshta nuk i dimë

Përgatitur nga: Bimë Mjekësore






Si të bëjmë avull dhe përse shërben

Për më shumë informacione ndiqni faqen tonë Zyrtare: Bimë Mjekësore



Pastrimi i lëkurës në mënyrë të ëmbël dhe në të njëjtën kohë në thellësi të poreve të saj, bëhet nëpërmjet aplikimit të avullit. 

Për të shmangur  harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, ju mund t’i evitoni takimet me estetisten. Pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni dhe ju vetë në shtëpine tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë. Ky sistem mund të përdoret për të gjithë trupin. Kjo lloj teknike pastrimi është përdorur që në kohën e romakëve.
Të mirat primare janë: hapja dhe pastrimi i poreve, pakësimi i qelizave të vdekura, përmirësimi qarkullimin e gjakut, të lejon një pastërti në thellësi të lëkurës dhe është efikase për aknet dhe pikat e zeza. 
Avulli, përveç të tjerash ndihmon në aksionin e trajtimeve vijuese estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyrale përthithen më lehtë nga lëkura. Produktet eksfoliante (skrabet) dhe masazhi me vajrat apo kremin bimor, japin rrezultat më të mirë pasi është bërë avulli i fytyrës.


Avulli ndihmon edhe në lehtësimin e rrugëve të frymëmarrjes, gjendjet gripale, në lehtësimin e dhimbjeve të kokës e migrenës, qetësimin nervor dhe parandalimin e pagjumësisë.

Por si ta bëjmë avullin? 


Për fytyrën mjafton ujë i ngrohtë, disa pika vaj esencial (ose bimë të thata) dhe një peshqir. 

1. Mbushni një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë. 

2. Hidhni brenda Bimë ose vajra esencialë sipas nevojës.



Bima e Livandos, e përshtatshme për çdo lloj lëkure, ka cilësi antibakteriale, antifungale, shërben për pikat e zeza dhe akne, gjithashtu shërben edhe si qetësues nervor dhe lehtësim të rrugëve të frymëmarrjes.
Lulet e Kalendulës dhe Kamomilit, të përshtatshme për lëkura delikate e të ndjeshme, kanë cilësi antibakteriale, kalendula në veçanti stimulon kolagjenin.
Sherebela shërben për pikat e zeza dhe lëkura mikse, shërben për të lehtësuar edhe dhimbjet kronike të kokës.
Rozmarina shërben për lëkurat e lodhura dhe për të stabilizuar lëkurat e yndyrshme.
Eukalipti shërben për të lehtësuar rrugët e frymëmarrjes, bllokimin e hundëve dhe gjendjet gripale etj.
Trumza (thymus) shërben për lëkura të acaruara.
Bari i bletës për qetësim nervor dhe qetësim të lëkurës. Nëse keni nevojë për qetësim nervor e gjumë të qetë, bëni avull para se të flini.

Bimët dhe vajrat esencialë gjithashtu shërbejnë edhe për rinimin, rigjenerimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ato rrisin elasticitetin dhe mirëqënien e saj. Duke u përthithur nga lëkura, vajrat esencialë ndikojnë në zbutjen e rudhave dhe lëmimin e lëkurës. Ajo merr një pamje të mëndafshtë dhe butësi të admirueshme.

Nëse jeni mbi 40 vjeç lëkura juaj quhet e pjekur (mature), dhe para se të bëni avull lyeni pak pjesët më delikate me vaj lajthie (zonën e syve, qafës, dhe anash buzëve).
Nëse përdorni Vajrat Esencialë të Livandos, Rozmarinës, Sherebelës, Eukaliptit, të 

Bimë Mjekësore do të dyfishohen efektet mbi lëkurë, por edhe efektet Aromaterapeutike e qetësuese.
Pasi të keni hequr makiazhin, mbani kokën mbi ujin e valuar (rreth 30 cm distancë) dhe qëndroni pa lëvizur nën peshqir për 5 - 10 minuta.
Kujdes! Mos e zgjasni avullin më shumë se 10 minuta.

Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë, dhe ndihmoni pastrimin e pikave të zeza nëpërmjet një tamponi pambuku (jo direkt me duar apo thonj se mund të lini shenja të parikuperueshme). Më pas bëni një maskë të mirë ushqyese me mjaltë dhe vaj bajamesh ose
Maskën Efira 
Bimë Mjekësore (e cila shërben në raste aknesh, njollash kafe, qukash, dhe njëkohësisht vazhdon pastrimin e pikave të zeza). Pas maskës pastruese / ushqyese, përfundoni trajtimin me një masazh të lehtë të cilin mund ta bëni me vaj Lajthie, vaj Kokosi ose kremin bimor të Bimë Mjekësore.


Mos u frikësoni nëse në fund të trajtimit me avull fytyra do të marrë ngjyrë rozë të lehtë pasi kjo ndodh për shkak të nxitjes së qarkullimit të gjakut. 
Masazhi do të ndihmojë në tendosjen e lëkurës, mbylljen e poreve dhe qetësimin e saj. Trajtimin mund ta mbyllni me aplikimin e një toniku bimor (një tonik të cilin mund ta keni përgatitur vetë me lulet e sipërpërmendura ose distilat të Bimë Mjekësore).

Avulli mund të bëhet 1 herë në javë ose 1 herë në 2 javë.

Friday, December 20, 2013

Shero fytyren tende

Përkthyer nga: Bimë Mjekësore



Shëro fytyren tënde.

‘Heal your face’ eshte nje liber mjaft interesant i cili tregon si te njohim me mire problemet e brendshme te trupit tone, duke u orjentuar nga rudhat apo problemet e fytyres. Te gjithe duam lekure te bukur e te shndritshme, por per fat te keq nese kemi probleme me lekuren, kjo nuk eshte thjesht siperfaqesore. Nuk mjafton ta mbulojme apo ta lyejme ate. 

Duhet te njohim gjuhen e saj!

Shume njerez sot duan te fshehin difektet duke bere operacione plastike. Kjo duket si shaka. Syte e tyre duken si te burgosura tek pamja e tyre, ato duan te fshehin ate qe kane perbrenda. Por ajo s’mund te fshihet. Si fillim duhet te ‘pastroni’ veten e kjo do te reflektoje edhe ne lekure.

Te behesh i/e bukur.

Sapo fillojme ta mendojme kete, menjehere ndjejme nje vale energjie e cila percillet ne fytyre. Ketu fillon gjithcka. Nje ndjenje qetesie dhe clodhjeje na ben menjehere te ndihemi me te bukur. Pra stresi, eshte hapi i pare drejt plakjes. Ndihuni te lumtur brenda, qe te keni edhe nje lekure te lumtur e te bukur.

Gjithçka është zinxhir.

Aziatiket e dinin prej shekujsh. Bukuria nuk eshte vetem te ushqehesh mire apo te shpenzosh tonelata me kozmetika. Tani edhe bota moderne po e kupton se, lazerat, nderhyrjet kirurgjikale, harxhimet miliona dollareshe, nuk te japin nje fytyre te bukur. Lekura eshte shtresa e fundit dhe me e holle, e cila mbeshtjell gjithcka ‘qe kemi’. Ajo thjesht reflekton ate qe sheh ne brendesi. Mbajeni mend, ndjekja e mjekut specialist dhe gjithcka eshte nje zinxhir.
A e dini se inati lendon melcine? Dhe anasjelltas, nje melci e demtuar i nervozon akoma me shume njerezit, duke e shfaqur kete ne fytyre dhe lekure, pra si pasoje me shume rudha dhe fytyre me e ngrysur.


Njerezit shume emocionale, kane veshka delikate. Dhe te gjitha emocionet shprehen nepermjet mimikave. Pra, cdo rudhe, cdo njolle, cdo nishan, pucrat, cdo fije floku, tregon dicka qe nuk shkon mire ne organizem. 

Lekura jep alarmin. 

E rendesishme eshte te njohesh simptomat dhe te kurosh problemet, jo te mbulosh lekuren. 

Figura tregon qarte se cila pike/zone e fytyres i perket cdo organi. 

Probleme tek zona e syve (rudha/rrathe) tregon problem me veshkat. Nese keni rudha mes te vetullave keni problem me melcine. Rrathet e zinj poshte syve mund te jene tregues i  mungeses se hekurit.

Rudha anash hundes (tek faqet) probleme me kollonen, etj.


Kujdes!
Ky eshte nje material orjentues dhe nxites. Per probleme te renda duhet patjeter ndjekja e mjekut specialist.