Wednesday, September 7, 2016

Përse mjekësia moderne nuk e këshillon këtë bimë?


Përkthyer nga: Bimë Mjekësore 

Burimi: Livestrong.com


 Kjo bimë lufton rreth 14 lloje kancerash dhe 13 lloje infeksionesh të ndryshme. Atëherë përse mjekët nuk e rekomandojnë?


Allium sativum L. Familja: Liliaceae - Hudhra.

Nëse vuani nga kanceri, ndoshta keni dëgjuar se të konsumosh shumë fruta e perime (sigurisht të pastra biologjikisht), luftojnë kancerin, pasi ato i japin organizmit mbështetjen ushqimore për të cilin ka nevojë. Një bimë në veçanti - Hudhra - përmban substanca të cilat janë veçanërisht të fuqishme kundër kancerit, thekson ''American Institute for Cancer Research''. Pra të përfshish hudhrën në dietën e përditshme ushqimore, mund të ndihmojë në kurimin e kancerit.

Hudhra njihet si një bimë ekstremisht efektive e cila mund të sigurojë një numër të pafund të mirash shëndetësore. Lista e sëmundjeve që hudhra mund të luftojë është e gjatë dhe këtu përfshihen:
  • Candida (Myku) infeksion
  • Rritje dhe shtim kërpushash në zgavrën e gojës.  
  • Mycotoxin-associated aflatoxicosis
  • Stafilokokun
  • Infeskionin HIV-1 
  • Tuberkulozin
  • Herpesin 
  • Group B Streptokokun etj etj.
Këto janë vetëm një pjesë e vogël e sëmundjeve të cilat hudhra mund të luftojë falë cilësive të larta antibakteriale.

Kjo perime e mrekullueshme është përdorur për të kuruar kancerin, në shekuj. Madje edhe Hipokrati e ka rekomanduar konsumimin e lartë të hudhrave të shypura, si një kurë kundër kancerit. 

Hudhra është përdorur në vende të ndryshme të botës që në vitin 1500 para erës sonë, e me siguri edhe më herët.

Egjiptianët, romakët dhe grekët e lashtë, kinezët dhe indianët, persët dhe izraelitët, të gjithë ishin të vetëdijshëm për vlerat hyjnore dhe cilësitë shëruese të kësaj bime të pazëvendësueshme. Në kohën e ndërtimit të piramidave në Egjiptin e lashtë, një sasi hudhrash blihej me 1600 pllaka argjendi, të barazvlefshme me 30 mijë dollarë. 


Tuesday, September 6, 2016

Recetë e shkruar në bibël: Kjo recetë e fuqishme 3.500 vjeçare e vjetër, kuron të gjitha sëmundjet.

Përkthyer nga: Bimë Mjekësore

Burimi: Natural Solutions Magazine


Sot iu kthyem një recete të shkruar në bibël. 

Kjo recetë origjinon nga mjekësia e lashtë natyrale.

    Pemët e ullirit janë kultivuar që në lashtësi dhe janë përdorur si ushqim dhe si kurim në të gjithë botën. Gjethet e ullirit kanë cilësitë më të larta kurative dhe mund të kurojnë pneumoninë, tuberkulozin, ftohjet (gripin), menengitin, herpesin, hepatitin B, dhe shumë të tjera.  

    E gjithë kjo, falë përbërjes ''oleuropein''.
Gjethet e ullirit gjithashtu mund të përdoren pas ndonjë operacioni për një sërë infeksionesh, kërpudha ose bakterie. 
Gjithçka falë vetive antiparazitike, antibakteriale dhe antikërpudhore të përbërjes ''oleuropein''.

Receta e lashtë është një ÇAJ.

Çaji me gjethet e ullirit është fantastike kundër pneumonisë, tuberkulozit, gripit, menengitit, hepatitit B, herpesit, lodhjes dhe këputjes së vazhdueshme, arteriosklerozës, botulizmit (helmimit), malaries, ulçerës së stomakut, difterisë dhe infeskioneve urinare. 

Çaji i përgatitur me gjethet e ullirit jo vetëm që ndihmon në lehtësimin e këtyre sëmundjeve por gjithashtu forcon imunintetin dhe i siguron atij super energji.
Ky çaj, mund të konsumohet edhe pas trajtimit me kimioterapi ose kur je shumë i stresuar dhe dëshiron të qetësohesh e çlodhesh.


Receta:



  • 15-20 gjethe ulliri të thata
  • 2-3 decilitër ujë i valuar 
Gjethet mund t'i mblidhni edhe në pranverë e t'i lini të thahen në ajër të hapur. Më pas ruajini në një kavanoz qelqi, në vend të errët e pa lagështirë.
Përgatitja:

Hidhni 15-20 gjethet që morët, në ujin e valuar. Lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Më pas hiqni gjethet. Lëreni çajin të ftohet për 15 minuta. Nëse dëshironi mund të shtoni mjaltë ose limon. Ky çaj është i shkëlqyer për shëndetin në tërësi dhe duhet të konsumohet për disa javë rrjesht në mëynrë që të përfitoni të mirat e tij.
Provojeni dhe na shkruani :)