Tuesday, October 24, 2017

Ke probleme me lëkurën? Kujdesu për stomakun!


Material nga: Arbëria


Njerëzit thonë që bukuria nuk është siperfaqësore dhe në fakt është edhe më shumë se kaq.

Bukuria fillon nga stomaku!


Kjo ka goxha kuptim nëse e mendoni me hollësi. Organi më i madh në trupin tonë është lëkura, dhe fakti sesi duket ajo, është tregues i shëndetit sidomos i bakterieve në stomak apo në zorrët tona.
Acarimet apo skuqjet e lëkurës janë vetëm një nga ato gjëra me të cilat do të kemi të bëjmë herët ose vonë. Por nëse i keni të shpeshta dhe shfaqen në çdo cikël të jetës suaj, e nëse bashkë me skuqjet keni papritur edhe kapilarë, vija apo pulla të kuqe që s’i keni patur më parë atëherë hidhni sytë nga stomaku.
Stomak i lumtur, lëkurë e lumtur
Ju po mendoni ç’lidhje ka stomaku me lëkurën por e vërteta është që stomaku ka një rol aq të rëndësishëm sa ju nuk e imagjinoni dot. Ndryshimet në mikrobiomë, mund të shkaktojnë probleme në sistemin imunitar, në mënyrën sesi prodhohen hormonet dhe sa mirë përthithen ose jo vlerat ushqimore nga organizmi ynë. Nëse mikrobiomën intestinale e ke të ç’balancuar, ajo mund të hapi probleme në të gjithë sistemin.

Ne jemi vetëm në fillimet e studimeve për të kuptuar rolin e bakterieve në lëkurën tonë por studimet e fundit kanë treguar se të kesh një balancë dhe mirëfunksionim të stomakut, mund të ndihmojë në eliminimin e skuqjes së lëkurës dhe stresit oksidativ. Mos të themi që ndikon edhe në një gjumë më të mirë, në balancimin e glukozës si edhe në kthjellimin e mendjes.

Lëkura është si çdo organ tjetër i trupit. Që të jetë e shëndetshme dhe të rrezatojë, ajo kërkon ushqim të mirë dhe vlera të plota ushqyese. Por nëse mikrobioma nuk funksionon mirë, zorrët ndikohen nga kjo dhe trupi nuk arrin të përthithi vlerat ushqimore për të cilat keni nevojë, ndër to edhe Vitaminat A - D, zink dhe bakër, të cilat janë të nevojshme për një lëkurë të shëndetshme.
Por si ndodh që mikrobioma ç’balancohet?
Ka arsye të ndryshme pse mund të ndodhi kjo duke filluar që nga stresi, proçesi natyral i plakjes deri tek mënyra e jetesës perëndimore. Dieta ushqimore luan rol shumë të rëndësishëm; konsumimi i ushqimeve me shumë sheqer, ushqimet e skuqura e të përpunuara, janë shumë agresive për bakteriet e stomakut tonë. Për shembull në perëndim përdorin antibiotikë dhe, edhe pse ato përdoren në një dozë të caktuar, pësëri ndikojnë tek bakteriet pa dallim nëse ato janë të mira apo të këqija.
Por për fat të keq ne mund të marrim antibiotikë edhe në mënyrë indirekte. Disa fermerë komercialë përdorin antibiotikë në doza të larta në ushqimin e kafshëve. Këto substanca të dëmshme mbeten tek ushqimet që ne konsumojmë çdo ditë si; mishi, qumështi, vezët, djathi dhe gjalpi.
Si ta ndihmoj lëkurën time?
1. Jini më vigjilentë me çfarë po ndodh në trupin tuaj.
Mendoni mirë se çfarë po konsumoni qofshin këto mjekime, ushqime, ujë dhe lëngje.
Shumë kujdes duhet të tregoni edhe me produktet e pastrimit të shtëpisë. E njëjta gjë këshillohet edhe për locionet, kremërat dhe të gjitha produktet e kozmetikës. Ndoshta s’doni ta pranoni, por edhe produktet më luksoze e më të shtrenjta, përmbajnë kimikate të fshehura, ngjyrosës dhe aroma të cilat janë aq të dëmshme sa ju nuk e imagjinoni dot, si për lëkurën ashtu edhe për shëndetin mikrobial.
2. Shtoni probiotikë në dietën tuaj.
Tani që e dini se shëndeti i lëkurës suaj është shumë i lidhur me mirëqënien e stomakut, provoni të bëni disa ndryshime për të përmirësuar balancën mikrobiale.
Një nga gjërat më të lehta është të shtoni probiotikë të cilat gjenden tek qepët, shpargujt, bananet, hudhra, kivi etj. Pak a shumë të gjitha fruta-perimet janë të mira. Parardhësit tanë kishin një regjim fantastik ushqimor. Ata konsumonin 50 - 100 gramë probiotikë fibrash çdo ditë. Ka një ndryshim shumë të madh nga doza jonë e rekomanduar,  5 - 8 gramë dhe që shumë prej nesh mezi i konsumojnë.  
3. “Ndotuni pak më shumë”.
Kjo mund të duket në kundërshtim me të gjitha ato mesazhe që marrim lidhur me reklamat e locioneve dhe pastruesve të lëkurës – por të ekspozohemi ndaj më shumë lloje bakteriesh natyrale, ndihmon në balancimin e mikrobiomës dhe siç thamë, mikrobiomë më e shëndetshme, lëkurë më e bukur.
Kjo s’do të thotë të mos e pastroni lëkurën, por pastrojeni vetëm me produkte natyrale dhe mos e tejkaloni masën e larjes apo pastrimit të saj.


Provoni këto këshilla që ju dhamë dhe pas 2-3 javësh shihni sa ndryshim do të keni në mirëqënien e lëkurës dhe organizmit në tërësi.




Tuesday, October 3, 2017

Flini mbi mendafsh. Ja pse!

Material nga: Arbëria 

Keni enderruar ndonjehere te flini si perandoret, mbretereshat apo thjesht si te pasurit,
rrethuar ngado me mendafsh?!

Epo ndonje arsye do ta kene perderisa e preferojne kaq shume.




Ja pse mendafshi eshte kaq i lakmuar.


Nuk na lejon te plakemi shpejt.

Te kesh carcafe dhe jasteke mendafshi, lejon qe lekura jone te mos krijoje rudha gjate gjumit. Mendafshi permban nje proteine natyrale dhe 18 lloje amino acidesh te cilat ngadalesojne procesin e plakjes se lekures dhe qetesojne sistemin nervor.

Mendafshi gjithashtu permban nje albumine qelizore natyrale e cila ndihmon te shpejtoje metabolizmin e qelizave te lekures sone - duke ngadalesuar keshtu procesin e plakjes.

Ndryshe nga pambuku, mendafshi nuk e perthith lageshtine e lekures ose kremrat qe ne vendosim para gjumit. Pra ai lejon qe kremerat te veprojne me mire e te sigurojne mbrojtjen dhe hidratimin e duhur gjate nates.

Rregullator i temperatures

Mendafshi eshte nje stabilizues i temeperatures se trupit. Ai nuk shkakton vape ne ditet e nxehta dhe me e bukura eshte se ne ditet e ftohta ruan ngrohtesine. Kjo ben qe lekura dhe muskujt te mos stresohen por te qetesohen gjate oreve te gjumit. Mendafshi eshte zgjidhja ideale edhe per ata qe djersiten shume gjate nates. 


Te mirat shendetesore
Mendafshi eshte hipoalergjik natyral duke e bere nje "must have" per ata qe vuajne nga alergjite dhe kane lekure delikate, ekzema apo kruarje. Eshte i dobishem gjithashtu edhe per ata qe vuajne nga astma.

Per floket


Specialistet e flokeve keshillojne vetem kellefe prej mendafshi. Kjo do te parandaloje hollimin e flokeve, majat dyshe dhe elektrizimin apo ngaterrimin e tyre. Mendafshi stimulon hidratimin duke na dhuruar floke te derdhur e plot shkelqim. Ai gjithashtu pakeson prodhimin e sebumit duke bere qe te mos vuajme nga floket e yndyrshem.


Mbuloni syte me nje maske mendafshi


Te perdorim serum apo krem bimor per zonen rreth syve, sigurisht qe eshte nje nga menyrat me te mira per parandalimin dhe pakesimin e rudhave. Por para se te fleme, eshte mire te mbajme nje maske mendafshi pasi bllokon driten dhe keshtu mund te na zeri gjumi shume shpejt. Maska e mendafshit sic theksuam edhe me lart, do te ruaje lageshtine e lekures dhe nuk do te perthithi kremin apo serumin nga lekura jone. Erresira qe krijon maska e gjumit, prodhon nje lloj lende kimike natyrale e cila ne bashkeveprim me serumin apo kremin qe kemi aplikuar, do te ndihmoje  ne parandalimin e rudhave.
Ja pra, pertej zgjedhjes luksoze te mendafshit, fshihen keto sekrete. 


Besoj se ky informacion ishte goxha interesant, apo jo vajza? ;)






Wednesday, September 27, 2017

Pse lëkura jonë ka nevojë për gjalp kakao dhe gjalp shea

Material i përgatitur nga:  Arbëria

Super ushqim për lëkurën tuaj!

Gjalpi i kakaos dhe shea butter’it  - faktet dhe përdorimet

A e dini pse këto dy lloje gjalpi janë fantastike për lëkurën tonë? Lexoni materialin përse janë kaq të dobishme gjalpi i kakaos dhe gjalpi shea, e si t’i përdorim ato në ritualet e përditshme të kujdesit dhe trajtimeve ndaj lëkurës.
Gjalpi i kakaos është një substancë natyrale e cila ekstraktohet nga frytet e kakaos – nga të njëjtat fryte që bëhet ҁokollata. Ndoshta nuk është aq e shijshme sa ҁokollata por ka aq shumë të mira dhe vlera sa natyrshëm kuron lëkurat e thata e të dehidratuara dhe e mban atë të shndritshme e të re. Të gjitha këto e bëjnë gjalpin e kakaos një produkt fantastik për ta shtuar në listën e produkteve të preferuara.

Gjalpi i kakaos dhe gjalpi shea zakonisht kombinohen të dyja në produktet e kozmetikës bimore natyrale, pasi të dyja shërbejnë për zbutjen e thellë të lëkurës, hidratimin dhe ushqyerjen e saj.


Çfarë është gjalpi i kakaos?


Kakaoja përmban flavonoide të cilat përbëhen nga antioksidantë me shumë efekte kurative jo vetëm për lëkurën por edhe për shëndetin.
Për këtë arsye kakaoja është studjuar rregullisht mbi fuqinë që ka në reduktimin e sëmundjeve të zemrës, uljen e tensionit të lartë, dhe rigjenerimin e lëkurës.


 Çfarë është gjalpi shea?



Gjalpi shea përftohet nga arrat shea në pemët afrikane të cilat quhen ndryshe “karitè tree”, që do të thotë pema e jetës.

Gjalpi shea gjithashtu përdoret për lëkura të thata e të lodhura, trajton buzët e thata, dhe është shumë delikate për ekzemën apo psoriazën. Shea ka aromë krejt ndryshe nga gjalpi i kakaos dhe ngjyrë të verdhë më të fortë. Dallohen lehtë nga njëra tjetra dhe aromat e tyre natyrale janë ndikuese edhe në humorin tonë apo gjendjen shipirtërore.


Gjalpi i kakaos dhe sheas për lëkurën.

Duke pasur një konsistencë të trashë, të dyja këto lloje gjalpi bimorë kanë qëndrueshmëri në lëkurë dhe japin hidratim të thellë e mbrojtje afatgjatë edhe gjatë ditëve të ftohta të dimrit.

Mund të përdoren edhe për të hidratuar zonat më të ashpra si; bërrylat, gjunjët, apo themrat.


Ku ndryshojnë?


Gjalpi i kakaos është i pasur me Vitaminë E e cila e forcon lëkurën dhe e ushqen atë në thellësi. Gjalpi Shea është i pasur me Keratinë, rrënjësore për rigjenerimin dhe rindërtimin e qelizave të reja të lëkurës dhe flokëve. Ja pse konbinimi i të dyjave bën mrekullira për lëkurën e fytyrës dhe trupit, e madje edhe për flokët. Ndërkohë që gjalpi i kakaos e forcon lëkurën, gjalpi shea do ta ruajë efektin e saj për një kohë shumë të gjatë e madje duke e ristrukturuar atë vazhdimisht. Lidhur me efektin që kanë tek flokët, rigjnerimi i tyre do të jetë i "paparashikueshëm". Ai do t'ju habisi 100% 😍😍😍

Ndërkohë studimet dhe eksperiencat vazhdojnë të tregojnë se përdorimi i tyre parandalon dhe redukton strijat (smaliaturat, shenjat pas dobësimit apo lindjes). Masazhimi i fytyrës me shea butter gjithashtu përmirëson shenjat e lëna nga aknet.


Derma, shtresa e dytë e lëkurës mund të dëmtohet nga gërvishtjet apo aknet. Trupi përgjigjet duke prodhuar më shumë kolagjen apo proteinë për të shëruar apo rigjeneruar atë zonë të dëmtuar prandaj formohen shenjat. Zakonisht shenjat kanë një pamje pak më ndryshe se pjesa tjetër e lëkurës prandaj dallohen dhe bien ne sy. Gjalpi shea apo gjalpi i kakaos nuk do t’i zhdukin plotësisht shenjat e lëkurës por do t’i përmirësojnë e do t’i bëjnë më pak të dukshme. Ju mund t’i përdorni vazhdimisht për masazhe këto produkte të mrekullueshme të natyrës, dhe lëkura do të përmirësohet e do të duket më e bukur se më parë. Moskurimi i duhur i akneve e dëmton thellësisht lëkurën dhe indet e saj duke ҁuar tek shenjat apo gropat, prandaj këshillohet që aknet të mos ngacmohen me duar, por të kurohen me produkte delikate bimore të cilat do të punojnë gradualisht për eliminimin e tyre. Produktet agresive ndoshta do të përthajnë aknet por lënë gropa të pariparueshme.
1

Gjalpi i kakaos dhe gjalpi shea për strijat.

Strijat krijohen zakonisht pas një dobësimi të menjëhershëm apo pas lindjeve.
Shtresa e mesme e lëkurës, derma, ҁahet duhet shkaktuar vija të bardha ose të kuqe. Kjo është e zakonshme nëse nuk kujdesesh gjatë shtazanisë apo gjatë një periudhe dobësimi.

Duke qenë shenja të thella, strijat, është e vështirë të zhduken plotësisht, por përkujdesja ndaj lëkurës mund t’i zvogëlojë dhe zbehi ato sa të bëhen shumë pak të dukshme.  

Lëkura ka nevojë për hidratim dhe elasticitet që të jetë sa më e shëndetshme. Nëse në e hidratojmë dhe e ushqejmë si duhet do të parandalojmë shumë probleme, prandaj është më mirë të parandalojmë se të kurojmë. Kujdesuni dhe hidratojeni lëkurën vazhdimisht në mënyrë që të mos i lëmë mundësi të krijojë strija. Produktet natyrale të pasura me Vitaminë E dhe Keratinë siҁ janë gjalpi i kakaos dhe sheas, janë dy produkte fantastike të cilat ju mund t’i gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore, siguruar nga Firma “Arbëria”, të një cilësie shumë të lartë, puro e të papërpunuara. Ato do t’i dalloni nga aroma intensive dhe ngjyra e plotë që i karakterizon, e sigurisht do të vërtetoni rezultatet mbi lëkurën tuaj.

Ju gjithashtu mund të porositni kremëra me përmbajtje të gjalpit të kakaos, dyllit të pastër të bletëve dhe gjalpit shea. Këta kremëra janë formuluar nga specialistët e firmës “Arbëria” posaҁërisht për mirëqënien optimale dhe rigjenerim të lëkurës. Kombinimi i tyre fuqizon veprimin mbi lëkurën e dëmtuar dhe jep rezultate të shumëfishta.


Firma “Arbëria” prodhon gjithashtu sapunë neutralë delikatë me përmbajtje të gjalpit të kakaos dhe gjapit shea, të cilët janë të përshtatshëm për të rritur, fëmijë dhe beba. 


Ata mund të përdoren për lëkurën e fytyrës, trupit madje edhe për flokët e bebave e fëmijëve.


Ju mund t'i gjeni këto produkte 100% BIMORE në ADRESEN e mëposhtme:

1 - Tiranë - Dyqani Bimë Mjekësore  - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.



Ju mirëpresim të gjithëve




Tuesday, September 26, 2017

Sekreti i femrave japoneze per...


Sekreti i femrave japonezeve per te qendruar gjithmone te bukura, ne forme, te holla dhe pa dhjame?


Femrat japoneze klasifikohen nder me te bukurat dhe me elegantet ne bote. Ne te 30’at ato duken si 18, ne te 40’at si 25 dhe ne te 50’at si 30. Po po, kjo eshte shume e vertete dhe ato madje jetojne shume gjate me nje shendet shume me te mire krahasur me femrat europiane.

Ne te revistes “Bright Side” vendosem te gjejme sekretet qe i ndihmojne ato te jene kaq ne forme.  

 1.      Nje diete shume e pasur dhe e balancuar 
Ekziston nje mendim i gabuar sikur japonezet hane vetem sushi. Dieta e tyre ushqimore ne fakt eshte ndryshe. Ao preferojne gjithcka, qe nga peshku, algat e detit, perimet dhe frutat, soja, orizi dhe caji i gjelber. Dieta e tyre ka variacion dhe eshte e balancuar mire e sigurisht jane plotesisht te perjashtuara ushqimet e gatshme te perpunuara (junk food) dhe me kalori boshe.  

Freskia sezonale eshte shume e rendesishme per to, dhe gjithmone zgjedhin produkte zonale qe rriten e kultivohen afer zonave ku banojne.

Ne dimer japonezet konsumojne shume supera, mish dhe peshk, si edhe pije te ngrohta. Ndersa ne vere supera te ftohta, salletera dhe peshk. Gjate dites konsumojne uje natyral e jo pije te gatshme.

2. Menyrat e gatimit
Japonezet gatuajne me avull, pjekin ne zgare ose skuqin ne tigan te vecante me shume pak vaj. Perimet i presin ne feta pasi keshtu piqen me lehte, me shpejt dhe me mire. Avantazhi dhe qellimi ketu eshte qe perimet te ruajne sa me shume vlerat e tyre ushqyese.  

Xhelatine perimesh eshte nje nga bazat per shume gatime te tjera dhe eshte shume e perhapur ne Japoni. Femrat japoneze e pergatisin vete kete xhelatine me shume lloje perimesh dhe e shtojne ne cdo gatim. Nga ana tjeter japonezet jane shume te kujdesshme me pikantet pasi mund te rendojne stomakun, melcine apo veshkat. Esenca e kuzhines japoneze eshte te ruajne ngjyrat, aromat dhe bukurine natyrale te ushqimeve.  

3. Kultura e te ngrenit
Te ngrenit nuk eshte nje veprim rutine ne Japoni, eshte nje ritual. Ata pertypin ngadale, me copa te vogla e gjithashtu edhe pjatat apo mjetet ndihmese jane te vogla. Nuk e dekorojne ushqimin por ruajne format dhe shijet natyrale. Gatime te ndryshme ne te njejten pjate nuk i preferojne. Secili gatim ne nje pjate me vete. Pjatat nuk mbushen kurre plot e kesisoj eshte e pamundur te hash shume.

4. Oriz ne vend te bukes
Orizi eshte thelbesor ne cdo vakt dhe gatuhet me shume kujdes me vaj kokosi. Kurre nuk e gatuajne me gjalp dhe nuk shtojne kripe.

5. Mengjesi eshte vakti me i rendesishem i dites
Mengjesi eshte vakti esencial dhe me i rendesishmi i dites. Duke qene vakti me i rendesishem ka shume variacion dhe permban oriz, peshk, omlete, supe “miso” (supe karakteristike japoneze). Mengjesi permban gjithashtu super perimesh dhe soje, alga deti dhe caj te gjelber.

6. Nuk ka embelsira
Embelsirat jane per raste shume shume te vecanta dhe kur ndodh eshte ne racione shume te vogla. Ata kane pritshmeri shume te ndryshme nga tonat lidhur me embelsirat. Nuk perdorin krem gjalpi apo kek. Ata madje kane edhe akullore te pergatitur me oriz (mochi). Embelsirat japoneze permbajne shume pak yndyre, shume pak sheqer dhe me siguri jo per shijet perendimore. Megjithate ato nuk lene aspak gjurme ne barkun e tyre.

Sic e shihni femrat japoneze jane shume te kujdesshme me ushqimin por po kaq te kujdesshme jane edhe me aktivitetin ditor dhe regjimin e fjetjes. Ato flene gjithmone ne te njejtin orar (rreth ores 22-23), dhe zgjohen heret. Kujdesi ndaj lekures dhe Maskat e tyre perbehen kryesisht nga orizi dhe algat. Aziatiket jane shume larg kremrave apo produkteve me kimikate te cilat jane te perhapura ne mase ne Europe apo Usa. 

Femrat japoneze praktikojne shpesh masazhe dhe jane shume aktive gjate dites. Sportet dhe artet marciale jane shume te perhapura dhe sigurisht qe nje pjese e mire e tyre jane te perfeksionuara ne keto aktivitete.


Tuesday, May 30, 2017

Qershitë kundër celulitit



Jemi pikërisht në stinën e qershive dhe kjo është një mrekulli.
Ato gjenden kudo dhe fare lehtë. Stina e fundpranverës dhe verës na favorizon të zgjedhim e të konsumojmë prej tyre sa të dëshirojmë. Ne kemi folur për të mirat që na sjellin në organizëm dhe për mrekullitë e tyre, por sot do t'ju japim një recetë kundër celulitit.

Qershitë forcojnë indet e lëkurës, përmirësojnë qarkullimin venoz, kanë efekt drenues dhe tonifikues.

Kjo recetë dekokti që po shkruajamë tani, në fakt ndihmon edhe ato që vuajnë nga rrugët urinare.

Receta:

- 250 ml ujë i pastër
- 10 gramë bishta qershie të thara në diell
- 10 gramë qershi të ndara përgjysëm

Përgatitja:

Valojmë mirë ujin. E fikim zjarrin dhe në ujin e valuar hedhim 10 gramë bishta qershie dhe 10 gramë qershi. I lemë në gjendje të qetë për 10 minuta të mbuluara mirë.

Pas 10 minutash e filtrojmë këtë dekokt dhe e hedhim në një shishe qelqi për ta ruajtur në frigorifer. Do të pimë 3 herë në ditë nga një gotë, të ëmbëlsuar me mjaltë ose thjesht të pa ëmbëlsuar.

Pijeni këtë dekokt për gjatë gjithë verës dhe do të shihni se rezultatet do të jenë shumë të kënaqshme.
 



Konsumoni të paktën 25-30 qershi të freskëta në ditë për të ndihmuar në tretjen e dhjamit në të gjithë trupin.

Jemi pikërisht në stinën e duhur. Shijojini dhe zbukurohuni me mirësitë e tyre!


Ndiqni faqen tonë zyrtare Arbëria për të gjitha këshillat që ju duhen dhe që ju vlejnë për një shëndet të mirë dhe bukuri të përjetshme.

 
 

Friday, May 12, 2017

Trajtimi i celulitit

Një ndër problemet më të mëdha të shekullit të fundit është celuliti. Vërtet mund të kemi një fytyrë të bukur, lëkurë të pastër dhe flokë të shkëlqyeshëm, por kur vjen puna tek celuliti, ai na shkatërron të gjithë imazhin e perfektes por problemi nuk qëndron vetëm këtu. Celuliti na tregon se nuk po ushqehemi siç duhet, se nuk jemi të shëndetshme, se diçka nuk shkon mirë në organizmin tonë. Është një sinjalizim që kërkon nga ne të tregojmë më shumë vëmendje për ushqimin dhe aktivitetin fizik.Është e padiskutueshme që ushqimi ka një rol kyç po aq sa është e padiskutueshme që femrat pasive (jo shumë aktive në disiplina sportive) vuajnë më shumë nga ky problem. 


1. Këshilla primare është ushqimi i shëndetshëm, i papërpunuar, i pakonservuar.

 
Ushqimet e tokës ku përfshihen fruta, perime, zarzavate, të freskëta të rritura në zonën tuaj më të afërt. Sa më të freskëta e të sapo këputura të jenë ato, aq më efikase dhe të shëndetshme janë për organizmin, shëndetin dhe bukurinë tonë. Mos i gatuani shumë perimet, sa më pak të ziera aq më shumë vlera ruajnë. Të skuqurat nuk i këshillojmë shumë por nëse i preferoni, të paktën skuqini me vaj ulliri të cilësisë së parë.


Frutat shfrytëzojini me të gjitha mënyrat e mundshme. Të plota, shtrydhini për të për përftuar një lëng të freksët ose përgatisni smoothie duke bërë kombinime ekzotike super të shijshme. Pranvera dhe vera na ofrojnë një larmi ngjyrash e shijesh.

Konsumoni shumë sallatëra dhe supëra. Mos u kurseni në shumëllojshmëri, forma e ngjyra. Të gjitha shijet janë të çmuara dhe të gjitha ofrojnë vlera të pazëvendësueshme. 

Hidratojeni trupin me ujë të mjaftueshëm përveç lëngjeve të frutave.
Uji është një domosdëshmëri për mbarëvjatjen e shëndetit dhe bukurisë. Sasia mesatare për femra është të paktën 1 litër e 1/2 ujë në ditë.


2. Këshilla e dytë është Aktiviteti Fizik.  

 


Angazhohuni në stërvitje dhe ushtrime intensive të paktën 30 minuta në ditë.  Nëse e shtoni gradualisht minutazhin, do të ishte një gjë akoma më e mirë. Deri 1 orë stërvitje në ditë është idealja për të mos pasur kurrë celulit.

Përdorni biçikletën në vend që të merrni autobuzin.



3. Çfarë ofrojmë ne?



Me produktet që ne ofrojmë, ju mundësojmë të bëni trajtime SPA dhe Rituale bukurie në shtëpitë tuaja sa herë të dëshironi. Krijoni një ambjent të ngrohtë që gjithçka të jetë magjike. Muzikë të qetë me zë të ulët, qirinj ngado, vajra esencialë, terapi, trajtim dhe çlodhje.


4. Çfarë të zgjidhni?

1. Skrab me kafe dhe arrë kokosi posaçërisht për të trajtuar celulitin. Përveç aromës fantastike që ka, ky skrab tonifikon këmbët dhe pakëson celulitin në mënyrë të dukshme. Do t'ju lëri një ndjesi çlodhjeje fantastike dhe lëkurë super të mëndafshtë.


Masa: 200 gramë - Çmimi: 15 mijë lekë të vjetra.


2. Skrab me Alga për të eliminuar celulitin, tendosur lëkurën dhe për të larguar toksinat. Algat e detit janë të famshme për të kuruar probleme të tilla dhe për të rinuar lëkurën e trupit apo fytyrës. Në këtë rast algat bëjnë një punë shumë të mirë në trajtimin e masës dhjamore që gjendet nën lëkurën e këmbëve. 

Masa: 200 gramë - Çmimi: 25 mijë lekë të vjetra.

3. Përzierje prej 5 vajrash bimorë, formuluar për të nxitur qarkullimin e gjakut dhe për të minimizuar celulitin. Ndërkohë që skrabet kanë efekt drenazhi dhe pakësim të masës dhjamore, përzierja e vajrave bimorë, nxit fuqishëm qarkullimin e gjakut, tonifikon dhe shtrëngon lëkurën duke bërë që celuliti të venitet gradualisht.

Masa: 110 ml - Çmimi: 15 mijë lekë të vjetra. 


Ju mund të zgjidhni njërin prej skrabeve dhe përzierjen vajore për masazh. Efektet do të jenë akoma më të dukshme dhe afatgjata, nëse trajtimet shoqërohen me një dietë të pasur ushqimore dhe aktivitete të rregullta fizike. Nëse dëshironi ta përgatisni vetë skrabin anticelulit është shumë e thjeshtë. Mjafton të keni në shtëpi kafe të bluar, vaj kokosi dhe sheqer ose kripë të bardhë.



Skrabi i përgatitur me vaj kokosi 100% natyral.
Pas skrabit mund të bëni masazh me përzierjen e vajrave anticelulit.


Mundësojini vetes kënaqësinë e trajtimeve mbretërore me produkte natyrale, ushqim të shëndetshëm dhe sporte e në fund shijoni rezultatet!

 
Për produktet e lartpërmendura ne ju mirëpresim në dyqanin Bimë Mjekësore.


Për ju që nuk e dini adresën tonë, ju rikujtoj se na gjeni vetëm 30 metra larg qendrës Stefan (tek Pazari i ri), përballë me Eurodenta. 

Orari 12:00 - 19:00.




Saturday, May 6, 2017

Qumështi i Artë - shëruesi i shumë sëmundjeve

 Material i përgatitur nga: Arbëria

Kurkuma ka cilësi të forta shëruese të zbuluara dhe të pranuara së fundmi nga mjekësia moderne. Ajo është shumë më e fuqishme se 14 lloje ilaçesh kundër depresionit, dhe mbi të gjitha, pa efekte anësore. Kurkuma detoksifikon dhe pastron mëlçinë dhe gjakun, largon dhimbjet e artritit, dhe ndihmon të biem nga pesha.

Për të përgatitur këtë pije shëruese na duhen vetëm TRE përbërës natyralë. Kombinimi i tyre arrin të bëjë mrekullira në organizmin tonë.



Lexoje materialin dhe Shpërndaje për të informuar sa më shumë miq.

Kjo është një recetë e lashtë indiane trashëguar brez pas brezi. Përbërësi kryesor në këtë recetë është Kurkuma (Turmeric). Mjekësia moderne, më në fund ka vërtetuar dhe pranuar cilësitë kuruese të kësaj bime. Kohëve të fundit ajo është bima më e studiuar nga shkencëtarët. Vetitë dhe përbërësit e saj mjekuese, kanë qenë subjekti i rreth 5600 studimeve biomedikale, të publikuara nga shtypi. Studimet e shumta lidhur me këtë bimë të shenjtë, kanë nxjerrë në pah rreth 600 cilësi terapeutike & kuruese.
Kurkuma është një rrënjë që është përdorur për mijëra vjet nga kultura të ndryshme. Ajo është veçanërisht e famshme për cilësitë mbrojtëse ndaj mëlçisë deri në parandalimin e kancerit, dobishme për tretjen, stomakun, si edhe për sistemin imunitar. Kurkuma mund të ndalojë aktivitetin e disa enzimave të mëlçisë, të cilat i shndërrojnë disa toksina ambientale, në Karcinogjene. Kurkuma i ç’aktivizon këto karcinogjene që gjenden edhe tek duhani duke mbrojtur organizmin nga dhjetëra dëme të tij. Kurkuma nxit rritjen e enzimave që tresin sheqerin dhe yndyrnat, dhe ndalon formimin e pllakëzave të kolesterolit. Kurkuma gjithashtu ndalon prodhimin e staminës në stomak, ndalon zhvillim e bakterieve si edhe acarimin e gengivave pasi ndalon aktivizimin e një geni që krijon kimikate tepër irrituese. Nëse nuk ka irritime, infiamacione, bakteriet nuk rriten dhe nuk shtohen (pasi vendet e irrituara janë shtëpia e tyre). Kështu eliminohet edhe era e keqe e gojës dhe gengiviti.

Përbërësi kryesor i kurkumës është Kurkumina – Polifenoli i identifikuar si përbërësi kryesor aktiv i cili ka rreth 600 cilësi kurative shumë të fuqishme.


Nëse recetës që do të shpjegojmë më poshtë, i shtojmë piper të zi, bioaktiviteti i kurkumës do të rritet me 2 000 % !


RECETA:

1/8 lugë çaji me kurkuma 1/2 filxhan çaji me ujë 1 filxhan qumësht (bajamesh ose kokosi të prëgatitur vetë).
1-2 lugë gjelle me vaj bajamesh ose kokosi (100% natyral, pa konservantë)
Pak piper të zi
Mjaltë organik

Ziej ujin me kurkumën duke i përzier vazhdimisht. Temperatura e nxehtësisë duhet të jetë mesatare, dhe zierja duhet të zgjasi 8 minuta. Ndërkohë duhet të jeni duke valuar qumështin në një enë tjetër. Pasi të kenë zier të dyja (uji me kurkumën nga njëra anë, dhe qumështi në anën tjetër), përziejini bashkë. Në fund shtoni piperin e zi (një majë luge) dhe mjaltin. Përzieji mirë dhe shijoje këtë pije kurative. Para se të flini, pini një gotë të tillë për 40 ditë rrjesht nëse keni probleme me artritin.
Kurkumën mund ta përdorni edhe në gatime të ndryshme si erëz, ose të përgatisni çaj apo edhe smoothie.

Cilësi të tjera kururese & mjekuese

Parandalon kacerin
Kuron problemet e frymëmarrjes dhe kollës
Lehtëson dhimbjet menstruale
Kuron ftohjet / gripin
Pakëson dhimbjet e çfarëdolloji
Kuron pagjumësinë
Detoksifikon dhe mbron mëlçinë
Kuron artritin
Rigjallëron & pastron gjakun
Qetëson stomakun
I bën kockat më të shëndetshme e të forta
Qetëson & kuron depresionin
Ndihmon sistemin kardiovaskolar
Rigjeneron qelizat e trurit (Dr. Mercola)

Nga studimet intensive dhe të thella shkencore gjithashtu konfirmohet se Kurkuma ka edhe 175 ndikime psikologjike të fuqishme. Ajo mund të krahasohet me 14 ilaçe farmaceutike të ndryshme.
Ja disa prej tyre:

Lipitor (ilaç kundër kolesterolit)
Corticosteroids (steroid medications)
Prozac (antidepresantë)
Aspirinë (qetësues dhe hollues gjaku)
Qetësues si p.sh. ibuprofen.
Oxaliplatin (ilaç që merret pas kimioterapisë)
Metformin (ilaç kundër diabetit).

Qumështi i artë është një alternativë shumë e mirë edhe për në mëngjes, nëse doni të hiqni dorë nga kafja.


Kurkumë të një cilësie shumë të lartë gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.


Na vizitoni në dyqanin tonë Bimë Mjekësore, vetëm 30 metra larg qendrës Stefan (tek pazari i ri). Orari 12:00 - 19:00.