Tuesday, April 28, 2015

Kujdesi i flokëve të mi - Nga Fatjona


Fatjona na shkruan:

Pershendetje e dashur. Gjithnje ju kam admiruar per kembenguljen dhe etiken profesionale qe percillni.

Dua te ndaj eksperiencen time lidhur me kujdesin ndaj flokeve. Sot pas 8 muajsh perdorimi te vajit te kokosit kam floke te shendetshem i cili nuk bie me dhe ka marr jete aq sa u bej zili dhe mikeve te mia. Jane te bute, plot shkelqim dhe gjalleri.


- Ku qendron sekreti me pyesin gjithnje?
- Magjia kokos i pergjigjem e gjeni tet Bimë Mjekësore 

E padashur te zgjatem shume magjia vazhdon te jete magji per aq kohe sa, se bashku me ju, me pune e ne me vullnet arrijme rezultatet qe duam!
 


Monday, April 27, 2015

Aloe Vera në shampon e zakonshme

Përgatitur nga Arbëria

KUJDES!

Nëse lexoni në etiketat e përmbajtjes së shampove këta përbërës:
Sodium Laureth Sulfate, Ammonium Laureth SulfateRetinyl Palmitate, e shumë të tjerë, qëndroni larg pasi jo vetëm dëmtojnë e shkatërrojnë flokët me kalimin e viteve, çbalancojnë pH e skalpit (lëkurës së kokës) por janë përbërës kancer shkaktues, toksike për organet jetike dhe të gjithë organizmin. Mundohuni të gjeni shampo të cilat nuk i kanë këta përbërës në etiketë. 


Megjithatë po ju mësojmë një mënyrë si të shtoni vlerat dhe të ulni dëmet e një shampoje e cila mund të jetë shumë e zakonshme dhe me kimikate.  



Të shtojmë Aloe Vera në shampon që përdorim. 

 Kjo është Aloe Barbadensis e cila është edhe më e përdorshmja. Gjethet e saj janë të plota dhe përmbajnë shumë xhel të Aloes. Xheli i Aloes nëse merret direkt nga gjethja mund të përdoret si suplement ushqimor, dhe për qëllime kozmetike. 

E presim gjethen me shumë kujdes në vijë të drejtë.

 Të mos harrojmë të falenderojmë e t'i jemi mirënjohës natyrën për të mirat që na ka dhuruar dhe njëhësisht lutemi që Aloe të bëhet akoma më e shëndetshme.

 E shkëpusim përsëri me shumë kujdes gjethen që premë.

Shikoni sa vitale dhe e shëndetshme është në brendësi.

 Kjo është pjesa e gjethes që shkëputëm.

 Heqim me kujdes lëvoren. E qërojmë sa më hollë që të jetë e mundur.

Ky është xheli i Aloes dhe siç e shihni është krejtësisht transparent.

E presim Aloen në copa të vogla.
 Nëse kemi flokë të thatë e të dëmtuar mund të shtojmë edhe vaj Suzami 100% Natyral. Kështu përftojmë akoma më shumë të mira edhe prej vlerave të suzamit i cili është i pasur me Minerale & Vitamina të shumta.

 2-4 lugë gjelle me vaj Suzami janë të mjaftueshme për një kuti me shampo.

Më pas hedhim të gjithë shampon në tas atje ku kemi hedhur Aloen të prerë në copa të vogla dhe vajin e Suzamit.

 I përziejmë të tre përbërësit me një grirëse elektrike nga ato që përdorim në kuzhinë.

 Siç e shihni në foto shampoja bëhet më kremoze por edhe pak si e shkumëzuar. Nuk ka problem pasi kjo do të ndihmojë të përdorni sasi më të vogël shampoje për çdo larje.

 Pas përzierjes e hedhim shampon në kutinë e saj dhe e ruajmë atje për larje frekuente.

Flokët nuk do të kenë nevojë fare për balsam, do të jenë më të shëndetshëm, më të butë.
Do të keni më pak rënie, më pak probleme me tharjen dhe më pak dëmtime të skalpit.
Për trajtime më intensive aplikoni maska para larjes me vajrat tuaj të preferuar sipas llojit të flokut.

Vajra 100% Natyralë, të Cilësisë së Parë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.
30 metra mbi Qendrën Stefan (përballë me Eurodenta). Ora 12:00-19:00. 


Na shkruani për kërkesat, dëshirat, si edhe për rezultatet tuaja.

Ju mirëpresim :)




Friday, April 24, 2015

Produkt i ri - Krem me vajin e Makadamias

Macadamia Day Elixir - Formulë autentike nga Firma Prodhuese ''Arbëria''
Ky produkt bën pjesë në Serinë Luksoze - Limited Edition

Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar Bimë Mjekësore

Vaji i makadamias, për një lëkurë të re e të shëndetshme

Cilësitë kryesore vepruese të tij:

  1 – Ushqyes. Duke patur një përbërje të pasur me acide yndyrore të njëjta me ato të lëkurës, veçanërisht me acid palmitoleik, e ushqen lëkurën në mënyrë natyrale, me efektivitet shumë të lartë.
  2 – Hidratues (Siguron stabilitet të shkallës së hidratimit të lëkurës)
  3 – Elastizues
  4 – Ekuilibrues i çmuar i sekrecionit lipidik (yndyror) të lëkurës
  5 – Antimoshë
  6 – Zbutës
  7 – Depërtues shumë i mirë. Përthithet shpejt, nuk krijon shtresë yndyrore artificiale dhe nuk bllokon poret e frymëmarrjes natyrale të lëkurës.
  8 – Antizmaliaturë
  9 – Mbrojtës nga veprimi i diellit dhe i erës
10 – Stimulon mikroqarkullimin lokal (të gjakut në sipërfaqe të lëkurës)
11 – Ka cilësi cikatrizuese dhe lenitive (qetësuese të acarimeve në përgjithësi). Lëkurës i jep hieshi të admirueshme.

Kremi i përgatitur me vajin e makadamias, është një Eliksir Bukurie për të gjitha moshat. I përshtatshëm për të ruajtur freskinë e lëkurave të reja dhe për të rigjeneruar e rikthyer vitalitetin lëkurave të lodhura. 

Në bashkëpunim me dyllin e bletës, vetitë kurative dhe mirëmbajtëse të këtij kremi shumëfishohen, duke e bërë këtë krem një produkt të çmueshëm për të gjitha moshat dhe tipet e lëkurës. I pasur me phytosterole të cilat kanë ndikim të madh në lëkurë ky krem ka cilësi qetësuese dhe kuruese, ja pse e kryen në mënyrë perfekte funksionin mbrojtës ndaj lëkurës. Phytosterolet e ndihmojnë lëkurën të rekuperojë nga dëmtimet që mund të kenë shkaktuar produktet kozmetike kimike, mosha, apo aknet.  I përdorur për mirëmbajtje në moshat e reja ky krem do të ruajë gjatë freskinë, shkëlqimin dhe bukurinë rinore të lëkurës.

Vetëm me porosi individuale tek Bimë Mjekësore


*Macadamia day Elixir   - 9 000 lekë. 45 gramë. 

*Macadamia night Cure - 8 500 lekë. 45 gramë. 

Adresat: 
TiranëBimë Mjekësore. - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:30. 
DurrësSoho Lounge (përballë Torres) Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.
Ju mirëpresim :)

Thursday, April 23, 2015

Kopshti Botanik i Firmës ''Arbëria''.

Besoni tek Natyra dhe Bimë Mjekësore


Ne ju sjellim më afër duart ledhatare dhe të buta të NATYRËS. 
Ne ju dorëzojmë në duart e saj dhe ju japim mundësinë të merrni të gjithë delikatesën, përkujdesjen, energjinë dhe dashurinë që ajo përcjell. 

Këto janë pamje nga Kopshti ynë Botanik, nga ku ne frymëzohemi dhe marrim shembull. Ne mësojmë nga natyra, mësojmë nga lulet, mësojmë nga dielli, mësojmë nga gjithçka që na jep frymëzim për t'u bërë më pozitivë dhe energjikë. Ne mësojmë nga vetë Natyra. Ajo është udhërrëfyesja jonë!


Arbëria brings Nature at it's purest form and Purity at it's highest!

















Chia Seed Eye Serum (Serum për zonën rreth syve)


Chia Seed Eye Serum - Serum me ekstrakte të farave Chia e Pasuruar me ekstrakte Bimësh të rralla.

Formulë autentike nga Firma Prodhuese ''Arbëria''

E gjeni tek Bimë Mjekësore

* E dobishme për të parandaluar rudhat në moshë të re dhe për të luftuar ato ekzistueset në moshat e rritura.
* Ndihmon në zbehjen e rrathëve të zinj.
* Forcon indet në zonën delikate rreth syve.


20 ml - 6 000 lekë




 ''Në Duart e Natyrës''!


Wednesday, April 22, 2015

Masazh në vend të botoksit

Burimi i rinisë nëpërmjet prekjes / masazhit.

Përgatitur nga: Bimë Mjekësore

Nxisni kolagjenin me ndihmën e masazhit dhe vajrave natyralë.



Merrni parasysh të gjitha dobitë që sjell praktikimi i masazhit. Ai mund të përmirësojë pamjen e lëkurës suaj pa qenë nevoja për kirurgji. Masazhi mbi të gjitha nuk ka efekte anësore. Me ndihmën e vajrave bimorë të cilësisë së lartë, vlerat dhe efektet e masazhit shumëfishohen. I vetmi sekret 
është që duhet praktikuar rregullisht, pra duhet kthyer në regjim.
Masazhi në mënyrë shumë natyrale, bën shpërndarjen e vlerave ushqyese nëpër qeliza.
Zbeh rudhat që shkaktohen nga tensioni pasi largon tendosjen e muskujve, duke na dhënë një pamje të relaksuar e të çlodhur.
Detoksifikon trupin pasi përmirëson qarkullimin e gjakut duke e bërë kështu më efektiv largimin e toksinave dhe mbetjeve.
Përmirëson drenazhin e sistemit limfatik, i cili besohet se përmirëson sistemin imunitar – dhe një system i fortë imunitar mund të luftojë sëmundje auto-imunitare si p.sh. Rosacea dhe Psoriazë.  
Një masazh i lehtë fytyre shpesh redukton rudhat, rrathët e fryrë poshtë syve (qeskat) madje edhe rrathët e zinj.
Masazhi i muskujve të fytyrës ndihmon në shtendosjen e tyre, dhe në përmirësimin natyral të elasticitetit dhe njëtrajtësim të ngjyrës së lëkurës.

Nëpërmjet masazhit, shtresa e sipërme me qeliza të vdekura të lëkurës, largohet lehtësisht.
Një fakt i rëndësishëm është se masazhi duke qenë qetësues dhe rigjenerues, na bën më të vetëdijshëm ndaj këtyre të mirave, dhe lëkura jonë e rinuar merr një pamje dhe shkëlqim shumë të shëndetshëm.
Provoni dhe praktikoni çdo natë para gjumit, teknikën e vetë-masazhit.
Do të ndjeni dhe do të shihni lëkurë më të re e të lumtur. 


Monday, April 20, 2015

Përse gjyshja ime nuk kishte celulit


Nuk mund ta gjej emrin e personit që e ka shkruar këtë material, por më pëlqeu ta përkthej dhe ta sjell tek ju. 


Gjyshja ime Spasuna jetoi 97 vjet.  Ajo vdiq në gjumë pa vuajtur nga asnjë sëmundje serioze. 
Ajo nuk kishte as tension të lartë dhe asnjë problem të rëndë. E vetmja gjë që e shqetësonte atë, ishte numri i syzeve optike.

Për gjatësinë e saj 1.61 ajo peshonte 57 kg pa mbajtur dietë qoftë edhe një ditë të vetme. Për të, të qëndroje pa ngrënë ishte një torturë që nuk të linte të shijoje gëzimet e vogla të jetës.
Për mendimin tim, gjyshja ime jetoi gjatë dhe me shëndet të plotë për shkak të disa rregullave të vogla që ndiqte.

1. Në mëngjes ajo nuk pinte kafe. Pinte një çaj (barishtor) me stomakun bosh. Ajo nuk e ''dinte'' ç'ishin pijet e gatshme. Maksimumi që mbante në shtëpi, ishte një çantë cope plot me bimë.
Koriandër (majdanozi kinez), Kalendula, Trumza, Rodhja, Gonxhet e trëndafilit... Ajo pinte çajra në orë të ndryshme të ditës pa marrë parasysh stinën. Madje edhe gjatë verës ajo pinte çaj të nxehtë gjë që për çudinë time, rezultonte më freskuese se një pije e ftohtë.


Më vonë e kuptova arsyen e kësaj. Sekreti i çajit të nxehtë është i thjeshtë. Ai zgjeron enët e gjakut dhe nxit proçesin e djersitjes. Kjo shkakton zhdukjen e të nxehtit (vapës). Kështu freskohet trupi, prandaj në vendet e nxehta njerëzit pijnë çajra të ngrohtë për t'u freskuar. 

2. Mëngjesi. Gjyshja ime hante mëngjes 1 orë pas pirjes së çajit të parë. Mëngjesi ishte i thjeshtë dhe në sasi të vogël. Në pranverë dhe verë ajo konsumonte 2 fruta të stinës, 1 fetë bukë, djathë të cilin e bënte vetë, dhe domate nga kopshti i saj.

3. Gjyshja ime ndoshta nuk ishte kuzhinierja më ekzotike në botë, por për drekë ajo gatuante gjëra shumë të shijshme edhe pse tepër të thjeshta si supëra të tipit ''çfarëdo që të kemi në shtëpi''. 



4. Ajo shtonte gjithmonë në gatime erëza të tilla si; rozmarinë, trumzë, majdanoz, mente, borzilok, dhe pak fare kripë. Ajo theksonte se njeriu duhet të përdori ''ato që rrit në kopshtin e tij''. 

5. Darkë rrallë hante gjyshja ime, ama kishte dëshirë të pinte ngadalë një gotë konjak të bërë nga duart e saj.  Ajo bënte shaka duke thënë se kjo ishte mënyra për të fjetur rehat. Gjyshja nuk refuzonte edhe ndonjë gotë verë nëse ishte nevoja.

6. Gjyshja konsumonte vetëm ''produkte'' të stinës. Sallatat e dimrit përbëheshin nga panxhari, karrotat, cabbage etj.  Të mos harrojmë mollët dhe dardhat të cilat haheshin të freskëta ose të pjekura. Të djelat e dimrit nuk kalonin kurrë pa kungull të pjekur, e cila sipas gjyshes ishte ëmbëlsira më e mirë.

7. Hudhra dhe piperi i kuq ishin gjithmonë në tavolinë. Në muajt e ftohtë ajo përgatiste diçka që e quante sallatë. Në një tenxhere ajo hidhte domate të gjalla, presh të freskëta dhe 1 lugë vaj ulliri. Nuk e keni idenë sa e shijshme ishte. 


8. Gjyshja nuk ishte vegjetariane, ama e dinte qe edhe s'duhej ta tepronte. Ajo rrallë hante mish.

9. Të shtunave pasdite, ajo mblidhej me gjyshe të tjera, pinin kafe turke dhe hanin ëmbëlsirë shtëpie.  Por kjo ishte dita e vetme kur gjyshja ime hante diçka të bërë me sheqer të bardhë.


10. Gjyshja ime kurrë nuk qëndronte gjatë në të njëjtin vend. Edhe në dimër në mes të të ftohtit, ajo gjente diçka për të bërë në oborr. Mjafton që të ishte në ajër të pastër dhe në lëvizje të vazhdueshme. 



11. Dhe e fundit... gjyshja ime kurrë nuk e mbingarkoi trurin me mendime sesi të bënte shumë para apo si të bënte karrierë.  Ajo jetonte jetën e saj nga mëngjesi deri në darkë, ditë pas dite, stinë pas stine. Ajo ishte gjithmonë në gjendje shumë të mirë shpirtërore.

Ju do të thoni që gjyshja ka jetuar në një kohë tjetër. Por edhe neve asgjë s'na ndalon të jetojmë pak më thjeshtë, më në lëvizje, me më shumë zgjedhje natyrale dhe pa e sforcuar veten.



Friday, April 17, 2015

Lyerja e flokëve me Këna të kuqe (Red Henna)

Bimë Mjekësore ofron Këna të Cilësisë së Parë e cila vjen direkt nga India.

Këna e Kuqe (Lawsonia Innermis) 100 gramë - 10 mijë lekë të vjetra.

Foto nr 1. 
Ina i ka lyer flokët me Kënanë e kuqe për 4 javë rrjesht (1 herë në javë). Ajo ka dashur një ngjyrë të thellë intensive dhe për këtë arsye e ka mbajtur për rreth 4 - 5 orë maskën. Ja ka arritur më së miri pasi ngjyra e saj natyrale është kafe e errët.


Foto nr. 2
Vajza në këtë foto ka dashur një ngjyrë dhe refleks të lehtë. Për këtë arsye ajo e ka mbajtur maskën vetëm 30 minuta. Rezultati pas lyerjes me këna duket qartë që është shumë i lehtë. Ngjyra pothuajse është e njëjtë me foton para lyerjes, vetëm se ka më shumë shkëlqim dhe pak rekfleks. 


Foto nr 3.
Jona flokët e saj natyrale i ka të verdhë. Ajo e ka mbajtur maskën tërë natën dhe rezultati është ngjyra portokalli. Jona është gjithashtu shumë e kënaqur me shkëlqimin dhe rigjenerimin që ka floku nga lyerja e tyre me këna.

Provoni dhe ju lyerjen e flokëve me këna të kuqe dhe na dërgoni foto me rezultatin e arritur. :)



Coconut Hair Miracle Mask

Për më shumë këshilla vizitoni faqen tonë Zyrtare:  Bimë Mjekësore


Senada na dërgon foto me rezultatin e shkëlqyer të maskës me Kokos.

Ajo tregon se majat dyshe nuk ekzistojnë më, shkëlqimi është në maksimum dhe flokë plotësisht të shëndetshëm.


Receta:

2 lugë gjelle me vaj Kokosi
1 kokërr vezë e plotë

2 lugë mjaltë organik (jo e detyrueshme, mjalti në kombinim me kokosin dendëson flokët).

Aplikojeni nga rrënja deri tek majat (mundësisht të ngrohur në temperaturë mesatare). Pasi t'i keni lyer mirë flokët, mbështilleni kokën me një kapuç plastik. Mbajeni 40 minuta dhe proçedoni me larjen e flokëve, me një shampo delikate.

Provojeni dhe na dërgoni foto me rezultatet :)

Vaj Kokosi të Cilësisë së Parë gjeni në ADRESAT e mëposhtme:


Tiranë - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00. 



Durrës - Soho Lounge (përballë Torres) Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.




Wednesday, April 15, 2015

Si të bëjmë qumësht Bajamesh të ëmbla

Vizitoni Faqen tonë Zyrtare Bimë Mjekësore


Tashmë e dimë që të gjitha produktet ushqimore të gatshme, përmbajnë një listë të gjatë përbërësish të cilat organizmit tonë as nuk i duhen.
Nëse ne blejmë qumësht të gatshëm bajamesh, në listë do të jenë të paktën edhe 5 - 10 komponentë të tjerë ndër të cilat:

Aromatizues artificialë
Ëmbëlsues artificialë
Konservantë


Atyre u shtohet gjithashtu ''Vitamin A Palmitate'' i cili është varjanti SINTETIK i Vitaminës A. Vitaminat sintetike janë pasqyra kimike e vitaminave natyrale. Edhe sasia më e vogël e tyre është toksike prandaj duhen shmangur plotësisht pasi ato nuk treten (nuk asimilohen) njësoj si vitaminat natyrale, nga organizmi ynë.

Një tjetër përbërës shtesë i tyre është Vitamina D2.
Vitamina D përpunohet nga industritë ushqimore, e cila shkakton dhe ngacmon kërpudhat qelizore në organizëm (e cila është edhe një formë e candida's).
Atëherë, përse të shpenzojmë paratë për diçka të tillë që sjell dëme në organizëm, kur mund të shpenzojmë para për të blerë thjesht bajame, dhe qumështin ta përgatisim vetë brenda pak minutave?!

Për të përgatitur qumësht bajamesh të ëmbla, veprojmë kështu.

* Së pari mbushni një tas me bajame, mbulojini me ujë dhe lërini ashtu gjithë natën. Bajamet bëhen më të buta dhe bymehen. 


* Në mëngjes kullojeni ujin sepse nuk do t’ju hyjë më në punë. 

* Sasinë e bajameve hidheni në blender bashkë me ujë të pastër, mundësisht ujë të pijshëm). 


* Proporcioni është 1 masë bajame dhe 2 ose 3 masa ujë (varet sa kremoz e doni qumështin, sa më kremoz ta preferoni aq më pak ujë shtoni, personalisht preferoj masën 1+1). 

* Lëreni 2-3 minuta blenderin derisa bajamet të grihen plotësisht dhe të shihni që uji që hodhët të marrë ngjyrë të bardhë. 

*Më pas kullojeni me një napë ose pecetë të pastër. 


*Ruajeni në shishe qelqi në frigorifer. 


*Këshillohet të konsumohet brenda 24 orëve.

*Mund ta ëmbëlsoni me mjaltë dhe pak kanellë.

Vlerat ushqyese që përmban ky qumësht organik i bajameve të ëmbla.
Një gotë me qumësht bajamesh 
e mbi të gjitha i freskët dhe 100% natyral, përmban 1 gram Fibër dhe Proteinë, 30-40 kalori dhe vetëm 2.5 - 3 gramë yndyrë plotësisht të shëndetshme.
Këto Vitamina Vitale e bëjnë këtë një pije perfekte për ata që kanë probleme me zemrën pasi ul rrezikun e atakut në zemër, dhe mbi të gjitha nuk rrit nivelin e kolesterolit. Proteinat në të e ndihmojnë trupin të rekuperojë (tek adultët) dhe të rritet i shëndetshëm (tek fëmijët).


Një gotë me qumësht bajamesh ka gjithashtu përmbajtje të lartë magnezi, seleni, manganezi dhe Vitaminë E.

Këto vlera ushqyese na ndihmojnë që ushqimin e konsumuar, ta kthejnë në Energji. Këto Minerale ndihmojnë gjendrat paratiroide të prodhojnë hormone të cilat sigurojnë kocka të forta.

Manganezi aktivizon enzimat
që ndihmojnë tretjen. Ai gjithashtu është i rëndësishëm për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve. Seleni forcon imunitetin dhe ka rol të rëndësishëm në mposhtjen e sëmundjeve. Fuqia e Vitaminës E dhe molekulat organike luftojnë radikalet e lira të cilat janë fajtore të plakjes.

Shijoni një gotë me qumësht të tillë çdo ditë, për vete dhe fëmijët tuaj. I freskët, i shijshëm dhe me fuqi të larta ushqyese.

Monday, April 6, 2015

Shkenca vërteton se lulet kanë ndjenja & telepati

Përgatitur nga: Bimë Mjekësore


Lulet ndjejnë frikë, dhimbje, madje kanë telepati dhe përcjellin energjinë e tyre tek njeriu. 

I pari që studjoi lidhur me këtë ishte Cleve Backster në 1960'ën (specialist interrogator i CIA's).
Ai lidhi sensorë tek disa bimë dhe zbuloi që ato reagonin ndaj veprimeve të dëmshme po ashtu edhe ndaj mendimeve negative drejtuar atyre. Backster ngjiti disa elektroda poligrafike në gjethet e palmës në zyrën e tij. Më pas e ujiti atë që të shihte si do të reagonte. Duke e parë që palma reagoi ndaj këtij veprimi ai vendosi të vazhdonte më tej duke menduar ta ''kërcënonte'' duke ndezur një shkrepëse. Këtu ndodhi diçka që atij i ndryshoi ditët dhe orët. Lulja reagoi direkt pas mendimit të tij pa pritur të ndizej shkrepësja. Pas studimeve të mëtejshme ai zbuloi se ishte pikërisht qëllimi i tij që solli reagimin e palmës, jo vetëm mendimi. Backster ka vërtetuar gjithashtu se lulet janë të vetëdijshme dhe të ndjeshme ndaj njëra-tjetrës. Ato mbajnë zi për vdekjen e çfarëdolloj gjallese (edhe vdekjen e ndonjë bakterieje gjatë ujitjes).
Ato urrejnë me shumë forcë njerëzit që dëmtojnë lulet qoftë edhe gjatë një eksperimenti shkencor. Lulet janë shumë të dhëna dhe i kujtojnë mirë njerëzit që kujdesen për to, dhe i rrisin. Ato i kujtojnë dhe çlirojnë energji ndaj këtyre njerëzve të dashur, edhe kur ata janë shumë larg. Bimët dhe lulet reagojnë në çast ndaj një ngjarjeje të caktuar. Ato madje kanë edhe veti profetike / paralajmëruese ndaj ngjarjeve negative, edhe nëse diçka po ndodh qindra milje larg, përfshirë këtu edhe motin. Në ngjarje të rrezikshme apo kërcënuese lulet bien në gjendje depresioni, mpirjeje.
Kjo u ka hapur një problem shumë të madh shkencëtarëve të pakujdesshëm pasi në raste të tilla lulet nuk reagojnë ashtu siç duan ata.