Tuesday, May 24, 2016

Ananas dhe kanellë për forcimin e gjunjëve

 Përgatitur nga: Bimë Mjekësore

Gjunjët janë gjymtyrët më të rëndësishëm në trupin tonë duke qenë se ato kanë për detyrë të mbështesin qëndrimin e trupit tonë si edhe të gjitha lëvizjet e këmbëve ndërsa ecim, vrapojmë apo qëndrojmë. Me kalimin e viteve ne pësojmë dëmtime të llojeve të ndryshme të cilat i dobësojnë gjunjët. Për më tepër, këto dëmtime i bëjnë ligamentet dhe tendinat e gjunjëve më pak fleksibël pasi edhe lubrifikimi i tyre pakësohet.

Edhe pse ky proçes është mëse normal, ne duhet të bëjmë çmos t'i mirëmbajmë dhe të rrisim fleksibilitetin dhe qëndrueshmërinë e tyre. Ne ju isgurojmë një recetë shumë efikase e cila përmban vlera të mëdha ushqyese dhe forcuese jo vetëm për gjunjët por për të gjithë trupin. Receta është e pasur me Vitaminë C, Magnez, të cilat do të ndryshojnë gjendjen e fizikut tuaj.

Receta:
  • 1 filxhan (250 ml) ujë
  • 7 gramë kanellë pluhur
  • 2 filxhanë me copa ananasi të prera
  • 1 filxhan me tërshërë
  • 1 filxhan me lëng portokalli të sapo shtrydhur
  • 40 gramë bajame të grira (të bluara)
  • 40 gramë mjaltë organik

Të gjithë përbërësit hidhini në mikser për të përgatitur një smoothie. Lërini të përzihen mirë derisa të përfitohet një masë kremoze homogjene. Nëse dëshironi shtoni dhe disa copa akulli në fund. Pijeni me njëherë pas përgatitjes. Është e rëndësishme të pihet çdo ditë në mëngjes (para kafes së parë), derisa të shihni që do të keni rezultate të kënaqshme.