Tuesday, July 8, 2014

Dobite e levozhges se vezes

Kliko faqen tonë zyrtare: Bimë Mjekësore

Mos i hidhni poshte levozhgat e vezeve. Ato kane vlera qe ne as nuk i marrim me mend. Çuditerisht, levozhgat e vezeve cilesore permbajne 27 mikroelemente esenciale kryesisht te perbera nga karbonat kalciumi (CaCO3) nje strukture shume e ngjashme me dhembet dhe kockat e njeriut.

Ne testet qe i jane bere njerezve dhe kafsheve, ka rezultuar permiresim i dukshem i kockave, shtim dendesie tek kockat dhe pakesim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e kartilazhit (ind lidhor fleksibel qe gjendet tek kyçet dhe kockat).

Per kete duhet te perdorim veze pule, rose, te ushyqera mire.
I marrim levozhgat, i shpelajme dhe i vendosim te thahen ne diell ose ne furre ne temperature te ulet. Me pas i bluajme me nje grirese elektrike.

Mund te konsumojme çdo dite 3/4 ose 1 luge çaji  e cila eshte e barabarte me 800 mg kalcium.

Njekohesisht me kete duhet te konsumojme edhe magnez i cili nidhmon ne perthithjen e kalciumit ne organizem (nese kalciumi nuk shoqerohet me magnez nuk ka asnje vlere).
Sasia e magnezit duhet te jete e barabarte me sasine e kalciumit. Sasia e konsumimit te tyre shkon ne varesi te nevojave te organizmit dhe keshilles se mjekut.
Mos harroni qe konsumimi i Vitamines D eshte shume i  rendesishem per te ndihmuar ne perthithjen e kalciumit nga organizmi. Merrni vitamina D gjate dimrit, dhe qendroni ne diell gjate veres ne oret e para te dites (dhe jo me mbrojtes artificiale pasi bllokojne prodhimin e Vitamines D).
Ne vend te kripes se bardhe perdorni kripe te zeze (kripen e detit).


Pluhuri i levozhges se vezeve mund te perdoret edhe per te pergatitur paste dhembesh.
Disa studjues kanadeze, kane vertetuar se njerezit qe perdorin levozhgen e vezes per larjen e dhembeve, kane dhembe me te forte, me te bardhe dhe smalt me te shendetshem. 


Provoni kete recete:

¼ filxhan kafeje me pluhur te levozhges se vezes (pra levozhge te bluar imet)
1-3 luge gjelle Coconut Oil (vaj kokosi)
1 luge gjelle ose me pak  sode buke 
10 pika vaj esencial rigoni dhe 10 pika mente (anti-bakteriale, anti-mykotike)
Leni dhembet rregullisht me kete paste natyrale, nese jeni admirues te produkteve organike dhe doni te qendroni larg produkteve toksike.


Per lulet:

Ky pluhur mund te perdoret edhe per t'u dhene bukuri dhe shendet luleve. Duke qene se i ushqen rrenjet me kalcium , lulet do te rriten me te shendetshme.





Friday, July 4, 2014

Menyra Ajurvedike per te kuruar ekzemen (Ayurveda Methods)


Material i pergatitur nga Bimë Mjekësore

Ekzemat shfaqen nga nje gjendje toksike e gjithe sistemit, lekures dhe organizmit.  Deshtimi i trupit te njeriut per t'u pastruar nepermjet mbetjeve, shfaq probleme shendetesore te cilat duken edhe ne lekure.

Nje metabolizem i dobet, konstipacion (kapsllek), mungesa te ushqyerjes (dieta apo ushqim i pashendetshem, i gatshem dhe jo i fresket), probleme menstruale, stres, lodhje dhe çrregullim te regjimit, te gjitha keto mund te sjellin probleme lekure si ekzema etj.

Po ashtu, edhe nje trajtim i vazhdueshem me ilaçe farmaceutike mund te shkaktoje ekzeme.

Çfare këshillon Ayurveda? (Mjekësia Alternative Indiane).

1. Pjepri.

Ky frut veror eshte jo vetem i shijshem dhe ekzotik, por edhe vitaminoz dhe kurativ.
Per 40 dite rrjesht konsumoni vetem pjeper 3 here ne dite.
Ne tre ditet e para, konsumoni 3 kg pjeper, pas dites se trete masa duhet te jete 1 kg ne dite.
Fruti permban rreth 90% uje keshtuqe nuk eshte e nevojshme te pini shume uje gjate dites.

2. Mango.

Merrni nje cope mango dhe hidheni ne nje gote me uje. Lereni 30 minuta ne gjendje te qete. pas 30 minutash merreni kete uje (locion) dhe lyeni pjeset e prekura nga ekzema.

3. Lengje perimesh.

Leng karrote i kombinuar me leng spinaqi, eshte vertetuar se eshte shume efektiv ndaj kurimit te ekzemes.
300 ml leng karrote + 200 ml leng spinaqi te perzihen dhe te pihen gjate dites.

4. Dieta ushqimore gjate dites.

Te fillohet dita me nje leng portokalli eshte shume e mire per ta çliruar trupin nga toksinat e akumuluara. Leng portokalli dhe uje (NE MENGJES) per 10 dite rrjesht, por kjo varet edhe nga shkalla e problemit. nese ekzema eshte shume e avancuar kura duhet te vazhdoje me gjate. Pas lengut te portokallit, vaktet duhet te jene te pasur me perime te ziera me avull (pa kripe fare). Vaj kokosi mund te perdoret ne vend te qumeshtit te zakonshem. Vetem pas 10 ditesh mund te rifilloni me qumeshtin. Dieta duhet te jete e balancuar dhe te permbaje frytet e llojeve te arres (bajame, lajthi, arra etj), si edhe fruta, perime.
Duhen evituar çajrat, kafja, alkoli, sheqeri i bardhe, prodhimet me miell te bardhe,  dhe te gjitha llojet e ushqimeve te denatyruara deh artificiale.

Ekspozimi ne diell duhet te behet vetem ne oret e para te mengjesit, mundesisht ne agim.
Personat e prekur nga ekzema duhet te jene shume te ekspozuar ndaj ajrit te paster.
Rrobat e ngushta nuk duhen perodrur.
2-3 litra uje ne dite jane te keshillueshme.
Vaji i Linit, Vaji i Fares se zez (Nigella Sativa), Vaji i Kokosit (pirje dhe lyerje te lekures) jane menyra shume te mira dhe ndihmese.

Pra gjithcka, çdo ushqim dhe cdo produkt duhet te jete 100% Natyral.