Wednesday, December 7, 2016

Një veprim i vetëm për të parandaluar shumë probleme

Arbëria - Bimë Mjekësore
Orizi është një nga ushqimet më të përdorura në botë. Aziatikët e kanë pjesë ushqimore të përditshme. Në karaibe orizin e kombinojnë me fasule për të përfituar më shumë proteinë dhe shije. Edhe Amerika dhe Europa, e preferon dhe e përdor orizin në shumë gatime dhe receta, pothuajse të pafundme. Por problemi qëndron në faktin se, orizi i bardhë (ai i përpunuar), përmban kalori boshe të cilat nuk na japin asnjë vlerë ushqimore. Duke pasur kalori boshe dhe aspak vlera ushqyese, ai është i patretshëm për stomakun duke bërë kështu të shtojmë peshë dhe masë dhjamore. Përveç kësaj, ai është i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë edhe diabet.
 

Por si t'ja bëjmë që të ulim të paktën 50% të këtyre kalorive boshe që ai përmban?

Ja si veprojnë në Thailandë dhe vende të tjera ku gatimi është Art dhe Shkencë në të njëjtën kohë.

Ndërkohë që uji valon shtoni vaj kokosi të papërpunuar (100% natyral). Sasia e kokosit duhet të jetë rreth 3% e peshës së orizit që do të gatuani. Pasi uji të ketë valuar shtoni orizin dhe gatuajeni si gjithmonë. Pasi të ketë përfunduar gatimi, lëreni për 12 orë në frigorifer. Ju mund ta gatuani në mbrëmje dhe ta konsumoni të nesërmen. Në këtë mënyrë jo vetëm i kemi ulur 50% të kalorive të tij, por kemi shtuar vlera ushqyese falë cilësive të vajit të kokosit.Me këtë veprim kaq të thjeshtë gjithashtu do të parandalojmë diabetin, kolesterolin dhe tensionin e lartë të gjakut të cilat shkaktohen nga ushqimet e rafinuara, të përpunuara e të denatyruara. Kaq është e gjitha.

Si funksionon kjo?


Që ta kuptoni këtë duhet të merrni vesh pak nga kimia ushqimore.

Disa drithëra janë shumë të tretshme për stomakun e disa të tjera më të vështira. Ato që treten shpejt kthehen në glukozë e më vonë në glikogjen. Por glikogjeni i tepërt bën që stomaku të fryhet nëse ne nuk i djegim kaloritë që marrim nëpërmjet ushqimit. Ndërsa ato drithëra që janë më të vështira për t'u tretur nuk shndërrohen në glukozë ose glikogjen sepse neve na mungon aftësia për t'i tretur. Mos tretja e mirë shkakton fryrje, shëndoshje, dhjamosje. Ndërkohë, nëse ne shtojmë vajin e kokosit gjatë përgatitjes së orizit, kaloritë e tij reduktohen ndjeshëm e gjithashtu ai bëhet më i tretshëm për stomakun.

Provojeni këtë për të paktën 1muaj dhe do të shihni se do të ndiheni shumë më mirë.


Vajin e kokosit të papërpunuar, cilësi të parë,
blije këtu.


Të fshehtat e praktikës mijëravjeçare

Të fshehtat e praktikës mijëravjeçare ''Oil pulling''.

Çfarë është dhe pse duhet ta praktikojmë të gjithë?

Material nga: Arbëria - Bimë Mjekësore
 
Oil pulling është një traditë e vjetër Ajurvedike (mjekësia tradicionalëe indiane) e cila po merr shumë vëmendje vitet e fundit. Oil pulling - larja e gojës me vaj ose gargara, konsiston në mirëmbajtjen e përgjithshëm të shëndetit. Për këtë mund të përdorim vajin e suzamit ose çdo vaj tjetër 100% natyral (të papërpunuar) me kusht që të jetë i prodhuar me sistem të ftohtë. Asnjë prodhim tjetër nuk bën efekt. Gargara bëhet për 10-20 minuta esëll në mëngjes, ndërkohë që merresh edhe me ndonjë punë tjetër. Kjo proçedurë parandalon kavitetet, pakëson bakteriet që grumbullohen në gojë, gjuhë dhe gengiva.  

Larja e gojës  me vaj apo gargara, ka efekte pozitive të shumfishta në organizëm dhe i gjithë sekreti qëndron në faktin që kjo teknikë është më e mira për të tërhequr dhe larguar toksinat nga goja. Në një material të vjetër ju kemi informuar se, të gjitha sëmundjet vijnë nga goja (nga toksinat që grumbullohen tek gengivat, dhëmbët dhe gjuha). Prandaj pastrimi dhe largimi i toksinave nëpërmjet gargarës ndikon në reduktimin dhe largimin e shumë problemeve shëndetësore dhe patologjive të ndryshme.

Vajrat natyralë kurativë (prodhuar me sistem të ftohtë) ndihmojnë në lehtësimin e sistemint limfatik duke qenë se largojnë toksinat dhe bakteriet e dëmshme, duke u zëvendësuar me mikroflorën positive. Si një praktikë me kaq përfitime pozitive, gargara me vajra natyralë është përdorur në lashtësi për të parandaluar dhe kuruar shumë sëmundje. 
Ja disa prej tyre:

Për shëndetin e dhëmbëve.

Përdorimi i vajit për larjen dhe higjenën e gojës ka qenë një zgjidhje shumë e mirë para se dentistët të ekzistonin. Thjesht disa lëvizje mekanike rutinë, ndihmonin në mbajtjen pastër të gojës dhe dhëmbëve. Në ditët e sotme, dentistët e vendeve perëndimore e këshillojnë këtë mënyrë krahas përdorimit të larjes së dhëmbëve me furçe. Efektet janë çudibërëse. 

Shumë studime konfirmojnë se larja e gojës me vaj lufton mikrobin streptococcus mutans (kontribues në prishjen e dhëmbëve). Ky mikrob gjendet tek gurëzat dhe përshtyma. Kjo teknikë ka reduktuar për një - dy javë, mikrobin S. mutans nga gurëzat.

Për shëndetin e përgjithshëm.
Dr. Bruce Fife, i cili ka shkruar dhe rekomanduar larjen e gojës me vaj, ngulmon që ta provoni. Nëse vuani nga astma, diabeti, artriti, migrena, mentruacione të vështira, ulçera, pagjumësia, apo ndonjë sëmundje tjetër kronike.

Dhe nisur nga fakti që…..

….. Të gjitha sëmundjet vijnë nga goja

Me anë të gargarës me vajra natyralë. kurohen dhe lehtësohen të gjitha!

 Tashmë shkenca e konfirmon, gengivat dhe dhëmbët e sëmurë sjellin sëmundje zemre, diabet, dementia, artrit etj. Teksti Ajurvedik ''Charaka Samhiti'' konfirmon se kjo praktikë kuron rreth 30 sëmundje. Problemi është se shkenca dhe mjekësia moderne nuk e lidhin dot plotësisht se si ndikojnë në shëndetin e përgjitshëm, mikrobet që gjenden në gojë. Por, fakti është që këto mikrobe shkëputen nga goja duke u përhapur në gjak e duke infektuar më pas organet jetike.

Dr. Karach, kuroi osteoartritin që e kishte prekur prej 30 vjetësh. Kur ai paraqiti disa të dhëna në seminare me kolegët e tij, të gjithë e quajtën të çmendur. Por ai nuk u ndal derisa shfaqi të dhëna të plota dhe fakte të pamohueshme për kurimin e tij nëpërmjet kësaj metode të vjetër.    

I gjithë sekreti sipas tij, qëndron tek thjeshtësia. Mjafton 1 lugë gjelle me vaj luledielli, suzami apo kokosi para se të hani mëngjesin, dhe do të ndodhin mrekullira. Gjatë proçesit, të gjitha toksinat  grumbullohen tek pështyma (kini kujdes të mos gëlltisni asnjë pikë) prandaj pas 15 apo 20 minutash sigurohuni të pështyni dhe të shpëlani mire gojën. Ky lloj detoksifikimi ndihmon edhe në problemet e gjakut, sëmundjet e mëlçisë dhe veshkave, parandalon kancerat dhe tumoret, si edhe trombozat.

Gargara me vaj këshillohet edhe pasi keni bërë ndonjë punë të rëndë fizike pasi lehtëson dhimbjet muskulare, të këmbëve, krahëve dhe kurrizit.

Për të pasur rezultate sa më të mira nëpërmjet kësaj praktike, këshillohen vetëm vajra kurative të cilësisë së parë prodhuar me sitem të ftohtë të cilët mund t'i gjeni tek Arbëria - Bimë Mjekësore.

Këta janë të vetmit që japin rezultat dhe ndihmojnë në detoksifikim të përgjithshëm.  Ndërkohë që bëni gargarën esëll në mëngjes, mund të vazhdoni me punë të tjera dhe pas 10-20 minutash lani gojën me pastën e dhëmbëve. Vazhdojeni për 2-4 javë, ose derisa të keni rezultatet që dëshironi.

KUJDES!


Kjo praktikë nuk zëvendëson mjekimet apo këshillat e një mjeku specialist. Për raste të rënda shëndetësore, kryeni vizitat e nevojshme!