Thursday, November 27, 2014

Kombinim magjik. Çaj jeshil, mente dhe portokall.




Një pije me kombinime të tilla është ideale nëse doni të humbisni pak peshë apo thjesht të qëndroni në formë.

Çaji jeshil përmirëson metabolizmin, ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, kancerit të lëkurës, artritit reumatoid, ul nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson ftohjet, etj.

Portokallet janë shumë të çmuara për cilësitë e tyre antioksiduese. Ato përmbajnë fibra dietike të cilat janë shumë ndihmëse për njerëzit mbipeshë. Portokallet kanë ndikim shumë të mirë edhe tek njerëzit që vuajnë nga artriti reumatoid, kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Mentja (Nenexhiku) e pasur me Kalcium, magnez, potasium, hekur, etj., ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit, tretjen e dhjamit dhe eliminon fryrjen.

Përgatitja e kësaj pije fantastike:

Zieni 1 litër ujë për 2-3 minuta. Temperatura e zierjes duhet të jetë 80-85 gradë. Pasi të hiqni ujin nga zjarri shtoni 5 lugë kafeje me çaj jeshil. Lëre në gjendje të qetë për rreth 1 minutë (derisa gjethet e çajit jeshil të hapen plotësisht). Më pas kullojeni çajin dhe hidheni në një kavanoz.
Lani mirë një portokall me gjithë lëkurë dhe preje në feta të holla. Këto feta tani hidhini në çajin jeshil së bashku me disa gjethe menteje të freskëta. Mbylleni mirë kavanozin me kapak, dhe lëreni gjithë natën në frigorifer. Në mëngjes nxirreni nga frigoriferi dhe pijeni gjatë ditës. 1 filxhan para çdo vakti.