Friday, January 27, 2017

African Shea Butter

Material nga: Arbëria

Ky është paketimi i firmës ''Arbëria''.  Enë qelqi, i vetmi paketim që ruan të gjitha vlerat e produktit, higjenik dhe super praktik.


Burkina Faso - Afrikë. Vendi ku rritet Shea butter dhe Mango.

Njëherë e një kohë në zemër të një kopshti të egër, një mbretëreshë e njohur për bukurinë e saj hyjnore rrëmbente një balsam aromatik nga arrat e një peme.

Pema e arrës Shea.

Veçanërisht e apasionuar pas kësaj peme të egër por të shenjtë, shekullore dhe zemërgjerë, mbretëresha vendosi ta pagëzonte këtë, si pemën e saj të ''Shenjtë''.

Shumë kohë më vonë, zbuluesit gjetën vendin magjik dhe sollën balsamin e çmuar të quajtur gjalpi Shea.


Të mirat e gjalpit Shea.


Gjalpi shea ka qenë ndër shekuj universal dhe i pazëvendësueshëm për vetë cilësitë e tij ultra-kurative.

Ai zbut, ushqen e hidraton lëkurën dhe flokët, mbron dhe rigjeneron, rinon dhe rifreskon fytyrën dhe trupin. Shea është shumë e pasur me Vitaminë A, D, E, F dhe K. Më e veçanta e shea butter'it, është përmbajtja Natyrale e Keratinës - Rigjeneruesi thelbësor i flokëve dhe lëkurës së dëmtuar. Të gjitha këto veçori e bëjnë Shea'n një ''must have'' për ritualet e përditshme të bukurisë. Gratë afrikane e përdorin për gatim në ushqimet e përditshme. Ato më shumë se kushdo në botë, ja dinë vlerat kësaj mrekullie të natyrës.


Nga vjen Shea Butter?

Pema e frutit Shea rritet në mënyrë natyrale në Savanat e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore kryesisht në Burkina FasoMali dhe SudanBreza të ndryshëm shijojnë të njëjtën pemë misterioze e cila rritet mrekullisht e shëndetshme prej shekujsh.

Në brendësinë e saj arrat Shea përmbjanë gjalpin e mrekullueshëm balsamik, në ngjyrë të verdhë intensive. 

Nëse ky gjalp nuk ka ngjyrë të verdhë të plotë dhe aromë të fortë, nuk është 100% natyral por i përpunuar. 


Për të sjellë më të mirën tek ju jemi lidhur direkt me kultivuesit e gjalpit Shea. 
I papërpunuar, me aromën karakteristike natyrale, gjendet në dyqanin tonë.


Në dyqanin Bimë Mjekësore gjeni Cilësinë e Parë të këtij gjalpi, mundësuar nga Arbëria.

100 gramë - 10 mijë lekë të vjetra. 


Ju mirëpresim :)



Sherebela - Salvia officinalis

Salvia officinalis: Sherebela. Familja: Labiatae.


Ky material është shkëputur nga Libri ''Bimët Mjekësore dhe Shëndeti''.

Të gjitha të drejtat i takojnë firmës  Arbëria

Nuk mund të riprodhohet pa Autorizimin e stafit tonë!

Ilustrim i detajuar i kërcellit, gjetheve, luleve dhe fryteve të sherebelës Viti 1900.

Vetitë dhe mënyrat e përdorimit.

Sherebela është një kaçube e vogël, 0.4-1.2 m. e lartë, gjithmonë e gjelbër, shumëdegëshe dhe me kërcell katërqoshesh në bazë. Në Shqipëri rritet me shumicë në shpate gëlqerore kodrash e malesh, që nga Delvina deri në Mbishkodër, duke përballuar më së miri thatësirën. Në kohën e lulëzimit, në lulet e sherbelës bëhet një panair i mrekullueshëm nektari për bletët, sidomos nëse para ose gjatë lulëzimit bie ndonjë shi.

Pjesë të përdorshme: Gjethet dhe nektari i luleve.  Në maj-qeshor, në ditë me diell, duke filluar para lulëzimit, është koha më e mirë për të mbledhur gjethet e sherbelës, të cilat këputen bashkë me majat e degëve, të mbuluara me gjethe të mëdha e të vogla.
Mund  të bëhet edhe një mbledhje në vjeshtë, por nuk është mirë të punohet në të njëjtën hapësirë të shfrytëzuar në pranverë, sidomos kur vera është  e thatë.

Cilësitë kryesore vepruese: Stomatologjike, antihidrotike, kolagoge, dermike, adstringjente, antiseptike, sedative (e sistemit nervor qendror) antioksidante, karminative, antispazmodike, antibiotike, tonike, diuretike, antisudorifike, kardiotonike, dekongjestionante, etj.

Qëllimi i përdorimit:

Thuhet se përdorimi i sherebelës sjell në familje mirëqenie. Mbase jo më kot quhet bimë shpëtimtare. Sipas një legjende pa origjinë të saktë, përdorimi i sherbelës të bën të pavdekshëm.

Përdoret:
- si tonik i përgjithshëm. (Në lashtësi është besuar se një majë degëgjethe  sherbeli e konsumuar çdo ditë në maj, të bën të pavdekshëm);
            - për të qetësuar sistemin nervor qendror;
           - për të pakësuar ankthin;
- për të stimuluar tretjen;
- për të lehtësuar probleme të tretjes;
- për të përmirësuar periudhat menstruale.
- ndihmon gratë në menopauzë që të mos djersijnë gjatë natës, në gjum. (Për këtë qëllim pihet një çaj i ftohtë në darkë, para gjumit).
- për të pakësuar qumështin në gratë me fëmijë në gji;
- për të qetësuar kollën në ftohje dhe në gjendje gripi;
- për të qetësuar irritimin në fyt;
- për të shtuar fluksin e tëmthit;
- për të forcuar kujtesën;
- e favorshme për diabetikët me përqindje të lartë sheqeri që nuk përdorin insulinë;
- për të mjekuar mishin e dhëmbëve që rrjedhin gjak;
- për të mjekuar aftën;
- për të mjekuar erën e keqe të gojës;
- për të zbardhur dhëmbët, (e bërë pluhur dhe e bashkuar me pastën e dhëmbëve);
- për të shplarë (në formë çaji) e mjekuar plagë të reja e të vjetra, (në formë infuzi vajor, pomade ose pluhuri);
- për të shplarë kokën përdoret në formë infuzi, për të penguar rënien e flokëve dhe për të errësuar ngjyrën e tyre;
- gjethet e freskëta të shtypura e të vendosura mbi lëkurën e dëmtuar lehtësojnë dhimbjet nga pickimi i insekteve.

Përdoret gjerësisht edhe në kuzhinë dhe në industrinë ushqimore.

Mënyra e përdorimit:

Përdoren gjethet,  të freskëta, ose të thara:

- Në formë infuzioni: (7-10 gr. gjethe të thara, ose 30-50 gr. gjethe të njoma, në 500 ml. ujë).

Përgatitja: Marrim 3-4 lugë kafeje me gjethe të thara, të grimcuara (nëse janë të njoma duhen dyfish më shumë, prandaj, nëse keni mundësi përdorni mënyrën me peshim) dhe i përziejmë mirë me gjysmë litri ujë të nxehtë pa klor, në një enë qelqi ose porcelani. E mbulojmë enën dhe e lëmë në qetësi 15-20 minuta, pastaj e kullojmë lëngun dhe pimë një fixhan çaji, tre herë në ditë, të ëmbëlsuar me mjalt, ose me sheqer.
Të njëjtin infuz, por pa sheqer, mund ta përdorim edhe për shplarjen e flokëve, ose të plagëve.

- Në formë tinkture 20%, në alkool 70 gradë, marrim 5-15 ml. në ditë.

- Pesë gram pluhur i përfituar nga thërmimi i gjetheve, i përzier me tre lugë gjelle mjalt natyral, përbëjnë një ekspektorant shumë të mirë. Përdoret një lugë gjelle në mëngjes dhe në mbrëmje.

- Për të hequr lodhjen dhe ndjenjën e stresit dhe të presionit nga bota e jashtme, bëhet një banjë në vaskë, në ujin e së cilës hedhim paraprakisht 4-5 duar gjethe sherbeli.
        
- Kundër kollës më rebele dhe kundër katarrit të rrugëve të frymëmarrjes përdorim këtë përgatesë: marrim 100 gr. gjethe sherbeli, 100 gr. sheqer dhe gjysmë litër verë të bardhë rrushi, i hedhim në një enë inoksi ose porcelani dhe i ziejmë për 20 minuta. Pasi përfundon zierja e kullojmë dhe lëngu mjekues është gati për përdorim. Pimë nga një lugë kafeje çdo 2-3 orë.

        - Nëse fërkojmë dhëmbët me gjethe të freskëta sherebele, kanë shumë përfitim, si për zbardhje edhe për forcim.

- Kundër djersitjes në gjumë, përdoret çdo mbrëmje infuzi i përgatitur me një lugë gjelle gjethe sherebele në 150 ml. ujë të valuar. Pihet i ftohtë para fjetjes.

- I njëjti infuz (në këtë rast pihet i nxehtë) shërben për të kuruar edhe çdo sëmundje të gjoksit (ftohje, etj.).

Kujdes!

- ka njerëz që janë alergjikë ndaj sherbelës dhe duhet ta evitojnë atë;
- ata që vuajnë nga epilepsia nuk duhet as të kenë kontakt dhe as të përdorin preparate të sherbelës;
- gratë shtatzëna nuk duhet të përdorin sherbel në asnjë rast;
- nënat me fëmijë  në gji duhet të kenë parasysh që përdorimi i sherbelit ul prodhimin e qumështit;
- përdorimi i brendshëm i vajit esencial të sherbelës nuk duhet të bëhet pa këshillën e mjekut.

- I përdorur në dozat e rekomanduara, sherebela nuk krijon problem nëse merret njëkohësisht me preparate farmaceutike që u nevojiten njerëzve për  probleme të ndryshme shëndetësore.


Bimën dhe vajin esencial të sherebelës i gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore, prodhuar nga firma  ''Arbëria''.

Ju mirëpresim vetëm 30 metra mbi Qendrën Stefan (tek pazari i ri), përballë me Eurodenta. 

Orari 12:00 - 19:00.




Wednesday, January 11, 2017

Smoothie e ngrohtë për këto ditë të ngrira


Recetë Vegane, Pa Gluten.

Kakao pluhur puro (bio-organik) gjeni në dyqanin Bimë Mjekësore.



Përbërësit:


1 1/4 filxhan (300 ml) qumësht bajamesh të përgatitur vetë 
(ju kemi mësuar si ta përgatisni vetë në shtëpi dhe arsyet pse)

1 lugë gjelle (16 gramë) copa çokollate të grira (çokollatë të errët, pa gluten)

1 lugë gjelle (15 ml) mjaltë organik

1-2 lugë gjelle (10 gramë) kakao pluhur puro, të pa ëmbëlsuar, 
të papërpunuar (kliko ---> Bimë Mjekësore)

1/2 filxhan (40 gramë) tërshërë

1 banane të vogël

1 lugë gjelle me vaj kokosi (kliko ---> Bimë Mjekësore)


1/2 lugë kafeje ekstrakt vaniljeje ose kanellë pluhur




Përgatitja:

Si fillim ngrohni qumështin e bajames. Hidheni në blender e më pas shtoni një nga një përbërësit e tjerë. Përziejeni deri të gjithë përbërësit të lidhen mirë. Hidheni në një gotë dhe pijeni menjëherë. Kjo recetë smoothie plot kalori të shëndetshme është e mrekullueshme. Këto kalori të gjitha prej ushqimesh natyrale do të kthehen menjëherë në energji dhe trupi do të ketë rezistencën e duhur ndaj të ftohtit. Për më tepër, ngrohtësia e tij do t'ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.


Vlerat ushqyese që përmban secili përbërës do t'i japin trupit energji, mbrojtje, rezistencë, forcë dhe vitalitet.


Provojeni që nesër në mëngjes para se të dilni nga shtëpia.