Monday, December 23, 2013

Rëndësia e vitaminës Omega 3 për organizmin

Copyright'i i këtij Materiali i takon vetëm  Bimë Mjekësore


Shkëputur nga Libri 'Bimët Mjekësore dhe Shëndeti'. Ky material nuk mund përdoret pa autorizimin e 
Bimë Mjekësore


Acidet yndyrore kryesore të serisë Omega - 3

Acidet yndyrore omega – 3 i përkasin një kategorie acidesh shumë të pangopura si LCPUFA (Long Chain Polynsatureted Fatty Acids), që përmbajnë në zinxhirëzimin e tyre lidhje të ndryshme të dyfishta. 
Acidet yndyrore cilësohen esenciale sepse organizmi njerëzor nuk është në gjendje t’i prodhojë në mënyrë autonome, prandaj duhen futur në organizëm nga jashtë nëpërmjet ushqimit.
Burimet ushqimore të pasura me Omega – 3 janë vajrat e disa peshqve (salmoni, peshku shpatë, toni, sardelet, haringat, dhe mbi të gjitha i ashtuquajturi peshku i kaltërt), ndërsa burimet kryesore vegjetale (bimore) të Omega – 3 janë: farët dhe vaji i linit, leguminozet, arrat, vaji i sojes.
Acidet yndyrore kryesore shumë të pangopur (ose të pangopur të shumëfishtë) (poliinsaturi) omega – 3 janë: acidi alfa-linolenik (ALA), acidi eikosapentaenoik (EPA) dhe acidi dokosaexanoik (DHA).
Acidi alfa-linolenic (ALA)


Acidi alfa-linolenic (ALA) është pararendësi (precursor) sintetik i acideve yndyrore shumë të pangopura Omega – 3 me zinxhirëzim të gjatë. Është acid yndyror bimor dhe gjindet kryesisht në disa alga, në disa bimë leguminoze dhe në disa farëra, si p.sh. ato të linit. Nga farët e linit (Linum usitatissimum L.), nëpërmjet shtrydhjes me sistemin e ftohtë, përfitohet një vaj ngjyrë e verdhë-kashte, me arome të fortë arre, që karakterizohet nga një koncentrim i lartë me acid alfa-linolenik.
Kur hyn në organizmin tonë, ALA transformohet në EPA dhe DHA, që janë acide yndyrore biologjikisht aktive te mamiferët.
Zinzhiri karbonik i ALA përmban 18 atome karboni dhe 3 dopio lidhje, dhe, për shjeshtësi mund të tregohet me formulën C18:3n-3, ku numri që vjen menjëherë pas C tregon numrin e atomeve të karbonit të acidit esencial, ndërsa numri që vazhdon pas dy pikave tregon sa dopio lidhje janë prezente në këtë formulë.


Acidi eikosapentanoik (EPA)

Brenda organizmit tonë, ALA transformohet pjesërisht në EPA, me efekte më të drejtpërdrejta për fiziologjinë e trupit të njeriut.
EPA është pararendës i një klase molekulash (eikosanoidet e serisë 3) që përfshihen në proceset e flogozës (pezmatimit) ose të rritjes neoplastike (tumorale).
EPA mund të transformohet pjesërisht në acid dokosaexanoik, në qoftë se në organizëm është në dispozicion një sasi e mjaftueshme e acidit eikosapentanoik.
Zinxhiri karbonik i EPA – s përmban 20 atome karboni dhe 5 lidhje të dyfishta: (C20:5n – 3)

Acidi dokosaeksanoik (DHA)

Ky acid yndyror, falë një sërë reaksionesh enzimatike, sintetizohet nga acidi eikosapentaenoik.
Acidi dokosaeksanoik gjindet përgjithësisht në përbërjen lipidike të membranës qelizore, veçanërisht në lipidet e trurit, të spermës dhe të retinës (së syrit). Prezenca në sasi të mjaftueshme e DHA-së në qumështin e nënave, konsiderohet me rëndësi themelore për zhvillimin e trurit të fëmijës.
Acidi yndyror DHA mund të rikonvertohet në EPA nga të njëjtat enzima që përdoren përgjithësisht për të prodhuar DHA. Por ky proces është shumë i vështirë dhe pak efiçent dhe njëkohësisht është njëra nga arsyet që futja në organizëm vetëm e DHA (pa EPA) nuk ka efekt shumë të ndjeshëm mbi reaksionet inflamatore, siç ka futja në organizëm vetëm e EPA. Zinxhiri karbonik i DHA përmban 22 atome karboni dhe 6 lidhje të dyfishta: (C22:6n-3).
Si acidet eikosapentaenoike ashtu edhe acidi dokosaeksaenoik kanë një rëndësi të veçantë si pararendës të eikosanoideve.

Eikosanoidet

Përfaqësojnë një familje komplekse dhe të shumtë në numër të molekulave të përbëra nga 20 atome karboni, të prejardhura nga acide yndyrore shumë të pangopura. Këto substanca janë në gjëndje të modifikojnë disa përgjigje (reaksione) endokrine. Përfaqësohen nga familje të ndryshme substancash (prostaglandina, tromboxane, leukotriene, etj.).
Nga acidi arakidonik (AA)(Omega – 6), rrjedhin molekula të eikosanoideve, që hyjnë në një seri reaksionesh proinflamatore të implikuara edhe në reaksione alergjike, në shumimin qelizor, si dhe në bashkimin e pllakëzave (që bllokojnë enë-kalimet e gjakut).
Raporti ndërmjet acidit arakidonik (omega – 6 ) dhe acidit eikosapentaenoik (omega-3) rezulton të jetë shumë i efektshëm për të vlerësuar ekuilibrin ndërmjet mekanizmave të ndryshëm kontrastantë të veprimeve të kontrolluara nga eikosanoidet.
Eikosanoidet më të studiuar janë veçanërisht prostaglandinat.
Nga këto ekzistojnë më shumë se 30 lloje, të ndara në tre familje: familjet PG1 dhe PG2 rrjedhin nga acidet yndyrore omega – 6, familja PG3 rrjedh nga acide yndyrore shumë të pangopura omega –3.
Prostaglandinat PGE1 dhe PGE2 prodhohen duke u nisur nga acidi linoleik, që transformohet në acid gamma-linolenik (GLA) falë aktivitetit enzimatik të delta-6-desaturazës dhe të elongazës.
DLA nga ana e vet transformohet në acid diomogamma-linolenik (DGLA) falë një elongaze dhe pastaj në acid arakidonik si pasojë e veprimit të enzimës delta-5-desaturazë.
DGLA-ja transformohet në PGE1 dhe acidi arakidonik në PGE2.
Në mënyrë analoge nga acidi linolenik, falë elongazës (zgjatjes, shtirjes) dhe delta-6-desaturazës, formohet acidi eikoisapentenoik (EPA), që nga ana e tij, nëpërmjet
delta-5-desaturazës prodhon acid dokosaeksanoik (DHA).
Acidi alfa-linolenik prodhon prostaglandinat e serisë 3, që kundërshtojnë mekanizmin e flogozës (pezmatimit).

Prostaglandinat (PG1) mund të kryejnë funksionet e mëposhtme:

1- Ulin presionin e gjakut, duke shkaktuar lëvizjen e sodiumit e duke luftuar edhe mbajtjen e ujit në organizëm.
2- Parandalojnë bashkimin e pllakëzave (në enët dhe rrugëkalimet e gjakut), duke parandaluar formimin e trombeve (trombozën) dhe infarktet.
3- Pengojnë veprimin (procesin) inflamator.
4- Përmirësojnë veprimin e insulinës dhe mbajnë gliceminë (përqindjen e sheqerit në gjak) konstante.
5- Rregullojnë metabolizmin e kalçiumit.
6- Përmirësojnë funksionimin e sistemit nervor.
7- Përmirësojnë funksionimin e sistemit imunitar.

Prostaglandinat PG2 mund të kenë efekte të ndryshme:
Shkaktojnë mbajtje të lëngjeve në organizëm, bashkim të pllakëzave, flogozë (pezmatim) dhe shtim të presionit të gjakut.

Veprime biologjike të omega – 3.

Qysh nga viti 1970, kur në mënyrë të qartë e të pakundërshtueshme u evidentua që populli Eskimez, edhe duke konsumuar një sasi të madhe yndyrnash, në kundërshtim me atë që pritej në bazë të kriteve të njohura shkencore të epidemiologëve të vendeve perëndimore, demostronte një shfaqje të vogël të ischemisë kardiopatike, u dukën qartë dhe në mënyrë të pakundërshtueshme efektet mirëbërëse që shkakton futja e shumtë në organizëm e Acideve Yndyrore Shumë të Pangopura (poliinsaturi) omega – 3 në patologji të ndryshme dhe veçanërisht:

Në Sistemin Kardiovaskular:
Në bazë të studimeve të kryera “in vitro e in vivo”, u evidentua që veprimet biologjike të acideve yndyrore omega – 3 i takojnë pakësimit të procesit të arteriosklerozës, zvogëlimit të presionit arterial, kanë efekt anti aritmik, pakësojnë kolesterolin dhe ulin përqindjen e sheqerit në gjak.

Në Shtatzaní:
Rëndësia, në profilin biologjik dhe fiziologjik, e përmbajtjes në organizmin e njeriut e një sasie të mirë acidesh yndyrore omega – 3, tashmë nuk ka më nevojë për vërtetime të mëtejshme.
Ato janë esenciale për formimin e qelizave të reja, sepse janë një përbërës i rëndësishëm për formimin e membranave, të cilat janë themelore për zhvillimin e retinës dhe të sistemit nervor qendror në periudhën e zhvillimit të fetusit. Që këtej del qartë rëndësia, se përse një nënë e ardhshme (grua shtatzënë) duhet të ushqehet në mënyrë korrekte me ushqim që të përmbajë edhe acidet yndyrore omega – 3.(Është vërtetuar gjithashtu që, nëse nëna ka mungesë të omega – 3 gjat shtatzanisë, kur fëmija të kalojë moshën 16-17 vjeç është shumë i predispozuar për t’u sëmurur me sklerozë mmultipla.)

Në Parandalimin dhe Mjekimin e Sindromave Degjenerative Cerebrale

Truri njerëzor rezulton që të jetë një nga konsumatorët më të mëdhenj të DHA. Truri i një njeriu normal, të rritur, përmban më shumë se 20 gram DHA. Nivele të ulëta të DHA, korespondojnë me nivele të ulëta të serotoninës, të cilat, nga ana e tyre korespondojnë me një nivel tëlartë tendence për depresion.
Përveç kësaj, studimet më të fundit në pacientë që vuajnë me demencën e Alzaimerit
(kufizim mendor, humbje e kujtesës), kanë vërtetuar një përmirësim të ndjeshëm në kualitetin e jetës së tyre, pasi në ushqimin e tyre janë shtuar acide yndyrore omega – 3.
Edhe pacientë me skizofrení, ose çrregullime bipolare duket se përfitojnë pozitivisht nga konsumimi i acideve yndyrore omega – 3.
Veprimi farmakologjik më i studiuar, fillimisht, ka qenë aftësia e tyre për të pakësuar trigliceridet në gjak.
Të tjera kërkime shkencore kanë evidentuar një gamë të gjerë vetish, të gjitha potencialisht të dobishme në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të enëve të gjakut, si: efekti anti trombotik, anti arteriosklerotik dhe anti inflamator.

Në Sëmundje të Autoimunitetit:

Konfirmime të reja po dalin përditë për aktivitetin e acideve yndyrore omega – 3, në raport me sëmundjet inflamatore kronike, autoimune, si koliti ulçeroz, sëmundja e Crohn, psoriaza dhe artriti reumatoid.
Një seri studimesh eksperimentale ka vërtetuar që një konsumim acidesh yndyrore omega – 3, mund të reduktojë tendencën për trombozë edhe te kafshët, ndërsa studimet e kryra me njeriun kanë sqaruar se konsumimi i këtyre acideve yndyrore si shtesë në ushqimet e përditshme modifikon në mënyrë të favorshme shumicën e faktorëve të rrezikshëm që shkaktojnë ischemí kardiopatike. Përveç kësaj ato pakësojnë edhe presionin e gjakut, lipideminë dhe shfaqjen e aritmisë në rrahjet e zemrës.
Në vitin 1985, kërkuesit shkencorë hollandezë kanë publikuar studimin e parë prospektik të një popullsie në të cilën demostrohej, në një grup prej 850 personash, një pakësim i ndjeshëm i përputhjes së vdekjeve adresuar kardiopatisë iskemike, ndërmjet atyre që kishin konsumuar në mënyrë të moderuar peshk, në raport me ata që nuk kishin konsumuar.
Qysh nga ajo kohë, studime të shumta epidemiologjike kanë konfirmuar që një konsum i moderuar peshku të dhjamosur (të freskët) – dy-tre racione në javë – mjaftojnë për të penguar shfaqjen e kardiopatisë ischemike.
Studime të shumta vërtetojnë që omega – 3 janë në gjendje të ndryshojnë përbërjen lipidike dhe modulojnë strukturën e membranës qelizore.
Supozohet se efektet e shumta të acideve yndyrore i atribuohen rolit të tyre rregullues që përfshin, me mekanizma të ndryshëm, faktorë të panumërt pastrimi, midis të cilëve PPAR- ja (peroxisome proliferator receptors).
Faktikisht, së fundmi, në disa studime të ndryshme është vërtetuar efekti rregullues i acideve yndyrore omega – 3 mbi ekspresionin gjenetik, në lloje të ndryshme përbërjesh qelizore, si adopicitet, enterocitet dhe qelizat imunitare e nervoze. Disa studime në laborator, në qeliza endoteliale të inkubuara me acide yndyrore omega – 3, kanë demostruar edhe një efekt ndalues të TNF-së dhe të citokineve, të rëndësishme për rregullimin e molekulave të përfshira në procese të flogozës (pezmatimit) dhe në procese degjenerative.

Fakte mbi flokët që ndoshta nuk i dimë

Përgatitur nga: Bimë Mjekësore






Si të bëjmë avull dhe përse shërben

Për më shumë informacione ndiqni faqen tonë Zyrtare: Bimë Mjekësore



Pastrimi i lëkurës në mënyrë të ëmbël dhe në të njëjtën kohë në thellësi të poreve të saj, bëhet nëpërmjet aplikimit të avullit. 

Për të shmangur  harxhimet e tepërta dhe për të kursyer kohë, ju mund t’i evitoni takimet me estetisten. Pastrimin e thellë të lëkurës mund ta bëni dhe ju vetë në shtëpine tuaj duke përdorur avullin e ujit të ngrohtë. Ky sistem mund të përdoret për të gjithë trupin. Kjo lloj teknike pastrimi është përdorur që në kohën e romakëve.
Të mirat primare janë: hapja dhe pastrimi i poreve, pakësimi i qelizave të vdekura, përmirësimi qarkullimin e gjakut, të lejon një pastërti në thellësi të lëkurës dhe është efikase për aknet dhe pikat e zeza. 
Avulli, përveç të tjerash ndihmon në aksionin e trajtimeve vijuese estetike: kremrat hidratante dhe Vajrat Natyrale përthithen më lehtë nga lëkura. Produktet eksfoliante (skrabet) dhe masazhi me vajrat apo kremin bimor, japin rrezultat më të mirë pasi është bërë avulli i fytyrës.


Avulli ndihmon edhe në lehtësimin e rrugëve të frymëmarrjes, gjendjet gripale, në lehtësimin e dhimbjeve të kokës e migrenës, qetësimin nervor dhe parandalimin e pagjumësisë.

Por si ta bëjmë avullin? 


Për fytyrën mjafton ujë i ngrohtë, disa pika vaj esencial (ose bimë të thata) dhe një peshqir. 

1. Mbushni një tenxhere me ujë dhe lëreni të valojë. 

2. Hidhni brenda Bimë ose vajra esencialë sipas nevojës.



Bima e Livandos, e përshtatshme për çdo lloj lëkure, ka cilësi antibakteriale, antifungale, shërben për pikat e zeza dhe akne, gjithashtu shërben edhe si qetësues nervor dhe lehtësim të rrugëve të frymëmarrjes.
Lulet e Kalendulës dhe Kamomilit, të përshtatshme për lëkura delikate e të ndjeshme, kanë cilësi antibakteriale, kalendula në veçanti stimulon kolagjenin.
Sherebela shërben për pikat e zeza dhe lëkura mikse, shërben për të lehtësuar edhe dhimbjet kronike të kokës.
Rozmarina shërben për lëkurat e lodhura dhe për të stabilizuar lëkurat e yndyrshme.
Eukalipti shërben për të lehtësuar rrugët e frymëmarrjes, bllokimin e hundëve dhe gjendjet gripale etj.
Trumza (thymus) shërben për lëkura të acaruara.
Bari i bletës për qetësim nervor dhe qetësim të lëkurës. Nëse keni nevojë për qetësim nervor e gjumë të qetë, bëni avull para se të flini.

Bimët dhe vajrat esencialë gjithashtu shërbejnë edhe për rinimin, rigjenerimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ato rrisin elasticitetin dhe mirëqënien e saj. Duke u përthithur nga lëkura, vajrat esencialë ndikojnë në zbutjen e rudhave dhe lëmimin e lëkurës. Ajo merr një pamje të mëndafshtë dhe butësi të admirueshme.

Nëse jeni mbi 40 vjeç lëkura juaj quhet e pjekur (mature), dhe para se të bëni avull lyeni pak pjesët më delikate me vaj lajthie (zonën e syve, qafës, dhe anash buzëve).
Nëse përdorni Vajrat Esencialë të Livandos, Rozmarinës, Sherebelës, Eukaliptit, të 

Bimë Mjekësore do të dyfishohen efektet mbi lëkurë, por edhe efektet Aromaterapeutike e qetësuese.
Pasi të keni hequr makiazhin, mbani kokën mbi ujin e valuar (rreth 30 cm distancë) dhe qëndroni pa lëvizur nën peshqir për 5 - 10 minuta.
Kujdes! Mos e zgjasni avullin më shumë se 10 minuta.

Më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë, dhe ndihmoni pastrimin e pikave të zeza nëpërmjet një tamponi pambuku (jo direkt me duar apo thonj se mund të lini shenja të parikuperueshme). Më pas bëni një maskë të mirë ushqyese me mjaltë dhe vaj bajamesh ose
Maskën Efira 
Bimë Mjekësore (e cila shërben në raste aknesh, njollash kafe, qukash, dhe njëkohësisht vazhdon pastrimin e pikave të zeza). Pas maskës pastruese / ushqyese, përfundoni trajtimin me një masazh të lehtë të cilin mund ta bëni me vaj Lajthie, vaj Kokosi ose kremin bimor të Bimë Mjekësore.


Mos u frikësoni nëse në fund të trajtimit me avull fytyra do të marrë ngjyrë rozë të lehtë pasi kjo ndodh për shkak të nxitjes së qarkullimit të gjakut. 
Masazhi do të ndihmojë në tendosjen e lëkurës, mbylljen e poreve dhe qetësimin e saj. Trajtimin mund ta mbyllni me aplikimin e një toniku bimor (një tonik të cilin mund ta keni përgatitur vetë me lulet e sipërpërmendura ose distilat të Bimë Mjekësore).

Avulli mund të bëhet 1 herë në javë ose 1 herë në 2 javë.

Friday, December 20, 2013

Shero fytyren tende

Përkthyer nga: Bimë Mjekësore



Shëro fytyren tënde.

‘Heal your face’ eshte nje liber mjaft interesant i cili tregon si te njohim me mire problemet e brendshme te trupit tone, duke u orjentuar nga rudhat apo problemet e fytyres. Te gjithe duam lekure te bukur e te shndritshme, por per fat te keq nese kemi probleme me lekuren, kjo nuk eshte thjesht siperfaqesore. Nuk mjafton ta mbulojme apo ta lyejme ate. 

Duhet te njohim gjuhen e saj!

Shume njerez sot duan te fshehin difektet duke bere operacione plastike. Kjo duket si shaka. Syte e tyre duken si te burgosura tek pamja e tyre, ato duan te fshehin ate qe kane perbrenda. Por ajo s’mund te fshihet. Si fillim duhet te ‘pastroni’ veten e kjo do te reflektoje edhe ne lekure.

Te behesh i/e bukur.

Sapo fillojme ta mendojme kete, menjehere ndjejme nje vale energjie e cila percillet ne fytyre. Ketu fillon gjithcka. Nje ndjenje qetesie dhe clodhjeje na ben menjehere te ndihemi me te bukur. Pra stresi, eshte hapi i pare drejt plakjes. Ndihuni te lumtur brenda, qe te keni edhe nje lekure te lumtur e te bukur.

Gjithçka është zinxhir.

Aziatiket e dinin prej shekujsh. Bukuria nuk eshte vetem te ushqehesh mire apo te shpenzosh tonelata me kozmetika. Tani edhe bota moderne po e kupton se, lazerat, nderhyrjet kirurgjikale, harxhimet miliona dollareshe, nuk te japin nje fytyre te bukur. Lekura eshte shtresa e fundit dhe me e holle, e cila mbeshtjell gjithcka ‘qe kemi’. Ajo thjesht reflekton ate qe sheh ne brendesi. Mbajeni mend, ndjekja e mjekut specialist dhe gjithcka eshte nje zinxhir.
A e dini se inati lendon melcine? Dhe anasjelltas, nje melci e demtuar i nervozon akoma me shume njerezit, duke e shfaqur kete ne fytyre dhe lekure, pra si pasoje me shume rudha dhe fytyre me e ngrysur.


Njerezit shume emocionale, kane veshka delikate. Dhe te gjitha emocionet shprehen nepermjet mimikave. Pra, cdo rudhe, cdo njolle, cdo nishan, pucrat, cdo fije floku, tregon dicka qe nuk shkon mire ne organizem. 

Lekura jep alarmin. 

E rendesishme eshte te njohesh simptomat dhe te kurosh problemet, jo te mbulosh lekuren. 

Figura tregon qarte se cila pike/zone e fytyres i perket cdo organi. 

Probleme tek zona e syve (rudha/rrathe) tregon problem me veshkat. Nese keni rudha mes te vetullave keni problem me melcine. Rrathet e zinj poshte syve mund te jene tregues i  mungeses se hekurit.

Rudha anash hundes (tek faqet) probleme me kollonen, etj.


Kujdes!
Ky eshte nje material orjentues dhe nxites. Per probleme te renda duhet patjeter ndjekja e mjekut specialist. 


Friday, May 17, 2013

Maskë për t'i dhënë shkëlqim fytyrës.

Përgatitur nga: Bimë Mjekësore


Vizito faqen tonë zyrtare duke klikuar Bimë Mjekësore



Për të ushqyer dhe pastruar lëkurën duhet të kujdesemi shpesh. Kjo është një maskë ushqyese shumë e mirë, i jep shkëlqim dhe gjallëri fytyrës.

Për këtë na duhen:

Miell misri (1/4 filxhan)

Vaj kokosi (2 flixhanë)
Vaj bajamesh (1/2 filxhan) www.facebook.com/Orjent.Line


Tresim vajin e kokosit, shtojmë miellin e misrit, pastaj shtojmë vajin e bajames.  




Mirë është të përzihen me mikser si në figurë.
Nëse keni acarime në lëkurë shtojini vaj esencial të livandos. Lëkura do të qetësohet.

Aplikojeni në fytyrë dhe qafë, mbajeni 30 minuta, shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë www.facebook.com/Orjent.Line

Kjo maskë është e përshtatshme edhe për lëkurat me rudha dhe të lodhura.



Për Vaj kokosi 100% organik, vaj bajamesh dhe vaj esencial të livandos të cilësisë së parë, vizitoni dyqanin 'Bimë Mjekësore' në këto adresa:

Tiranë - 
Bimë Mjekësore Rruga Hoxha Tahsin - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri). Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 14:00 -19:30. 

Durrës - Soho Bar (perballë Torres) Në katin e Parë Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 09:00-20:00.





Si të shpëtojmë nga qimet që mbeten nën lëkurë (nga depilimi)



5 mënyra të thjeshta.

Këto janë qime që nuk arrijnë të rriten jashtë lëkurës por mbeten brenda nën folikula. 
Kjo mund t'i ndodhi të gjithëve herë pas here, por e rëndësishme është t'i trajtosh në mënyrë që të mos infektohen dhe acarohen. Ja 5 mënyra qe s'duhen lënë pas dore.



1. Eksfolimi.  
Bëni skrab 2 herë në ditë. Skrabi eliminon qelizat e vdekura që bllokojnë lëkurën dhe poret të funksionojnë si duhet. Masazhi duhet bërë në mënyrë delikate sidomos në zonën ku ka qime të tilla. Kini parasysh që sa më delikat të jetë masazhi, aq më shumë duhet të zgjasi. Përdorni një dorezë, dhe masazhin bëjeni në drejtim të ndryshme ose formë rrethore, jo vetëm në një drejtim.


2. Aspirina. 

Merrni disa aspirina, shtypi dhe bluaji imët. Përzieje këtë masë me pak ujë derisa të formohet një pastë.  Lyeni me këtë pastë vendet që ju interesojnë (pasi ta keni lare mirë lëkurën me një sapun anti-bakterial). Mbajeni rreth 30 minuta (derisa të thahet), pastaj lajeni me ujë të vakët.


3. Kompresa. 

Mbani për disa minuta, një kompresë të lagur me ujë të ngrohtë. Shtypeni pak me dorë në vendet ku keni qime të mbetura, dhe mbajeni ashtu derisa te ftohet, ngroheni përsëri dhe bëni të njëjtën gjë disa here, derisa ato qime të vockla t'i afrohen sa më shumë sipërfaqes së lëkurës. Nëse nuk ka ndryshime për 10-15 minuta, provoni një mënyrë tjetër.


4. Piskatore. 

Pasi keni bërë kompresat e mësipërme, merrni një piskatore te dizinfektuar, dhe ndihmoni pastrimin e qimeve me të. Përdoreni me kujdes në mënyrë që të mos dëmtoni lëkurën.


5. Anti-bakterialët. (antiseptikët)  

Përdorni produkte të tilla që përmbajnë anti-bakterialë. Sapun bimor me vajra esencialë, vajra natyrale të bajameve të ëmbla përzier me vaj esencial. Këto do ju mbrojnë nga acarimet apo infeksionet, dhe do e mbajnë lëkurën shumë të butë dhe të lëmuar. 



Këshilla të tjera.


1. Mos vishni shpesh rroba të ngushta.
2. Para depilimit sigurohuni që qimet të jenë pak të rritura, sa më të rritura të jenë, aq më pak shanse kanë të mbeten nën lëkurë. 
3. Gjithmonë zbuteni lëkurën me ujë të vakët para depilimit (asnjëherë mos bëni depilim me lëkurë të thatë).
4. Sigurohuni që makina e të jetë e pastër (e sterilizuar) para përdorimit, për pjesën e bikinit përdorni çdo herë një brisk të ri.
5. Nëse krijohet skuqje apo acarim menjëherë aplikoni një vaj 100% natyral, pasi janë shumë qetësuese dhe anti-bakteriale të fuqishme, mbi të gjitha nuk i bllokojnë poret.
6. Depilimi me dyllë (aq më mirë nëse është i pregatitur vetë) është shumë efikas dhe më i këshillueshëm.



Thursday, May 16, 2013

Techniques for applying lipstick


According to professional makeup artists, the best way to create the sensual lips effect is to apply the lipstick directly out of the stick. Using your fingers or a brush will dilute the color which defeats the purpose.

Here is some more advice on making your lips beautiful:
Begin applying the lipstick at the middle of the lip and draw it outward. Use patting motions instead of strokes for a fuller coverage. Do not apply any lipstick to the corners of the mouth, because it is very easy to smear and you will look like a clown. You can fill in the corners of the lips with lip liner in the same color.
In order to be precise when applying lipstick do not contract or twist your lips too much. If you are frowning you will not be able to achieve an even spread.
After applying the first coat of lipstick, press a tissue to your lips and then brush them with a powder brush in order to remove the excess lipstick and create a long-lasting base for the color. Now you can apply a second coat, but do not rub your lips together after that, or else the color will smudge.
Red lipstick requires more care, precision and corrections than the more neutral tones, but the sexy, provocative effect it creates is totally worth the extra effort.

Not everything is that easy.
How do you correct the unnerving little mistakes you make while applying red lipstick? Here is how:
When there is color on your teeth, first remove it with your fingertips, tissue or a small makeup pad and then apply a tiny amount of Vaseline over them for better protection.
When the color looks as though it is leaking outside the contour of your lips, dab a little makeup remover lotion on a cotton ball or pad and carefully rub the lipstick outside of your lips until you completely erase it.
If you have left a colorful imprint on the collar of your man’s shirt, spray the stain with hairspray and leave it for 10 minutes. After that, wipe and rinse. If this does not work take the shirt to the dry cleaners immediately.

Wednesday, March 27, 2013

Green Pharmacy for Sunburn




As burns go, most sunburns are comparatively mild. But sunburns cover a lot more of the body than most other everyday burns. Add in addition to increasing cancer risk, they can be quite painful.
Fortunately , natures has provided us with several good remedies.

Tea
1.Black tea
Tannic acid and theobromine in black tea help remove heat from sunburn. Apply cooled black tea to the skin to soothe sunburn. Other compounds in tea called catechins help prevent and repair skin damage and may even help prevent chemical -and radiation – induced skin cancer.


2.Green tea
Green tea is also high in chemicals called polyphenols. When ingested, these chemicals help protect the skin against damage from the ultraviolet radiation that causes sunburn.
If you do spend too much time in the sun with not enough sunscreen, soothe the burn by sipping iced green tea. Then apply cool compresses of the tea to any areas of skin that have been overexposed.

Aloe
The inner gel of the aloe vera leaf has been shown to speed the healing of radiation – induced burns.
You can scoop the gel directly from split leaves or buy commercially prepared gel at a health food store or herb shop.
Apply aloe gel after showering, then reapply it a few more times each day until the pain has subsided.

Eggplant
Eggplant has a folk reputation as a sunburn treatment. It actually contains compounds used in sunny Australia for the treatment of skin cancers.
If you do get a sunburn, there’s probably no reason why you shouldn’t applying some mashed eggplant to your skin to see if it help soothe the burn.

Vitamins
Vitamin E is the nutrient most cited for anti-sunburn activity. Coconut oil, hazelnut oil are reach in vit E.

Tuesday, March 5, 2013

Pse duhet të pastrojmë make-upi'n dhe papastëritë e lëkurës me vajra natyrale?



1. Është e Thjeshtë.

Të filloni të pastroni lëkurën tuaj me vaj është shumë e thjeshtë, mjafton të kombinoni vajrat 100% Natyrale të: Bajames, Ullirit, Lajthisë, Kokosit, Suzamit, Linit, Makadamias, dhe disa pika vajra esencialë për më shumë efekt pastrimi dhe mbrojtjeje. Kombinoni këto vajra në një shishe të zbrazët ose në ndonjë kuti dhe përziejini mirë. Lyej nje tampon pambuku dhe pastroje mirë fytyren (përfshirë edhe qerpikët), derisa në pambuk të mos mbetet asnjë papastërti. Nese nuk keni mundesi ti blini të gjitha varjacjonet e vajrave, mund të përdorni vetem 1 prej tyre sipas preferencës suaj. 



2. ËShtë një zgjedhje Natyrale

Njëra ndër përparësitë e kësaj është efikasiteti, dhe mbi të gjitha është një mënyrë natyrale, e cila na mbron nga agresiviteti i produkteve kozmetike. Në vajrat Natyralë ju nuk do të gjeni sulfate, alkohol, përbërës sintetikë, ose ndonjë kimikat që do të dëmtonte fytyrën, shëndetin tuaj ose ambientin përreth. Shumica e produkteve për pastrimin e fytyrës përmbajnë substanca që dëmtojnë lëkurën dhe shëndetin tonë. Nëse zgjidhni mënyrën natyrale ajo do të jetë e pastër, e shëndetshme, dhe e bukur njëkohësisht. Mbi të gjitha do të jetë një zgjedhje e përjetshme që do t'ju largojë përgjithmonë nga kimikatet laboratorike.
Një përparësi tjetër është se pastrimi i fytyrës më vaj nuk është i shtrenjtë, nëse jeni lodhur duke shpenzuar shumë në produkte për të ruajtur vitalitetin e lëkurës dhe për ta pastruar atë, jeni lodhur duke ju besuar atyre produkteve që në realitet nuk kanë asnjë efekt atëherë ndërroni rrugë! Përdorni vajin natyral për pastrim, nuk ju harxhon shumë para, po ashtu është i mirë edhe në heqjen e makiazhit, pra ju do të kurseni dyfish, nuk do të keni nevojë të bleni produkte për pastrimin e tij latte e tonik.


Pastrimin dhe tonifikimin e bëjnë perfekt Vajrat Natyralë & Esencialë



Hidratim dhe tonifikim

Kjo metodë është e shëndetshme për lëkurën tonë.
Vajrat tërheqin papastërtitë nga lëkura (pastrojnë poret ne thellësi, due u pastruar shpesh ato kanë më shumë mundësi të zvogëlohen) dhe në të njëjtën kohë, eliminojnë rudhat e vockla dhe parandalojnë të dalin rudha të tjera. Ato e ushqejnë lëkurën me antioksidantë duke e ruajtur nga plakja. I japin elasticitet dhe freksi në vazhdimësi duke e tonifikuar gjithmonë e më shumë. Bashkë me makeupin, vajrat do të tërheqin me vete edhe gjithë papastëritë e ditës.

I sigurt

Dihet që vajrat janë hidratues perfektë por edhe antiinfiamatorë. Ato e bëjnë fytyrën tuaj të shëndetshme dhe me shumë shkëlqim e i japin vitalitet. Përveç fytyrës vajrat mund t'i përdorni edhe në trup, ky është një sekret i bukurisë së lekurës që në kohën e Egjiptianëve dhe Romakëve. Vajrat bëjnë mrekulli në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe rigjenerimin e saj. 

E Shëndetshme

Sigurohuni që të gjithë vajrat të jenë të prodhuar me Sistem të ftohtë, 100% natyrale (pa kimikate dhe pa konservantë), por edhe të jenë të papërpunuara. Vajrat e prodhuar me sistem të ftohtë, ruajnë të gjitha cilësitë ushqyese dhe kurative. Vajra te tille jane Anti-baketeriale te fuqishem, anti-septike, anti-mykotike, prandaj jane të rekomandueshem edhe për ata që vuajnë nga aknet apo probleme të tjera të lëkurës.




Për vajra 100% Natyralë Vizitoni dyqanin Bimë Mjekësore në këto adresa:

Tiranë - Bimë Mjekësore - 30 metra mbi Qendrën Stefan (mbi Pazarin e ri) përballë me Eurodenta. Nga e HËNA - SHTUNËN. Orari: 12:00 -19:00.

Bimë Mjekësore Durrës - Produktet Arbëria. Nga e HËNA - DIELËN. Orari: 10:00-20:00.

Ju mirëpresim!